Raporti i Tranzicionit të BERZH: Shqipëria, vendi që takson më pak të pasurit

Sipas Monitor, 4 nëntor 2016

screen-shot-2016-11-04-at-14-07-22

Shqipëria ka nivelin më të ulët të taksimit të të pasurve në mesin e 35 vendeve në tranzicion. Konkluzioni ka dalë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Raportin e Tranzicionit 2016-2017, publikuar sot.

Për të parë këto diferenca, BERZH ka analizuar se si tatohet prona dhe trashëgimia e të pasurve në vendet në tranzicion. Në këtë renditje, shihet nga grafiku se Shqipëria ka nivelin më të ulët të taksimit të pronave, më pak se 0,4% të PBB, duke lënë pas vetëm Mongolinë, ndër 35 vende, shumica e të cilave nuk janë në kontinentin europian.

Taksat mbi transaksionet e pasurisë janë më të lehta për t’u zbatuar. Historikisht, taksat mbi pasurinë (përfshirë tatimin në prona dhe taksat mbi trashëgiminë) përdoren për të gjeneruar sasi të konsiderueshme në të ardhurat publike, por roli i tyre është zvogëluar gradualisht. Aktualisht, në vendet e OECD, ato gjenerojnë të ardhura mesatare vjetore vetëm 2% të PBB-së.

Në vendet në tranzicion më të ardhura mesatare, taksat e pronës dhe taksat e tjera mbi pasurinë mblidhen në vetëm 0.8% të PBB-së.

Përqendrimi i fortë i pasurisë është një sinjal ndaj institucioneve ekonomike dhe politike, të cilat duhet të kufizojnë aftësinë e elitës për të shmangur pagesat e taksave mbi pronat dhe trashëgiminë, sipas BERZH.

Një numër politikash mund të ndiqen për të kufizuar përqendrimin e pasurisë, sugjeron BERZH. Tatimi i pasurive (një përqindje e konsiderueshme e të cilave tenton të mbahet në asete të palëvizshme) mund të jetë një metodë efektive për rishpërndarjen fiskale, dhe një mjet efikas për rritjen e të ardhurave publike të cilat më pas të mund të rishpërndahen në shtresat më të varfra.

Në drejtim të administrimit të taksave mbi të pasurit, BERZH thotë se tatimi mbi trashëgiminë mund të jetë më i vështirë për t’u administruar, pasi këto lloj pasurish kanë tendencë të zhvendosen në parajsat fiskale.

Tatimi i pasurisë përballet me sfida të ngjashme. Në mënyrë që të rritet efektiviteti, duhen regjistra gjithëpërfshirës dhe të përditësuar rregullisht për të parandaluar përqendrimin e tepërt të pasurisë në duart e elitave ekonomike.

Për më tepër, iniciativa e ardhshme të privatizimit, sugjeron BERZH, duhet të nxjerrë mësime nga vitet e hershme të procesit të tranzicionit, me qëllim që të aplikohen procedura transparente dhe plotësisht konkurruese.

Është thelbësore që të aplikohen standarde të larta të qeverisjes dhe transparencës, si dhe forcimin e konkurrencës dhe për të siguruar zbatimin konsekuent të ligjeve të konkurrencës, referon BERZH.

Edhe pse nuk ka një studim se numri i madh i bizneseve të vogla në ekonomi ka lidhje me nivelin e ulët të pabarazisë, mungesa e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme mund të jetë simptoma e një mjedisi të dobët biznesi dhe përqendrimi të lartë të pasurisë.

Trajtimi i pabarazisë kërkon një kombinim të politikave të taksave dhe shpenzimeve publike. Ofrimi i arsimit publik me cilësi të lartë dhe kosto të lirë, shërbimeve sociale dhe shëndetësore mund të luajnë një rol të rëndësishëm në reduktimin e pabarazisë.

Masat e drejtpërdrejta fiskale që synojnë rishpërndarjen e të ardhurave (të tilla si taksa progresive, taksat mbi të ardhurat dhe transfertat monetare) ndikojnë në rishpërndarjen e të ardhurave.

Në të kundërt, shpenzimet fiskale, të përqendruara kryesisht në infrastrukturë, administratë publike dhe mbrojtje mund të përkeqësojnë në vend që të zbusin pabarazinë në të ardhura. Rritja e taksave të konsumit mund të ndikojë negativisht, pasi ato i paguajnë njësoj edhe të varfrit.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan