Gjykata Kushtetuese pezullon Ligjin e Vettingut

Sipas mediave, 25 tetor 2016

gjykata-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar Ligjin e Vettingut, pas kërkesës së Partisë Demokratike, që e cilëson ligjin si antikushtetues, pasi i jep qeverisë kontrollin politik mbi organet që do të vendosin për pastërtinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Gjykata Kushtetuese do ta dërgojë ligjin në Komisionin e Venecias, për të vlerësuar nëse Kushtetuesja është kompetente për të shqyrtuar Vettingun, në mënyrë që të mos ketë konflikt interesi.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se zbatimi i ligjit do të kishte pasoja të pariparueshme, pasi nëse prokurorët dhe gjyqtarët hiqen, nuk mund të rikthehen më detyrë.

Kërkesa e parë e PD-së në Kushtetuese ishte pezullimi i ligjit, ndërsa kërkesa tjetër është shpallja e ligjit si antikushtetues.

Pasi PD dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese, pati edhe një reagim nga Ambasada Amerikane, e cila paralajmëroi demokratët se po rrezikojnë të bëhen ajo parti që populli shqiptar beson se është kundër kësaj reforme dhe se po mbron gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ose gjyqtarë e prokurorë tek të cilët kanë ndikim politik. “Është e drejta kushtetuese e opozitës ta ankimojë ligjin e vetting në Gjykatën Kushtetuese apo të bojkotojë mbledhjet e mëtejshme të komisionit të posaçëm për reformën në drejtësi. I kemi thënë udhëheqjes së Partisë Demokratike se rrezikojnë të bëhen ajo parti që populli shqiptar beson se është kundër kësaj reforme dhe se po mbron gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ose gjyqtarë e prokurorë tek të cilët kanë ndikim politik. Kujtoj deklaratën e bërë nga Presidenti Nishani, i cili tha në një intervistë se edhe pse nuk i pëlqen disa nga nenet e Ligjit të Vetting, as ai dhe as ekspertët e tij ligjorë nuk mund të gjejnë diçka jokushtuetuese në ligj. Ne, Shtetet e Bashkuara, iu bëjmë thirrje të gjitha partive politike në Shqipëri të vazhdojnë të kërkojnë zbatimin e plotë dhe të shpejtë të reformës në drejtësi”, thuhej në deklaratën e ambasadës së SHBA, të bërë publike menjëherë pas dorëzimit në Gjykatën Kushtetuese të padisë së Partisë Demokratike.

Ligji për vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ose i njohur ndryshe si ligji i vettingut, ka hyrë në fuqi në fillim të tetorit. Pasi kanë kaluar 15 ditë nga botimi i ligjit në Fletoren Zyrtare, është gati të nisë edhe procesi për kontrollin e integritetit, pasurisë dhe aftësive profesionale për çdo gjyqtar e prokuror. Në bazë të dispozitave ligjore, pjesë e procesit të vettingut do të jenë të gjithë përfaqësuesit në sistemin e drejtësisë. Sipas ligjit të miratuar në Kuvend, subjekt i ligjit do të jenë trupat gjyqësore në të gjitha shkallët e Gjyqësorit.

Ndonëse vendosi që ligjin e vettingut ta kalojë në heshtje, kreu i shtetit, Bujar Nishani, është ai që sipas Kushtetutës do të nisë zbatimin e këtij ligji. Sipas Kushtetutës, Presidenti Nishani do të shpallë vendet vakante për institucionet e reja që pritet të krijohen. Aplikantët e interesuar për të qenë pjesë e këtyre institucioneve do të kenë 7 ditë kohë për të dorëzuar pranë institucionit të Presidencës dokumentacionin përkatës. Brenda këtij afati, kreu i shtetit do të dalë me dy lista, ku në njërën do të jenë kandidatët që sipas Presidentit plotësojnë kushtet, ndërkohë që në listën tjetër do të jenë kandidaturat që sipas Nishanit nuk i plotësojnë kriteret.

Për të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë që do të refuzojnë vetëdeklarimin, është parashikuar përjashtimi nga institucionet në të cilat bëjnë pjesë.

Por tashmë procesi nuk mund të nisë, pasi ligji i vettingut konsiderohet i ngrirë, pas vendimit të Kushtetueses për pezullimin e tij.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan