Politika si profesion sipas Max Weber

Weber krahason politikën si koncept me shtetin modern, i cili është një aparat legjitim i dhunës. Sipas Weberit shteti është themeluar në fuqi. Pa të, shteti do të pushojë së ekzistuari dhe shoqëria do të dorëzohej ndaj anarkisë. Një shtet është një komunitet njerëzor me monopolin e legjitimitetit të forcës brenda territorit të caktuar.

max-weberNë vitin 1919 sociologu dhe intelektuali shumë i respektuar Max Weber mbajti leksionin e tij “Politika si profesion”, me ftesë të një grupi të studentëve të radikalizuar në Universitetin e Mynihut. Weber më këtë leksion synoi të diskutoi mbi lidershipin, në atë se çka ndikon në lidership, si dhe për shoqatën politikë të njohur si shtet. Gjithashtu në mes të asaj që Weber më së shumti diskuton në këtë leksion është termi politikë, i cili përfshin koncepte të gjera, duke filluar nga politika e bankave, politika e sindikatave, politika e arsimit e deri te politika e një gruaje të kujdesshme që tenton të udhëheqë me partnerin.

Weber krahason politikën si koncept me shtetin modern, i cili është një aparat legjitim i dhunës. Sipas Weberit shteti është themeluar në fuqi. Pa të, shteti do të pushojë së ekzistuari dhe shoqëria do të dorëzohej ndaj anarkisë. Një shtet është një komunitet njerëzor me monopolin e legjitimitetit të forcës brenda territorit të caktuar. Sipas Weberit shteti ka të drejtë të përdorë dhunën dhe të gjitha burimet tjera të dhunës e forcës fizike janë të detyruar nga parametrat e asaj që shteti përcakton me ligjet e tij.

Weber ndan pushtetin në tri lloje. Pushteti “tradicional” – legjitimiteti i të cilit është i pretenduar për të dhe beson në shenjtërinë e rregullave të vjetra të moshës ( p.sh. marrëdhëniet prindërore, fëmijët etj). Pushteti “karizmatik” – i cili është i bazuar në besimin e karakteristikave të jashtëzakonshme, pushtet që udhëhiqet nga një njeri i cili i del në ndihmë popullit në momentet më të vështira dhe pushteti “ligjor” ose “racional” – që është i bazuar në besimin e ligjshmërisë së rregullave të miratuara dhe të drejtave të atyre që kanë Webertet nën këta rregulla.

Sipas Weberit te të gjitha këto forma pushtetesh ekziston dëshira e madhe për pushtet, e cila shprehet nëpërmjet dy formave që shërbejnë për interesa personalë: të shpërblimit material dhe atij të nderit social, që tentohet që të arrihet me çdo kusht. Weber bën ndarjen e politikanëve të rastit dhe politikanëve krahas punës. Gjithashtu e thekson që ka dy mënyra për të bërë politikë: të jetosh nga politika dhe të jetosh për politikën. Ai që jeton për politikë e tjetërson politikën në jetën e tij në kuptim të brendshëm. Ai që jeton prej politikës përpiqet ta bëjë politikën si burim të përhershëm të ardhurash. Weber bën edhe një krahasim, ku politikanët profesionistë, i krahason me ata politikanë që përpiqen për pushtet nëpërmjet fushatave partiake të qarta dhe paqësore në tregun e votave të zgjedhjeve. Kur një politikan i përgjegjshëm dhe i vetëdijshëm për pasojat e veprimeve të tij, vendos të marrë një qëndrim të papërkulshëm, Weber e argumenton se ai vepron edhe si një politikan edhe si qenie njerëzore. Sipas Weberit, politikani merr qëndrimin e tij etik plotësisht në dijeni të parashikueshme, gjithashtu ai parashikon edhe pasojat e mundshme që mund të ndodhin. Sipas kësaj, një etikë e dënimit dhe një etikë e përgjegjësisë nuk janë antiteza absolute, por janë reciprokisht plotësuese dhe vetëm kur merren së bashku, përbëjnë qenien autentike të njeriut që është i aftë për të pasur prirje për politikë.

Në fund mund të konkludojmë që leksioni i Max Weberit “Politika si profesion” paraqet politikën duke e kuptuar atë në ndikimin e udhëheqjes, si një grupim politik, pra si një shtet. Weber i kushton rëndësi të madhe analizës së drejtimit të politikës nëpërmjet partive politike, që nënkupton thjesht drejtimin nga grupet e interesit.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan