BB: Përshpejtimi i rritjes gjithëpërfshirëse dhe të barabartë në Shqipëri

Sipas Shtetiweb, 22 janar 2016

al-scd-event-780

Në 20 janar 2016, Banka Botërore mbajti një seminar në Tiranë mbi përshpejtimin e rrijes gjithpërfshirëse dhe të barabartë në Shqipëri. Pjesëmarrëse në seminar ishin Ellen Goldstein, Drejtoresha Rajonale për Europën Juglindore e Bankës Botërore, e cila trajtoi “Prioritetet për një rritje ekonomike gjithpërfshirëse” dhe Ana Revenga, Drejtoreshë e Përgjithshme për Varfërinë dhe Barazinë, që u ndal tek “Rruga drejt uljes së varfërisë dhe rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse”. Goldstein theksoi se faktorët e nxitjes së rritjes ekonomike të para vitit 2009 nuk janë të qendrueshëm; ka nevojë të rigjenerohet dhe ribalancohet rritja duke kaluar nga një proces i udhëhequr nga konsumi drejt një procesi të udhëhequr nga investimet dhe eksporti; dhe se se reformat po fillojnë të japin rezultatet e para, ndaj duhet të të vazhdohet në këtë drejtim.

Revenga, theksoi se rritja ekonomike në Shqipëri ka rifilluar dhe nevojiten përpjekje të vazhduara për të siguruar një rritje të fortë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrushme; reforma që mbështesin këtë lloj rritje kanë nisur (energjia, pensionet etj.); tregjet e dobët të punës kufizojnë gjithëpërfshirjen e rritjes dhe potencialin e ekonomisë shqiptare; reformat duhet të vazhdojnë të mbështesin stabilitetin makro, fiskal dhe financiar; reformat duhet të marrin gjithashtu parasysh gjithëpërfshirjen dhe ndikimin që ato [reformat] mund të kenë në uljen e varfërisë.

Duke qëndruar në kuadrin e rritjes ekonomike në vend, dokumenti i vitit 2015 i Bankës Botërore “Shqipëria e Gjeneratës Tjetër – Një Diagnozë Sistemike e Vendit” (Lloji i dokumentit: Strategjia e Asistencës për Vendin) analizon rritjen ekonomike në Shqipëri duke nxjerr në pah se Shqipëria ishte ekonomia me rritje më të shpejtë në Evropë në dekadën që çoi në krizën financiare globale të vitit 2008. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) në vend për frymë u rrit me një normë mesatare vjetore prej 6% në terma real.

Kjo performancë e fortë e rritjes ekonomike do të thotë që Shqipëria, vendi më i varfër i Evropës në fillim të viteve 1990, arriti statusin e vendit me të ardhura mesatare në vitin 2008. Ritmi i shpejtë i rritjes ekonomike mundësoi ngushtimin e hendekut të të ardhurave për fryme me Bashkimin Evropian, nga 18% e mesatares së BE në vitin 1998 në 30% në vitin 2012. Lidhja midis rritjes ekonomike dhe uljes së varfërisë është e fortë në Shqipëri. Në vitet e boom-it ekonomik midis viteve 2002 dhe 2008, rritja ekonomike bëri të mundur daljen e shumë shqiptarëve nga varfëria, norma e varfërisë ra nga 25.4% në 12.5%.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi