“Shqipëria, një ndër 4 vendet me klasën politike më të korruptuar në Europë”

Sipas reporter.al, 16 nëntor 2016

mena_gcb_infographics_en_map_web

Një raport i Transparency International, i publikuar të mërkurën vlerëson se Shqipëria po bën përpjekje mesatare për të luftuar korrupsionin. Megjithatë, raporti e rendit Shqipërinë si një ndër katër vendet me klasën politike më të korruptuar në Europë.

Raporti “Njerëzit dhe korrupsioni; Europa dhe Azia Qendrore”, pjesë e Barometrit Global të Korrupsionit është një sondazh i realizuar me 60 mijë njerëz në 42 vende të Europës dhe Azisë Qendrore. Në Shqipëri, Transparency International ka intervistuar ballazi 1500 qytetarë gjatë periudhës janar-mars 2016.

Të dhënat e përftuara tregojnë se ndryshe nga Kosova, Spanja dhe Moldavia-vende ku korrupsioni perceptohet si një ndër tre problemet kryesore, në Shqipëri rreziku prej tij konsiderohet mesatar. Transparency International vlerëson gjithashtu se në perceptimin e qytetarëve, qeveria shqiptare po bën përpjekje mesatare për të luftuar korrupsionin.

Transparency International vlerëson megjithatë se në kontrast me këtë perceptim të parë, qytetarët shqiptarë mendojnë se klasa e tyre politike është ndër më të korruptuarat mes vendeve të përfshira në studim.

“Qytetarët e Ukrainës, Shqipërisë, Bosnjes dhe Rumanisë janë më prirur në mendimin se deputetët në Parlamentet e tyre janë shumë të korruptuar. Në këto vende, më shumë se gjysma mendojnë se përfaqësuesit e tyre janë të korruptuar, shifra që rriten në ¾ për Moldavinë,” thuhet në raport.

Paralelisht me korrupsionin në nivelet e larta të qeverisjes, Shqipëria konsiderohet si një ndër vendet ku ryshfeti në këmbim të shërbimeve publike është mjaft i përhapur. Shqipëria ka marrë pikët më të larta në rajon dhe në Europë-çka tregon se kultura e korrupsionit të vogël është gjerësisht e përhapur, duke u renditur në të njëjtin nivel me Rusinë dhe duke lënë pas vetëm vendet e Azisë Qendrore.

Transparency International vlerëson se ekzistojnë një sërë barrierash për qytetarët, për t’i përfshirë ata në strategjitë antikorrupsion. Sipas raportit, shumë njerëz janë të frikësuar për pasojat negative të raportimit apo denoncimit.

“Një ndër tre qytetarë të rajonit mendojnë se korrupsioni është një ndër problemet kryesore me të cilat përballen në vendet e tyre…çka tregon se masa urgjente nevojiten kundër abuzimit me pushtetin dhe marrëveshjeve sekrete,” vlerëson raporti i Transparency International.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan