Impakti i Politikës Fiskale në performancën ekonomike

Nga Grisejda Myslimi, botuar në Mapo, 17 tetor 2016

Analiza e korrelacionit midis politikës fiskale dhe rritjes ekonomike është një temë e rëndësishme, e cila debatohet jo vetëm në literaturën teorike por edhe atë empirike. Autorë dhe studime të ndryshme pohojnë se ekziston një korrelacion pozitiv midis politikës fiskale dhe rritjes ekonomike. Të tjerë autorë e mohojnë një lidhje të tillë duke pohuar se në zhvillimin ekonomik të vendeve ndikojnë negativisht politika të tilla fiskale si rritja e të ardhurave nga taksat. Por të gjithë studiuesit janë të mendimit se zhvillimi, strukturimi, përsosja e politikave fiskale duhet të jetë në bazë të projekteve të çdo qeverie. Kjo për vetë faktin se politikat fiskale kanë një peshë të madhe në gjenerimin e punësimit, ndihmojnë në shpërndarjen e barabartë të të ardhurave midis shtresave të varfra, ndikojnë shpenzimet publike, investimet publike etj.

Modeli neoklasik i zhvillimit shprehet skeptik rreth efektit të politikës fiskale në rritjen ekonomike. Hulumtues si Sato (1967), Krzyzaniak (1967) dhe Feldstein (1974) përdorin modelin Solow (1956) për të studiuar ndikimin e politikës fiskale në performancën ekonomike. Sipas modelit neoklasik të rritjes së qëndrueshme shteti është i shtyrë nga faktorët endogjenë si dinamika e popullsisë dhe progresi teknologjik për të ndjekur politika fiskale, të cilat ndikojnë vetëm normën e rritjes gjatë periudhës së tranzicionit. Për shkak të këtij fakti, urtësia konvencionale bazuar në modelin neoklasik ka qenë se ndryshimet në sistemet e taksave, politikën e borxhit dhe shpenzimeve mund të jenë të rëndësishme në përcaktimin e nivelit të prodhimit. Kështu politika fiskale ka të ngjarë që të ketë një efekt të rëndësishëm në normën e rritjes. Kjo urtësi konvencionale është në kontrast me parashikimet e Eaton (1981), sipas të cilit modeli i rritjes stokastike përmban një funksion të prodhimit linear. Ai gjithashtu shkon në kundërshtim me modelet e fundit të “rritjes endogjene”. Sipas këtyre modeleve, politika fiskale e një vendi mund të jetë një nga përcaktuesit kryesorë për të vëzhguar dallimet në përvojat e rritjes.

Modelet e ‘zhvillimit të brendshëm’ kanë tendencë të transformojnë efektet e rritjes së përkohshme të politikës fiskale të nënkuptuar nga modeli neoklasik, në efekte të përhershme të rritjes. Fuqia e këtyre efekteve ndryshon nga modeli në model në varësi kryesisht të elasticitetit të ofertës së punës dhe në aspektet e teknologjisë për të grumbulluar kapitalin njerëzor dhe për të krijuar mallra të reja [Jones, Manuelli dhe Rossi (1993)]. Në mënyrë që të izolohet efekti i çdo instrumenti fiskal, ajo që është e rëndësishme në financën publike është që të supozohet se ndryshimi në një variabël fiskale në qeveri si p.sh. ndryshimi në të ardhura ose shpenzime, të kompensohet me taksat apo subvencione. Shumica e modeleve të rritjes parashikojnë se taksat mbi investimet dhe të ardhurat kanë një efekt të dëmshëm mbi performancën ekonomike. Këto taksa ndikojnë normën e rritjes përmes uljes së të ardhurave qeveritare nga sektori privat. Por jo të gjitha taksat ndikojnë negativisht në normën e rritjes. Në modelet me punë ekzogjene të furnizimit norma e rritjes është imune në nivelin e taksave të konsumit. Këto taksa nuk shtrembërojnë çmimin relativ të konsumit, duke e lënë të paprekur aftësinë për të grumbulluar kapital. Efekti i rritjes së konsumit qeveritar duhet të jetë zero. Në të kundërt, efekti i investimeve publike duhet të jetë pozitiv pasi ky lloj aktiviteti ka të ngjarë të rrisë produktivitetin e sektori privat [Aschauer (1989) Barro (1990)].

Sipas modelit të rritjes arrihet në konkluzionin se të ardhurat më të larta nga taksat ulin normën e rritjes dhe shpenzimet e larta publike për investimin në infrastrukturë nxisin rritje. Pavarësisht këndvështrimeve të ndryshme nga studiuesit, të gjithë pohojnë se ekziston një lidhje e fortë midis performancës ekonomike dhe strukturës fiskale. Vendet e varfra mbështeten në taksa për të arritur zhvillimin e tyre ndërkohë që tatimet mbi të ardhurat janë të rëndësishme në ekonomitë e zhvilluara. Efektet e tatimeve janë të vështira për t’u izoluar empirikisht. Reformat në tregjet e mallrave, të shërbimeve dhe të punës, përmirësojnë eficiencën ekonomike duke nxitur rritjen potenciale nga njëra anë dhe duke shërbyer si mjet i rëndësishëm në procesin e rregullimit fiskal nga ana tjetër.

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan