Plakja dramatike e shqiptarëve

Sipas TCH, burimi INSTAT, 24 maj 2016

Screen Shot 2016-05-24 at 08.21.40Popullsia e Shqipërisë po plaket me ritme të shpejta. Një raport i sapopublikuar nga Instituti i Statistikave tregon se, mosha mesatare e popullsisë është rritur me 5.4 vite vetëm brenda 10 viteve të fundit.

Sipas INSTAT, nga 31.8 vjeç që ishte në vitin 2006, mosha mesatare e popullsisë arriti vitin e kaluar në 37.2 vjeç. Shkaku, sipas zyrës së statistikave, është rënia dramatike e lindjeve. Të dhënat tregojnë se vitin e kaluar, norma e lindshmërisë në shkallë vendi ishte 1.67 fëmijë për grua.

Ky tregues është nën normën e zëvendësimit pasi, që një çift të zëvendësojë veten dhe popullsia të qëndrojë konstante duhet që norma e lindshmërisë të jetë të paktën 2.1 fëmijë për grua. Në vitin 1970, Shqipëria e kishte këtë tregues 5 fëmijë për grua.

Sipas Bankës Botërore, me këto ritme në rënien e lindshmërisë, Shqipëria është vendi i tretë në botë me plakjen më të shpejtë në historinë e njerëzimit, pas Koresë dhe Rusisë.

Në Francë u deshën dy shekuj, që lindshmëria të binte nga 5 fëmijë për një grua, nën normën e zëvendësimit të popullsisë. Në Shqipëri kjo ndodhi për vetëm 34 vite.

Plakja me ritme kaq të shpejta e popullsisë do të ketë pasoja jo të vogla në ekonomi, që prekin rritjen ekonomike, por edhe financat e shtetit, pasi një popullsi më e plakur, jo vetëm që do të ulë forcën e punës, por do të rrisë shpenzimet për mjekësi dhe barrën e pensioneve.

Si një vend i varfër Shqipëria ka shumë sfida. Shumë shpejt do të ketë edhe një tjetër, atë të plakjes.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi