Kritikat e Joseph E. Stiglitzit për FMN

Nga Valter Nasufi, botuar në Mapo, 10 gusht 2016

joseph-stiglitz

Epoka moderne është mbushur me zhvillime të ndryshme politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore. Zhvillime të tilla kanë ndikuar dhe ndikojnë gjithmonë në shoqëri. Por,një nga këto më së shumti është përhapja e kapitalizmit me zhvillimin teknologjisë që ka çuar në ekspacionin e stërmadh ekonomik global, ku korporatat transnacionale kanë monopolizuar tregjet mbarë botërore duke krijuar kështu kushtet të shkëmbimit të gjithmbarshëm të produkteve, të cilat njëkohësisht sjellin ndryshimin social në vende të ndryshme të botës.
Epoka globalizimit kaq e zhurmshme dhe dinamike me ngjashmëri të shumta nga një anë dhe me ndryshueshmëri të mëdha nga ana tjetër, krijoi sa mbështetës, po aq edhe kritikë e kundërshtarë.
Një nga kritikët më në zë të globalizimit është edhe Joseph E. Stiglitz, fitues i çmimit Nobel për ekonomi në vitin 2001. Idetë e tij i ka shfaqur në shumë libra, por një nga më të famshmit që njëkohësisht ka qenë edhe best seller është libri, ”Globalization and its Discontents” në shqip, “Globalizimit dhe Pakënaqësitë e shkaktuara prej tij”. Në vijim do të shohim se si Stiglitzi si, kritik dhe reformist i globalizimit hedh idetë e tij në ndryshimin e praktikave të deri tanishme të disa institucioneve ndërkombëtare, i cili më së shumti kritikon FMN-në për kushtet e dhënies së huasë në vendet në zhvillim dhe ato në tranzicion.
Pas Luftës së Dytë Botërore shumë vende ishin shkatërruar ekonomikisht. Sidomos vendet e botës së tretë ishin edhe më të kapura nga lufta, ngase ekonomitë e tyre ishin tepër të varfra dhe kishin nevojë për një ngritje emergjente. Si pasojë, shtetet e zhvilluara morën iniciativën për të ndërtuar disa organizata për rindërtimin dhe zhvillimin e atyre vendeve të cilat kishin nevojë për mbështetje financiare. Nga organizatat me të rëndësishme dhe të fuqishme botërore të cilat kishin dhe kanë akoma ndikim të madh, që gjithashtu janë një motor i fuqishëm në mbarëvajtjen e globalizmit dhe rendit global, është FMN-ja, OBT-ja dhe Banka Botërore.
“FMN-ja dhe Banka botërore, që të dyja u themeluan gjatë Luftës së Dytë Botërore, si rezultat i Konferencës Monetare dhe Financiare të Kombeve të Bashkuara të mbajtur në Bratton Woods, Në Hampashire, në korrik të vitit 1944.” Pra të dyja këto organizata patën si qëllim rindërtimin e vendeve për ngritjen ekonomike dhe financiare që zakonisht jua dha vendeve në zhvillimit, të cilat menjëherë hynin në programin e tyre pa kompromis. Po ashtu implikimi i komunizmit në shumë shtete solli që shtetet të cilat e përqafuan këtë sistem të varfëroheshin dhe qendrat e tyre në një fare mënyre të kishin një përparim eventual. Por, me rrëzimin e Murit të Berlinit ne vitin 1989 u hapën fronte të reja për FMN-në dhe Bankën Botërore. Ngase, shtetet të cilat dolën ishin të varfëra dhe kishin nevojë për një mbështetje imediate dhe zgjidhjen të cilën e shikonin në horizont në marrjen e një borxhi i cili sipas FMN-së do t’i forconte më shumë financiarisht dhe do rimëkëmbnin ekonominë në stanjacion.
Konsesusi i Washintonit në vitet 1980 dhe 1990 bëri që të ndryshojë politikat e FMN-së duke sjellë kushte për huazimin e parave nga vendet të cilat do ta pranonin borxhin. Tre kushtet kryesore, kursimi fiskal, privatizimi dhe liberalizmi i tregut. Këto kushte siç duket, në vend që të rregullonin gjendjen e përshkallëzuan edhe më shumë. Për këtë Stiglitz shprehet: “Gjysmë shekulli pas themelimit, është e qartë se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dështuar në misionin e tij.”
FMN-ja gjithmonë përkrah ideologjinë e shteteve në zhvillim, ngase prej tyre shteteve edhe përbëhet. Pra, duke ndjekur vetëm interesat e tyre për zhvillimin e mëtejshëm te vendeve të tyre në zgjerimin e tregtisë të sektorëve të ndryshëm me anë të korporatave të mëdha ku bënin pjesë edhe ministrat e financave që përbënin vetë FMN-në. Rekomandimet ose e thënë më thjeshtë kushtet të cilat dolën nga Konsensusi i Uashingtonit ishin vetëm në mirëqenien për të pasuruar vendet në zhvillim e jo në përparimin ekonomik të konstruktimit dhe rindërtimit të shteteve të botës së tretë. Stiglitzi vazhdon duke argumentuar që, “Politikat tregtare të varfërimit të fqinjit, në të cilat vendet i rritën tarifat doganore për të mbajtur ekonomitë vetjake, por në kurriz të fqinjëve të tyre, në përgjithësi u bënë përgjegjës në përhapjen e krizës dhe intensitetit të saj.” Nga një anë shtetet e zhvilluara kërkonin që nëse duhet një zhvillim i shpejt ekonomik dhe një konkurrencë, gjithashtu do të pasonte në hapjen e vendeve të reja pune, duhet që të hiqeshin barrierat tregtare, të cilat e pengonin tregun e lirë apo qarkullimin e lirë të mallrave. Por, nga ana tjetër shtetet e zhvilluara nuk e bënin këtë gjë.Kështu, premtimet të cilat FMN-ja ia bënte një shteti dështonin dhe në vend që të kishte një zhvillim ekonomik, kishte një ngërç dhe stanjacion. Në këtë kontekst autori potencon se, “Liberalizimi në këtë mënyrë dhe shumë shpesh, nuk u pasua nga zhvillimi i premtuar, por nga një mjerim i shtuar.”
Gjithashtu Stiglitzi përdor një shembull shumë interesant se sa të pambrojtura janë shtetet në zhvillim, të cilat pranojnë huanë e FMN-së që krijon stuhi të forta që i fundos këto vende më borxhin që kanë. Ai shprehet se: “Vendet e vogla dhe në zhvillim janë si anije të vogla. Liberalizmi i shpejt i tregut të kapitalit, në një mënyrë të atillë të imponuar nga FMN-ja, është i barabartë me lëshimin e tyre të lundrojnë në një udhëtim me det të trazuar, para riparimit të vrimave në anije, para se kapiteni të ketë marrë trajnimin e duhur dhe para se jelekët e ajrit të jenë vendosur në të. Madje në rrethanat më të mira, ka shumë ta ngjarë qa ata do të përmbyseshin, po sa t’i godiste një valë e fuqishme.” Liberalizimi i shpejt sipas Stiglitzit nuk është fare i mirë për këto vende, ngase tregu i tyre nuk është aspak i konsoliduar dhe është shumë i vogël dhe me plot probleme. Lirimi i tregut në shpejtësi pa u forcuar korporatat vendore në fillim, në mënyrë që të kishin konkurrencë me ato të huajat do të ishte fatale për ekonomin e këtyre shteteve. Nuk do të kishte as konkurrencë dhe as vende të reja pune. Rrjedhimisht, me kushtet që FMN-ja i obligonte shtetet në zhvillim i bënte tërësisht të pambrojtura nga korporatat transnacionale, të cilat më vonë për pasojë vendosnin edhe monopolin e tyre ekonomik në këto shtete.
Pothuajse, të gjitha premtimet që në përgjithësi i jepte FMN-ja shteteve në zhvillim ato nuk u mbajtën, ashtu siç ishte edhe njëra prej premtimeve, ulja e interesave të bankave me rritjen e konkurrencës së tregut me anë të liberalizimit financiar të tij, gjë e cila e kundërta ndodhte. Këtë gjë autori e argumenton duke sjellë shembuj real se në çfarë gjendje i ka çuar shtetet e botës së tretë kur i kanë përfillur kushtet e FMN-së. Ai shprehimisht shkruan, ”Rezultatet qenë katastrofale: lëvizja çoi te një rritje shumë e shpejtë të bankave lokale dhe endogjenë komerciale, në një kohë në të cilën legjislacioni bankar dhe mbikëqyrja bankare qenë joadekuate, me rezultate të parashikuara – katërmbëdhjetë përqind të bankave në Kenia vetëm në vitet 1993 dhe 1994. Në fund përqindja e interesit u rrit dhe nuk u zvogëlua.”
Po ashtu, FMN-ja kishte një politikë të përgjithshme për të gjitha vendet që ua jepte borxhin. Ajo asnjëherë nuk u mor me analiza të mirëfillta në terren të cilat do të rrisnin efektshmërinë dhe do të jepnin një pasqyrë të saktë të vendeve në zhvillim. Autori ndër të tjerash shton se, “një përmasë përputhet për të gjitha, nocioni sipas të cilit një politik e vetme vlen për të gjitha vendet, pa marrë parasysh rrethanat lokale.” Përveç kësaj, FMN-ja nuk kishte vetëm qëllimin për të rimëkëmbur ekonominë e një vendi, por ajo donte që me anë të borxheve të cilat i jepte këtyre vende të kontrollonte situatën politike dhe të bëhej një faktor kyç në ndikimin e shteteve në zhvillim. Ashtu siç thotë edhe vetë Stiglitzi.”Fondi dëshironte të kishte një rol qendror në formimin e politikës.”
Si përfundim, kushtet që FMN-ja vendoste si një organizatë e madhe ekonomike botërore, kishte si qëllim ideologjik në pasurimin e më tejshëm të vendeve në zhvillim me anë të politikave të cilat ajo përdorte për të dhënë huan vendeve në nevojë. Stiglizi në parim nuk është kundër privatizimit, liberalizimit të tregut, por ai në fakt nuk pajtohet në mënyrën se si ndërmerr FMN-ja këto kritere duke ua imponuar vendeve në zhvillim që sa me shpjet t’i realizojnë këto kushte në këmbim të premtimeve boshe të saj. Domethënë e meta e madhe e FMN-së në këtë rast është nxitimi i shpejt i realizimit të kriteret të saj, duke mos qenë në ndihmë të këtyre vendeve, por duke i çuar ato në stagnime ekonomike dhe në kriza financiare.

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan