Inflacioni i largohet zeros, shtrenjtohen ushqimet, arsimi, kafeja dhe nafta

Sipas Monitor, 8 qershor 2016

210Ndryshimi vjetor i inflacionit në maj ishte 0.7%, duke iu larguar niveleve prej 0.2-0.3%, ku ishte luhatur në periudhën shkurt-prill. Megjithatë ai vijon të mbetet poshtë niveleve të vitit të kaluar dhe shumë më ulët se objektivi i inflacionit të shënjestruar prej 3% i Bankës së Shqipërisë, në një reflektim të konsumit të dobët.

Gjithsesi, rritja e taksave duket se po “neutralizon” fuqinë e dobët blerëse, duke ndikuar në shtrenjtimin e shërbimeve në bar restorante, apo produkteve ushqimore të përpunuara…

Sipas INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Maj 2016, arriti 100,8 % kundrejt muajit Dhjetor 2015 (Dhjetor 2015=100).

Në muajin Maj 2016 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 0,7 % Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,8 %.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit:

Rritja vjetore në muajin Maj është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +0,83 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,19 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me +0,10 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me +0,08 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene e restorante” kanë kontribuar me me 0,03 pike përqindje dhe çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” kanë kontribuar me 0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,29 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Shëndeti” kanë kontribuar -0,11 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” kanë kontribuar me -0,08 pikë përqindje.

Screen Shot 2016-06-08 at 13.16.42Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Maj 2015, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 4,8 % pasuar nga grupi, “Ushqime dhe pije joalkoolike me 2,3 %, grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 1,6 %. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 23,2 %, pasuar nga nëngrupi “zarzavate përfshirë patatet“ me 5,2 %, nëngrupi “vajra dhe yndyrna” me 1,4 %, nëngrupi “sheqer, reçelna e ëmbëlsira” me 1,2 %. Çmimet e nëngrupeve “bukë e drithëra” dhe “mish” u ulën me nga 1,1 %, pasuar nga nëngrupi “peshk” me 0,2 %.

Ndërsa, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transport” me 4,7 %, pasuar nga grupet “Shëndeti” me 2,8 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,9 %.

Ndryshimi mujor i indeksit është – 1,2 %. Krahasuar me muajin Prill 2016, ulja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije alkoolike” me 3,4 %. Brenda grupit të ushqimeve ulja më e madhe e çmimeve vërehet në nëngrupin “zarzavate përfshirë patatet” me 18,4 %.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi