“Identiteti i Partive Politike në Shqipëri”

Nga Roland Lami, botuar në Mapo, 18 dhjetor 2015

roland-lami

“Partitë politike, me identitet të paqartë ideologjik”

Promovohet në UET libri “Identiteti i Partive Politike në Shqipëri” me bashkëautorë Roland Lamin dhe Aleksandër Kocanin

Kur votoni një parti të majtë apo të djathtë a e pyesni veten se sa në të vërtetë është kjo parti idologjikisht e majtë apo e djathtë. Në 25 vite demokraci partitë politike mund të konsiderohen një paqartësi e vërtetë në këtë kontekst, pra ska të majtë të majtë dhe të djathtë të djathtë, por një peërzierje mes të dyjave, apo një paqartësi ideologjike. Në ktë konkluzion ka arritur studimi i realizuar nga dy studiues sociologë, profesorët Aleksandër Kocani dhe Roland Lami në librin e tyre të botuar në anglisht “ Identiteti i Partive Politike në Shqipëri”. Libri i botuar nga “Lambert Academik Publishing” u promovua dje në Universitetin Europian të Tiranës në një ambjent me studiues, politikanë, pedagogë dhe studentë. Ish-kryeministri Aleksandër Meksi, i pranishëm në promovim, e vlerësoi librin për dokumentet dhe analizën shkencore që sillte në dritë për një çështje që ka të bëjë me politikën shqiptare.”Studimet të bëhen me matje, me dokumente dhe me dëshmi mbi mënyrën e paqartë që janë formuar partitë politike në Shqipëri”, tha Meksi ndër të tjera.

Elektorat pragmatist, jo ideologjik

“Puna jonë është një vëzhgim shkencor mbi një bindje që është krijuar tashmë në publik për një trubullirë ideologjike mes të majtës dhe të djathtës. Por shkenca nuk i pranon opinion kështu që ne e testuam këtë hipotezë në terren, duke analizuar elektoratin dhe mënyrën e funksionimit të tre partive kryesore në vend, PS, PD dhe LSI. Nga studimi na doli se elektorati në përgjithësi është pa identitet idologjik ose me nuk ka identitet ideologjik të qartë, por është një elektorat pragmatist. Rreth 80-90 për qind e elektoratit të këtyre partive është pragmatist, ku spikat në mënyrë të veçantë elektorati i LSI-së për pragmatizëm dhe materializëm”, tha profesor Kocani duke folur mbi librin e tij.

Parti gjithëpërfshirëse, pa doktrinë

Roland Lami, pedagog i sociologjisë dhe studiues me disa botime në këtë fushë, si bashkëautor i librit mbi identitetin ideologjik të partive politike shqiptare tha se partitë politike shqiptare janë gjithpërfshirëse, pa një doktrinë të qartë ideologjike. Më tej ai shtoi se në këtë paqartësi faktor kryesor është dhe publiku, që nuk ka një perceptim të qartë mbi atë çfarë është e majtë dhe çfarë është e djathtë, ndërsa një faktor tjetër është media, e cila po e zhvesh politikën nga përmbajtja dhe po e paraqet si formë duke rrezikuar ta kthejë në shoë.

“Në këtë libër, paqartësia ideologjike shpjegohet nisur nga perspektiva strukturore –funksionaliste. Analiza, mbi fenonemin në fjalë fokusohet kryesisht tek ndërvarësia që krijohet mes faktorëve të «thellë social» dhe ligjërimit politik. E gjitha kjo, me synimin e vetëm, të kuptimit më të qartë të rrethanave që kushtëzojnë subjektet politike për ti përfaqësuar kategoritë sociale që burojnë nga kontekste të ndryshme sociale si dhe për të nxjerr implikimet që vijnë në adres të ndërtimit të identitetit politik nga lloji i ligjërimit që përdorin aktorët politikë. Përderisa politika është e lidhur me shumë aspekte të shoqërisë dhe për sa kohë vendimet për shpërndarjen me autoritet të vlerave në shoqëri ndikohen nga faktorë ekonomik, kulturor, social, gjeografik, psikik etj, për studimin është e rëndësishme të përcaktohen qartë variablat e varura dhe të pavarura me synimin e kryerjes së një analize sistemike”, thekson Lami.

Nevoja për një organizim të studiuesve të politikës

Studimet shkencore në fushën e politikës nevojitet që të mbështeten dhe të jenë të organizuara. Propozimi që vjen nga Henri Çili për të krijuar një shoqatë ose organizëm tjetër ku të bashkohen studiuesit e politikës në Shqipëri u bë gjatë promovimit të librit “identiteti i partive politike në Shqipëri” dje në UET. “Ky studim ka një funksion shumë të dobishëm, pasi jemi në një moment kyç të ngjarjeve politike në nivel programor dhe çështja e ideologjisë është rikthyer fuqishëm. Nga ana tjetër jemi në një moment kur të gjitha vlerësimet, indekset, analizat, etj.. në nivel global bëhen nga organizata të pavarura, ndaj do të nxisja autorët që ta çonin deri në një lloj observatori në zgjedhje për të krijuar një identitet si organizëm”, tha Çili. Ndërsa në kuadër të reformës së arsimit të lartë ai theksoi se duhet parë se “si mund të ketë sistemi më shumë mjete për të shkuar në studime si ky, apo krijimi i strukturave sa më të pavarura me sa më shumë mjete në dispozicion që do të sjellin produkte shumë të mira”.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi