Kultura mbi të drejtat e njeriut dhe Administrata Publike

Nga Elsa Toska, botuar në Ballkanweb, 20 prill 2016

13736

Para dy javëve, ASPA (Shkolla e Administratës Publike Shqiptare) zhvilloi një trajnim mbi respektimin e të drejtave të njeriut nga Administrata Publike, pjesë e një projekti të gjerë me disa nënaktivitete, fokusuar në edukimin e nëpunësve publikë me respektimin e dinjitetit njerëzor, financuar dhe mbështetur nga Qeveria holandeze dhe zbatuar nga OSBE. Këta dy partnerë, në fakt duhen falënderuar për punën e lavdërueshme në orientimin e projekteve në ngritjen profesionale të kapaciteteve njerëzore në administratën publike në Shqipëri, si domosdoshmëri për t’u përgjigjur standardeve bashkëkohore të kërkuara për një administratë kompetente dhe efikase në një shtet të së drejtës.

Nga të gjithë të pranishmit pjesëmarrës në trajnim, njerëz të mirëfokusuar në veprimtarinë administrative publike, ose në çështjet e të drejtave të njeriut, u ndanë mendime për 4 ditë me radhë mbi problematikat që shoqërojnë administratën publike shqiptare. Në të vërtetë, edhe pse trajnimi ishte mbi edukimin e nëpunësve për respektimin e të drejtave të njeriut/qytetarit, si kërkues i shërbimeve publike, shpesh diskutimi bëhej mbi premisën se vetë nëpunësi publik është individ dhe së pari duhet ai vetë të ndërgjegjësohet për të drejtat e tij si individ, por edhe si bartës i funksionit publik, që më pas të reflektojë sjellje dhe qëndrime të adresuara ndaj respektit për të drejtat ndaj qytetarit, gjatë veprimtarisë së përditshme administrative.

Kjo premisë më shtyu të bëj këtë artikull, pra të drejtat e nëpunësve publikë dhe shqetësimet e tyre në vendet e punës dhe sa ato janë të lidhura me performancën e Administratës Publike dhe për rrjedhojë, me kënaqësinë e qytetarëve në marrjen e shërbimeve publike. Ky do të ishte një nga këndvështrimet e shumta edukative të të drejtave të njeriut, i strukturuar nga pikëpamja metodologjike, ndryshe nga sa jemi mësuar ta trajtojmë. Kjo qasje e kryqëzuar dhe e ndërthurur mund të aplikohet në kurrikulat e trajnimeve të ndryshme në Administratë Publike, për të pasur rezultate të kënaqshme në dy drejtime; si në respektimin e të drejtave themelore të qytetarit edhe në pasjen e një administrate publike, ofruese të shërbimeve në mënyrë më dinjitoze dhe cilësore, të dyja procese të rëndësishme në formësimin me kulturën e të drejtave të njeriut.

Në fakt, e drejta për kushte dinjitoze të punës dhe respektimi i integritetit moral, fizik dhe profesional të nëpunësit është një e drejtë kushtetuese dhe ligjore, pjesë e paketës së të drejtave të njeriut. “Shqetësimet në vendin e punës” përbëjnë një spektrum të gjerë sjelljesh, qëndrimesh, vlerash, botëkuptimesh, që janë të lidhura me dinjitetin e nëpunësit publik, por edhe me realizimin e detyrave të administratës publike. Prandaj, ato duhet të trajtohen jo vetëm si problematika që implikojnë standardet e të drejtave të njeriut, por edhe si fenomene që ndikojnë dhe diktojnë dhe performancën dhe veprimtarinë përkatëse të institucionit dhe për rrjedhojë në terma afatshkurtër, ulje të kënaqësisë së qytetarit/individit në shërbimet që i ofrohen nga administrata publike.

Ato që u japin të drejtave dhe lirive të njeriut strukturën e tyre ditore dhe qëndrueshmërinë e tyre vazhdimisht janë të kuptuarit dhe respektimi i çdo personi, individ i thjeshtë apo nëpunës publik. Edhe pse, sigurisht, përgjegjësia për mbrojtjen e të drejtave të njeriut bie mbi shtetin, është e pamundur që çdo rast i mosrespektimit të tyre të vihet re dhe të korrigjohet nga autoritetet. Nëse nëpunësit publikë i njohin, i kërkojnë dhe respektohen në të drejtat e tyre si individë dhe njëkohësisht si bartës të funksionit publik dhe nëse trajnohen në vazhdimësi si zanatçinj të interesit publik, patjetër që institucioni ku ata punojnë do të ishte një ofrues shërbimesh më i denjë në tregun e shërbimeve dhe për rrjedhojë qytetari, më i kënaqur me administratën publike dhe kulturën e të drejtave të njeriut që ajo do të reflektonte. * Opinionet e dhëna në këtë artikull shprehin vetëm mendimin personal të autores

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan