Harmonizimi i politikës monetare me stabilitetin financiar

Sipas Mediave, 27 tetor 2016

_arp8890_8870_0

Në datën 27 tetor 2016, Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve të Evropës Juglindore të Universitetit të Oksfordit zhvilloi konferencën e saj vjetore me temë: Harmonizimi i politikës monetare me stabilitetin financiar – objektivat, përgjigjet dhe ndërveprimi mes tyre në periudha pasigurie”. Kjo konferencë u organizua në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit që Banka e Shqipërisë ka me Universitetin e Oksfordit.

E ardhmja e Bashkimit Evropian mbetet shqetësimi kryesor për vendet evropiane dhe për rajonin e Europës Juglindore , për të cilin integrimi evropian përbën një prioritet. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko në përmbyllje të punimeve tha se, një Evropë e fortë është ajo që nevojitet, megjithatë plotësimi i bashkimit (unionit) bankar dhe tregut të kapitalit janë gjithashtu të nevojshëm.

Bankat qendrore duhet t’i kushtojnë vëmendje politikës monetare, politikës së kursit të këmbimit dhe stabilitetit financiar, tha ai.

Sejko tha se, një rëndësi e veçantë duhet ti kushtohet konsolidimit fiskal dhe reformave strukturore. Bankat qendrore kanë dhënë në vazhdimësi kontributin e tyre të nëpërmjet instrumenteve të reja dhe koordinimit të politikave makroekonomike.

Kriza e fundit botërore ndikoi të gjitha dimensionet e aktivitetit njerëzor: atë ekonomik, atë financiar dhe atë shoqëror. Për nga madhësia e goditjes, nga kompleksiteti i sfidave dhe nga ndërvarësia e kanaleve të transmetimit, ajo ishte një krizë e paprecedentë gjatë dekadave të fundit. Ajo nisi si një turbullirë në segmente të caktuara të sistemit financiar, për t’u transformuar në një krizë të plotë të këtij sistemi dhe, shumë shpejt, u transferua në sektorin real. Kjo goditje solli humbje të mëdha në prodhim e punësim, reduktoi mirëqenien dhe testoi qëndrueshmërinë e modeleve të rritjes e të zhvillimit të shumë vendeve.

Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ishin në syrin e ciklonit të krizës botërore. Megjithatë, edhe pse në periferi të tij, efektet e krizës me kalimin e kohës u ndjenë të forta edhe në rajon. Rënia e kërkesës së huaj, rritja e pasigurisë, shtrëngimi i kushteve të financimit dhe tërheqja e fondeve të huaja nga rajoni, e frenuan aktivitetin ekonomik dhe evidentuan një sërë problemesh strukturore.

Guvernatori i Sejko duke shpjeguar efektin që patën këto zhvillime në sektorin bankar, tha se bankat qendrore u detyruan të eksplorojnë në territore të pashkelura. Politika monetare stimuluese mori një intensitet të paimagjinueshëm deri para disa vitesh. Në jo pak raste, kjo politikë u mbështet në përdorimin e instrumenteve jokonvencionale, të patestuara më parë, të cilat tashmë kanë një pretendim legjitim për t’u përfshirë në arsenalin e bankave qendrore.

Për të garantuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe afatgjatë të ekonomisë, rëndësi e veçantë iu kushtua edhe stabilitetit financiar, si në nivel sistemi, ashtu dhe në nivel institucionesh. Për këtë qëllim u adoptuan një sërë politikash të reja mbikëqyrëse e rregullatorë.

Gjithashtu doli në pah nevoja për ndërveprimin e shëndetit fiskal me stabilitetin ekonomik dhe financiar të një vendi, duke kushtëzuar hapësirën për veprim dhe reagimin e financave publike.

Së fundi, shumë modele zhvillimi, të bazuara më shumë në borxh dhe konsum, sesa në investime dhe produktivitet, u provuan të jenë jetëshkurtra. Këto modele kërkuan dhe vazhdojnë të kërkojnë zbatimin e reformave rrënjësore strukturore, për të rikonceptuar modelet e biznesit të shumë vendeve dhe për të garantuar një rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan