Mësimi i Panama Papers

Sipas The Economist, botuar në Monitor, 25 prill 2016

89063523_panama_index_draft2-300x169Duhet bërë diçka më shumë për të hedhur dritë ndaj parajsave fiskale

Tre vjet më parë, një mbikëqyrës botoi një seri raportesh mbi parajsat fiskale, bazuar në rrjedhjet e dokumenteve konfidenciale, shkruan The Economist. Disa klientë nervozë të Mossack Fonseca, një firmë ligjore në Panama, e specializuar në krijimin e kompanive përtej detit, pyetën nëse sekretet e tyre ishin të sigurta. Firma ligjore iu përgjigj që të mos shqetësohen; qendra e të dhënave të saj ishte ‘e nivelit më të lartë’ dhe algoritmi i kodimit të informacionit të saj ishte i ‘klasit botëror’. Javët e fundit, i njëjti mbikëqyrës, Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Investigativë (ICIJ), publikoi historitë e para bazuar në një grumbull të dhënash të zbuluara mbi klientët e Mossack Fonseca.

Informatori (identiteti i të cilit nuk është zbuluar) i siguroi ICIJ 11.5 milionë dosje që mbulojnë gati 40 vjet. ‘Panama Papers’, siç janë quajtur, zbulojnë pronat në det të hapur të 140 politikanëve dhe zyrtarëve, përfshirë 12 presidentë aktualë dhe të mëparshëm, mbretër dhe kryeministra. Ato tregojnë se si janë zhvendosur paratë dhe janë fshehur nga të paktën 33 persona dhe kompani të përfshira në listën e zezë nga Shtetet e Bashkuara se gjoja kanë bërë biznes me shtete të ‘pabesueshme’, terroristë apo baronë të drogës. Shumat e përmendura janë marramendëse; po kështu janë edhe disa nga emrat.

ICIJ pretendon se miqtë e Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, kanë qarkulluar 2 miliardë dollarë nëpërmjet rrjetit të bankave dhe firmave në det të hapur. Kunati i presidentit të Kinës, fëmijët e kryeministrit të Pakistanit dhe kushërinj të diktatorit të Sirisë të gjithë kanë bërë tregti me Mossack Fonseca. Po kështu ka bërë edhe babai i ndjerë i David Cameron, kryeministrit të Britanisë.

Firma ligjore i mohon akuzat, siç bëjnë shumë nga klientët e saj. Dhe me të vërtetë, ka shumë arsye legjitime për të përdorur kompanitë apo llogaritë bankare në det të hapur. Kur dy firma ndërtojnë një ndërmarrje të përbashkët ndërkufitare, për shembull, ato mund të zgjedhin ta përfshijnë atë në terren neutral. Dhe qytetarët e vendeve të paqëndrueshme shpesh kërkojnë vende të sigurta ‘për të parkuar’ kursimet e tyre. Por, kompanitë offshore janë përdorur edhe për të shmangur taksat dhe për të fshehur pasurinë e paligjshme.

Kërkimi përmes të dhënave që ka zbuluar deri më tani ICIJ, të habit se sa të pasur janë bërë miqtë dhe të afërmit e disa politikanëve. Vajzat e presidentit të Azerbajxhanit duket se kontrollojnë në fshehtësi miniera ari. Një nip i presidentit të Afrikës së Jugut, Jacob Zuma, ka lidhur kontratat e naftës në Republikën Demokratike të Kongos, ku Afrika e Jugut ka dërguar më shumë se 1,000 paqeruajtës. Qytetarët e zakonshëm janë të zemëruar. Z. Zuma u përball së fundmi me akuzat se ka përvetësuar para publike për të ndërtuar vetë një pallat dhe nuk ka pranuar ta paguajë atë. Protestat e egra e detyruan kryeministrin e Islandës të japë dorëheqjen, pasi gruaja e tij u zbulua se disponon investime të fshehta në det të hapur me pretendimet për bankat e dështuara të vendit.

Korrupsioni e bën botën më të varfër dhe më pak të barabartë. Kur politikanët vjedhin, ata reduktojnë sasinë e parave publike të mbetura për rrugë apo shkolla. Kur ata sigurojnë ujdi kontratash për miqtë e tyre, ata mashtrojnë tatimpaguesit dhe pengojnë firmat e ndershme të investojnë në vendin e tyre. E gjithë kjo pengon rritjen.

Pastrimi i parajsave fiskale nuk do t’i japë fund ryshfetit. Përgjegjësia kryesore për këtë bie mbi qeveritë kombëtare, shumë prej të cilave duhet të bëjnë më shumë për t’i bërë financat e tyre transparente dhe të ashpërsojnë garancitë e tyre kundër favorizimit. Por kjo do të ndihmonte në qoftë se kleptokratët do të ishin më pak të aftë për të fshehur grumbullimet e tyre. Prandaj lind nevoja për përpjekje të bashkërenduara globale në mënyrë që të goditet anonimiteti i korporatave dhe të ndalohen ndërmjetësit që ua lehtësojnë hajdutëve pastrimin e parave të tyre.

Të pastrosh kanalin e korrupsionit

Shumë skema të përshkruara në ‘Panama Papers’ përfshijnë kompani anonime guaskë, pronarët e vërtetë të të cilave fshihen pas ‘të emëruarve’ të punësuar. Këto mekanizma janë të njohura si ‘getaway cars’ (makinat e shpëtimit) për mashtruesit tatimorë, pastruesit e parave dhe zyrtarët e korruptuar. Ka ardhur koha për të luajtur me karta të hapura duke krijuar regjistra qendrorë të pronësisë legale të hapur për zyrtarët e tatimeve, zbatuesit e ligjit – dhe publikun. Në rast se gënjen gjatë regjistrimit të një firme, penalitetet duhet të jenë të ashpër. Britania dhe disa vende të vogla janë drejt kësaj rruge. Të tjerët duhet të ndjekin shembullin.

Së dyti, duhen rregulluar firmat e ligjit dhe ndërmjetësit e tjerë që ngrihen dhe të ruhen kompanitë dhe trasetë në det të hapur. Ato supozohet se i njohin klientët e tyre, duke shmangur ata që janë të dyshimtë. Por ka shumë nga ata që paguhen për të vepruar si mburojë, duke ofruar një shtresë tjetër mbrojtje përkundër kureshtarëve. Qeveritë bëjnë përpjekje të mëdha për të siguruar që bankat globale të veprojnë në përputhje me rregullat e pastrimit të parave, ndërkohë që ky sistem i hijezuar financiar mbikëqyret me vështirësi.

Kjo duhet të ndryshojë. Qeveritë mund të hapin çështjen për një vepër penale edhe kur evazioni bëhet jashtë. Z. Cameron do të organizojë një samit global për antikorrupsionin muajin e ardhshëm. ‘Panama Papers’ i ofrojnë atij vetëm platformën që ka nevojë për të bindur qeveritë e tjera, dhe të tijën, për t’i kthyer në veprim bisedat e tyre të ashpra të viteve të fundit.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan