Ulja e borxhit tani detyrim ligjor

Sipas Monitor, 10 maj 2016

Qeveria ka bërë gati një ligj që e bë të detyrueshme uljen e borxhit vit pas viti deri sa të arrijë në 45% të PBB. Kjo sipas ndryshimeve në ligjin organik të buxhetit që tashmë kanë mbërritur në Kuvend do të arrihet duke planifikuar për çdo vit fiskal borxh më të ulët se viti paraardhës. Ky është kusht detyrues me ligj dhe do të zbatohen nga të gjitha qeveritë që do të marrin pushtetit pasi është një masë detyruese nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe rregullat e BE në të cilat Shqipëria synon të aderojë.

“Në çdo ligj vjetor të buxhetit, fillestar apo të rishikuar, si dhe në planifikimet e buxhetit afatmesëm, raporti i borxhit publik ndaj Produktit të Brendshëm Bruto do të planifikohet më i ulët se sa niveli i vlerësuar për vitin pararendës, deri atëherë kur niveli i borxhit të arrijë dhe qëndrojë poshtë nivelit 45% të Produktit të Brendshëm Bruto” thuhet “në nenin 4 të ndryshimeve ku përcaktohen Parimet dhe rregullat e reja fiskale.

Ligji përcakton, vlera e Produktit të Brendshëm Bruto, nominale në lekë, e cila do të përdoret për llogaritjen e raportit të borxhit publik ndaj Produktit të Brendshëm Bruto për vitet buxhetore që planifikohen dhe për vitin pararendës, nuk mund të jetë më e lartë sesa vlera respektive e parashikuar ose vlerësuar në raportin “Perspektiva Ekonomike Botërore” (World Economic Outlook), të Fondit Monetar Ndërkombëtar, më i fundit i publikuar në kohën kur ligji vjetor i buxhetit dorëzohet për miratim në Kuvend.

Kjo dokumentohet qartësisht në relacionin shoqërues të ligjit vjetor të buxhetit.

Në çdo vit buxhetor do të planifikohet një kontingjencë e veçantë, prej jo më pak se sa 1% e shpenzimeve totale të buxhetit, për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose normat e interesit, me ndikim në nivelin e borxhit.

Në çdo ligj vjetor fillestar të buxhetit si dhe në planifikimet e buxhetit afatmesëm, kur rritja reale e Produktit të Brendshëm Bruto, e parashikuar në raportin respektiv “Perspektiva Ekonomike Botërore”, të FMN-së, është, të paktën 5%, atëherë deficiti i përgjithshëm nuk mund të jetë më i lartë se sa 2% e Produktit të Brendshëm Bruto, përveç rasteve të rrethanave të jashtëzakonshme.

Në fazat monitoruese të buxheteve faktikë, nëse për shkak të rishikimeve të mundshme të PBB-së nominale ose për shkak të ndryshimeve në kurset e këmbimit, që përdoren për vlerësimin e stokut faktik të borxhit publik, rezulton se raporti i borxhit publik ndaj PBB-së nuk është më i ulët, kundrejt nivelit të vitit pararendës, atëherë, si rregull, këto devijime duhet të kompensohen në planifikimet e viteve buxhetore pasuese.

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan