FMN: Borxhi i sektorit publik të Shqipërisë në 119% të PBB dhe të qeverisë në 83%

Sipas Monitor, 1 shkurt 2016

largea_fmn1381251987Përllogaritjet e Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë se, zgjerimi i mbulimit me raporte fiskale të korporatave publike do të çojë në rritje të ndjeshme të borxhit dhe deficitit.
Po të ndodhte kjo detyrimet e sektorit publik do të arrinin në rreth 119 për qind të PBB-së, ndërsa ato të qeverisjes së përgjithshme (borxhit dhe llogaritë e pagueshme) do të arrinin në rreth 83 për qind të PBB-së, referon Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit mbi Transparencën Fiskale.
Në vitin 2013, Banka e Shqipërisë dhe korporatat e tjera publike (përfshirë kompanitë e energjisë elektrike) shënuan një humbje me 6.8 për qind të PBB-së, krahasuar me 5.2 për qind të deficit që krijoi qeveria e përgjithshme. Edhe pse detyrimet e korporatave publike janë të konsiderueshme, ata nuk janë shuma të larta krahasuar me standardet ndërkombëtare, raporton Fondi.

Qeveria ka hyrë garant për borxhet që kanë marrë ndërmarrjet në pronësi të saj të tilla ( KESH, OSHEE, ujësjellës etj), por nuk ka asnjë raport mbi financat e korporatave publike, vlerëson FMN.
Bilancet dhe pasqyrat financiare të korporatave të veçanta publike, si edhe të kompanive të tjera aksionare, janë botuar përgjithësisht tek Qendra Kombëtare e Regjistrimit.

Pronësia e 255 korporatave publike është shpërndarë ndërmjet ministrive të ndryshme dhe pushtetit vendor. Ministria e Ekonomisë është përgjegjëse për administrimin e pronës publike, por kjo nuk përgatit pasqyrat financiare të konsoliduara të korporatave publike dhe për pasojë nuk dihet se sa është i ekspozuar portofoli i qeverisë ndaj kompanive publike, vëren FMN.

“Korporatat publike kanë krijuar rreziqe të mëdha fiskale. Edhe pse sektori është më i vogël se në shumë vende të avancuara evropiane, qeverisja dhe përformanca financiare ekompanive është e dobët. Ata operojnë sipas ligjit tregtar, por disa, veçanërisht ato të energjisë elektrike dhe sektorët e ujësjellësit janë me humbje dhe i janë drejtuar buxhetit të shtetit duke marrë financime të tërthorta nga buxheti” konstaton FMN.
Sektori i energjisë elektrike ende është në telashe të mëdha pas privatizimit të dështuar. FMN vlerëson se sektori pritet të ketë nevojë për mbështetje buxhetore deri në vitin 2019.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi