Realizimi i të Ardhurave Buxhetore, Buxheti i Shtetit viti 2015

Realizimi i buxhetit vlerësohet duke krahasuar buxhetin e planifikuar ne fillim te vitit me buxhetin faktit ne fundvit. Te dhënat për buxhetin e planifikuar merren ne ligjin e buxhetit te shtetit, i cili si praktike miratohet disa dite para fillimit te vitit te ri. Te dhënat faktike jepen ne statistikat fiskale te Ministrisë se Financave, rubrika e të dhënave mbi buxhetin.

Për vitin 2015 kemi një realizim te buxhetit te shtetit prej 92%. Ne vitin 2015 janë mbledhur 381.1 miliard leke, rreth 33.3 miliard me pak te ardhura sesa ishin planifikuar ne fillim viti.

Screen Shot 2016-03-22 at 18.08.46

Te ardhurat nga ndihmat janë grupi i pare i te ardhurave ne buxhetin e shtetit. Planifikimi për ketë zë ishte 14 miliard lekë por vetëm 12 miliard janë akorduar, duke shënuar një realizim prej 83%.

Screen Shot 2016-03-22 at 18.10.46

Grupi i dyte i te ardhurave te buxhetit te shtetit janë te ardhurat tatimore qe përfshijnë te ardhurat nga tatimet dhe doganat, te ardhurat nga pushteti vendor dhe te ardhurat nga fondet speciale. Ky grup është realizuar ne rreth 95% te planit.

Screen Shot 2016-03-22 at 18.12.00

Vështirësi ne realizim kane pasur te ardhurat nga tatimet dhe doganat, ku është realizuar vetëm 92.5% e planit te fillim vitit. Specifikisht, te ardhurat nga taksat nacionale janë realizuar me 81%, tatimi mbi te ardhurat personale është realizuar me 86%, te ardhurat nga tatimi mbi vlerën e shtuar janë realizuar me vetëm 93%, te ardhurat nga taksat doganore janë realizuar me 96% dhe te ardhurat nga akcizat janë realizuar me 98%. Tatimi mbi fitimin ka tejkaluar parashikimet me 6%.

Vështirësi ne realizimin e buxhetit ka pasur edhe pushteti vendor, ku janë mbledhur vetëm 86.2% e te ardhurave te planikifkuara. Realizimin me te ulet e kane taksat lokale, ku janë mbledhur vetëm 71% e te ardhurave te planifikuara. Mbledhja e taksave mbi pasurinë e paluajtshme është realizuar ne rreth 98% te planit ndërsa mbledhja e taksës mbi biznesin e vogël ka tejkaluar me 37% planifikimet e bëra.

Screen Shot 2016-03-22 at 18.14.00

Të ardhurat nga fondet speciale paraqiten me një realizim të plotë të planit dhe gjithashtu me një tejkalim prej 7% te parashikimeve. Peshën me te madhe ne këtë përqindje realizimi e zëne te ardhurat për kompensimin ne vlere te pronareve qe paraqesin një realizim te planit me 198%.

Screen Shot 2016-03-22 at 18.15.23

Grupi i trete i te ardhurave te buxhetit te shtetit është ai i te ardhurave jotatimore. Te ardhurat jotatimore ne total janë realizuar ne nivelin 101%. Kjo përqindje e larte realizimi vjen nga impakti i te ardhurave te transferuara nga banka e Shqipërisë. Bazuar ne situatën e Bankës se Shqipërisë parashikimet për te ardhura ishin tepër pesimiste dhe kjo krijon një përqindje realizimi te këtyre te ardhurave me 1534%. Po ashtu te ardhurat nga institucionet buxhetore kane tejkaluar planin me 15%, ndërsa zërat e tjerë mbeten ne nivele realizimi mes 65 dhe 75%.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi