Mbi çfarë çështjesh do të vlerësohen subjektet e mësipërm?

Mbi çfarë çështjesh do të vlerësohen subjektet e mësipërm?

Procesi i vetingut bazohet në:

– vlerësimin e pasurisë

– kontrollin e figurës

– vlerësimin e aftësive profesionale

Vlerësimi i pasurisë

  • Subjektet që i nënshtrohen vetingut si dhe çdo person tjetër i lidhur me te plotëson deklaratën e pasurisë dhe së bashku me të gjitha dokumentet që justifikojnë pasurinë e deklaruar e dërgon pranë ILDKPKI-së brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të ligjit të vetingut.
  • ILDKPKI-ja, bazuar në deklarimet e pasurive, zhvillon një procedurë të plotë kontrolli dhe jo më vonë se 180 ditë nga dita e depozitimit të deklaratës së pasurisë dërgon një raport të hollësishëm nëse ka apo jo probleme me pasurinë e deklaruar.

Kontrolli i figurës

  • Subjektet që i nënshtrohen vetingut plotësojnë një deklaratë për kontrollin e figures e cila ka si qëllim deklarimin nëse subjekti ka pasur kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar.
  • Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar fillon menjëherë procedurën e kontrollit të figurës dhe verifikon nëse subjekti i rivlerësimit ka kontakte të papërshtatshme me personat e përfshirë në krimin e organizuar ose me persona të dyshuar të krimit të organizuar. Vërtetimi i kontakteve të papërshtatshme mund të kryhet nëpërmjet fotografive, dëshmive, telefonatave, shkëmbimi i parave, favoreve, dhuratave ose pasurive, pjesëmarrja ose prania në takime me një ose disa persona të përfshirë në krimin e organizuar.
  • Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar duhet të paraqesë një raport jo më vonë se 100 ditë nga data e ngritjes së grupit të punës përgjegjës për verifikimin e deklaratës për kontrollin e figurës.

Vlerësimi i aftësive profesionale

  • Subjektet që i nënshtrohen vetingut plotësojnë një formular për vetëvlerësimit profesional brenda 30 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të ligjit të vetingut.
  • Organi që kryen vlerësimin rishikon dokumentet ligjore të përpiluara nga subjekti që i nënshtrohet procesit të vetingut dhe jo më vonë se 90 ditë nga dita e depozitimit të formularit të vetëvlerësimit profesional përgatit një raport të hollësishëm dhe të arsyetuar.
  • Subjekti i vetingut mund të vlerësohet si “i aftë”, “me mangësi” ose “i papërshtatshëm”.
  • Subjektet që vlerësohen “me mangësi” mund t’i rekomandohet pezullimi nga detyra dhe detyrimi për të ndjekur programin e trajnimit për një periudhe 1-vjeçare, ndërkohë që për subjektet që vlerësohet si “të papërshtatshëm” shkarkohen nga detyra.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi