KiE: Reforma territoriale ka krijuar konfuzion

Sipas Lapsi.al, 24 mars 2016

640x480 child map
Reforma territoriale dhe administrative në Shqipëri, e cila ndryshoi hartën e vendit, duke reduktuar 400 njësi në 61 të tilla, po implementohet me ngadalësi dhe ka krijjuar konfuzion. Ky është konkluzioni i misionit të Kongresit të Autoriteteve Lokale dhe Rajonale që e vizitoi Shqipërinë në muajin shkurt.

Ky mision – pjesë e Këshillit të Europës – e vizitoi vendin për të vëzhguar progresin e reformës së miratuar në korrik 2014 dhe situatën pas zgjedhjeve lokale të 2015 –ës në 61 bashki të reja.

Raporti i misionit që kryhesohej nga raportuesi holandez, Jos Ëienen, zëvendës-president i Komitetit të Monitorimit të Kongresit, të cilin BIRN ka mundur ta shohë, thotë: “Pavarësisht përpjekjeve për të siguruar mbështetje të përfaqësuesve të rinj të zgjedhur përmes Agjencisë së Zbatimit të Reformës Territoriale, zbatimi i procesit në nivel lokal duket të jetë i ngadalshëm dhe ndonjëherë i pavolitshëm.

“Konfuzioni në lidhje me kompetencat dhe burimet financiare duket gjerësisht mes të zgjedhurve të rinj, duke kërcënuar zbatimin në kohë të reformës,” – thuhet në raport.

Raporti është gjithashtu kritik edhe kur bëhet fjalë për burimet financiare të alokuara për të mbështetur këtë reformë. Pavarësisht se qeveria alokoi 3.2% të GDP-së në 2016-ën për qeverisjen vendore, niveli më i lartë i dhënë ndonjëherë, ai sërish është konsideruar i pamjaftueshëm.

“Për shkak të delegimit të kompetencave të reja dhe strukturës së re administrative-territoriale, buxheti i vitit 2016 nuk korrespondon me një rritje neto në burimet e të ardhurave të autoriteteve lokale”, thuhet në raport.

Raporti vë në dukje edhe akuzat e opozitës për dhënie në mënyrë të njëanshme të granteve për financimin e projekteve të veçanta në nivel lokal.

“Transparenca e procesit të dhënies së granteve është një çështje shqetësuese sepse “Fondi i Zhvillimit të Rajoneve” menaxhohet nga qeveria qendrore dhe kështu ajo dyshohet për favorizim politik”, – thuhet në raport.

Raporti vë në dukje shqetësimet e opozitës në lidhje me mënyrën se si janë vendosur kufijtë e njësive të reja territoriale dhe thotë se akuzat për manipulim te zgjedhjeve janë hedhur poshtë nga qeveria.

“Megjithatë, disa kufij të qarqeve elektorale janë dukshëm të shtremëbruar (veçanërisht në komunat e Tiranës dhe Shkodrës), pa arsye të dukshme empirike”, – thuhet në raport.

Në përgjithësi, raporti vlerëson reformën e pushtetit lokal shqiptar të jetë në një fazë tranzicioni dhe në moment të vështirë.

“Delegacioni ka marrë raporte mbi probleme të konsiderueshme në tranzicion në komunat e reja të formuara. Kryesisht ato janë për mungesën e informacionit rreth kompetencave të reja, reduktimin e konsiderueshëm të fuqisë punëtore, pasigurisë buxhetore dhe ngarkesa e trashëguara financiare në nivel lokal”, përfundoi ai.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan