Reforma, a duhet të kontrollohen Amendamentet nga Gjykata Kushtetuese?

Nga Teuta Vodo, Kërkuese shkencore, Parlamenti Europian, botuar në Java News, 5 dhjetor 2016

gjykata-kushtetuese

Reformat gjyqësore përfshijnë aktorë dhe dimensione të ndryshme dhe komplekse ku disa pika kyce mund te kalohen perciptas. Debati aktual, pas diskutimit së opozitës me Komisionin e Venecias, ka përfshirë edhe kompetencat e Gjykatës Kushtetuese. Ndërkohë që kompetenca për të rishikuar kushtetueshmërine e ligjeve nuk u diskutua, Komisioni i Venecias e la të hapur debatin për rishikimin e kushtetueshmërisë së amendamenteve kushtetuese. Në këtë aspekt dua të diskutoj pikërisht për rëndësine e kesaj kompetence. Edhe pse nuk ekziston një praktikë e konsoliduar mbi këtë cështje dhe gjykata të ndryshme në vende demokratike nuk e kanë këtë kompetencë, është shumë e rëndësishme që, në kontekstin aktual politik, gjykata kushtetuese shqiptare të mund ta ketë këtë kontroll. Kjo me objektivin për ti dhënë më shumë pushtet Gjykatës.

teuta-vodoRishikimi gjyqësor konsiderohet si një nga instrumentet më të rëndësishëm në garancinë kushtetuese. Historikisht, gjykatat kushtetuese luajnë një rol thelbësor në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe krizave politike ku aktorë të ndryshëm kanë qënë në konflikt mbi një çështje me interes publik. Ato radhiten në listën e aktorëve të rëndësishëm që krijojnë stabilitet politik. Duke pasur parasysh politikën shqiptare e këtij cerek shekulli, me të drejtë shtrohet pyetja: cfarë roli mund të luajë gjykata kushtetuese, e renditur si një nga gjykatat me më pak influencë në Europën Lindore, përballëve kolosëve të një politike si ajo shqiptare? Pikërisht në një kontekst dhe atmosferë të tillë duhet absolutisht të ketë mundësi për gjykatësit të kontrollojnë amendamentet kushtetuese në mënyre të pavarur nga rrjedhat politike. Kjo i jep mundësinë cdo fraksioni parlamentar që humb një ‘betejë’ në një projektligj të drejtohet tek gjykata kushtetuese për të ‘fituar kushtetueshmërisht’ atë që ‘humbi politikisht’. Në këtë llogjikë bilanci pushtetesh, shpeshherë interesat publike shërbehen më mirë nëpërmjet delegimit të pushtetit tek një institucion që shërben si katalizator. Rrjedhimisht, gjykata kushtetuese mund të ketë ndikim në politikë pikërisht kur pushtetet e tjera i delegojne këtë pushtet. Në kuadër të domosdoshmërisë së ndërtimit të garancive kushtetuese, Gjykata Kushtetuese duke mos qënë e zgjedhur direkt nga populli, por as e drejtuar nga politika shndërrohet në një ‘aktor të tretë’ ose e thënë ndryshe në një arenë ku bëhet presion mbi qeverinë. Kjo kompetencë shton kredibilitetin tek garancia e praktikave demokratike në një sistem si ai shqiptar që përgatitet për hapjen e negociatave per anëtarësim per Shqipërinë. Duke qënë vendimet e gjykatës kushtetuese përfundimtare dhe detyruese, vendimmarrja trasferohet nga legjislativi ose ezekutivi, tek gjyqesori. Nje kompetencë e tillë i jep fuqi të vërtetë gjykatës per të ndikuar në agjendat politike. Por pyetja e dytë që shtrohet me të drejtë është: pse duhet të trasferojmë dhe ti japim kaq pushtet një organi që nuk është zgjedhur nga populli?

Duke qënë kjo gjykatë historikisht shumë pak influente në cështjet që kanë prekur opinionin publik, kjo kompetencë i jep vetëm një kredibilitet jo vetëm gjyqësorit por gjithë sistemit politik. Në të njëjtën kohë, nuk ka asnjë rrezik që ky pushtet i gjykatës të shndërrohet në një vendimarrës politik. Shqyrtimi paraprak gjyqësor kontribuon në mënyrë të konsiderueshme në garancinë kushtetuese, sepse ndalon një legjislacion antikushtetues të hyjë në fuqi. Për këtë, aktorët kompetentë, si grupe parlamentare, i bëjnë kërkesë gjykatës, të shqyrtojë kushtetutshmërinë e statuteve dhe dekreteve para aplikimit të tyre. Një shembull konkret është kur një marrëveshje ndërkombëtare nënshkruhet dhe/ose ratifikohet, dhe disa organe të caktuara kanë të drejtë ti kërkojnë gjykatës një vlerësim mbi përputhshmërinë me Kushtetutën. Pra, sa me shume kompetenca dhe sa më të lehta modalitetet që lejojnë aktorët politikë të nisin një procedurë të shqyrtimit gjyqësor, aq më shumë ky i fundit mund të ushtrohet nga gjykata. Si rezultat, është e rëndësishme ti jepet ky pushtet në mënyrë që të ketë koordinim midis dhe brenda degëve politike për të mbajtur qeverinë përgjegjëse. Pas viteve papërgjegjshmërie politike, kontrolli efektiv i kësaj gjykate mund të krijojë më shumë barazi para ligjit.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan