Ulja e informalitetit, lehtësim apo penalizim?

Nga Arben Malaj, publikuar në Panorama Online, 8 gusht 2015

Arben-MalajReduktimi i ekonomisë in formale është i rëndësishëm jo vetëm për rritjen e të ardhurave buxhetore për të mbështetur më mirë prioritetet, si arsimi, shëndetësia, infrastruktura dhe mbrojtja sociale, por sidomos për përmirësimin e hartimit dhe implementimit të politikave ekonomike. Debati midis efekteve negative dhe zbutëse të ekonomisë informale është i përhershëm.Deklarimi se në shtator fillon një luftë e ashpër kundër informalitetit me theks penalizimin deri në burgosje, ka nxitur diskutime publike, pjesë e të cilave është edhe ky shkrim, në të cilin analiza tenton të kalojë nëpërmjet disa momenteve kryesore të këtyre debateve.

Më konkretisht: Matja e nivelit të informalitetit – është shumë e rëndësishme të dihet se sa është niveli aktual i ekonomisë informale në Shqipëri. Ka jo pak ekspertë që deklarojnë se është mbi 60%, ndërsa IFN i referohen një niveli 34-36%, nivel shqetësues për ekonominë tonë.

Përmasat e ekonomisë informale në vendet e OECD-së janë 8-11%, në vendet në zhvillim 30-36%. Pra, matja ka vlerë për të përcaktuar një objektiv të qartë, real, të arritshëm dhe të monitorueshëm. http:// www.economist.com/node/16784402. http://ec.europa.eu/eurostat/statisticse x p l a i n e d / i n d e x . p h p / Building_the_System_of_National_Accounts_- _informal_sector. Kushtet e përgjithshme të niveleve të ndryshme të ekonomisë informale. Niveli i ekonomisë informale kushtëzohet nga shumë faktorë, është vërtetuar lidhja kushtëzore me nivelin e të ardhurave për frymë, sa më të larta ato, aq më e ulët ekonomia informale. Specifike është struktura e ekonomisë, sidomos përmasat e sektorit të bujqësisë. Niveli i ulët i lirisë ekonomike dhe të bërit biznes konsiderohen gjithashtu të rëndësishme.

REFORMAT
Në këtë kontekst lufta kundër informalitetit kërkon reforma të plota, duke u përqendruar tek ato që reduktojnë dhe eliminojnë barrierat për formalizimin e bizneseve informale. Reduktimi i informalitetit nuk mund të jetë kryesisht një penalizim tatimor deri në burgosje, por një proces i formalizimit të ekonomisë informale. Objektivat duhet të jenë të qarta, të matshme dhe të monitorueshme. Duke qenë një sfidë jo e lehtë dhe jo afatshkurtër, por një prioritet për ekonominë tonë, do të duhet të ketë një studim të thelluar dhe një strategji kombëtare për formalizimin e ekonomisë informale. Objektivat duhet të jenë të qarta, të matshme dhe të monitorueshme në mënyrë periodike. Studimi me gjetjet dhe rekomandimet e tij duhet të diskutohet me ekspertët dhe grupet e interesit. Strategjia kombëtare për formalizimin e ekonomisë informale duhet të bazohet në këtë studim.

SPECIFIKAT E EKONOMISË SHQIPTARE
Që reformat në ekonominë shqiptare të jenë të implementueshme dhe rezultative, duhet të njohim specifikat e vendit tonë si; (i) shkalla e lartë e sektorit bujqësor – ku “niveli natyror” i informalitetit është i lartë, (ii) shkalla e informalitetit te partnerët kryesorë tregtarë.

Në qoftë se në vendet e OECD-së informaliteti është mesatarisht 8-11%, në tre partnerët tanë kryesorë ai është; në Itali mbi 20%, në Greqi rreth 28% dhe në Turqi rreth 30%. Specifika tjetër është (iii) kultura institucionale, respekti vullnetar i ligjit, shkalla e lartë e barrierave për biznes e matur nga indeksi i Bankës Botërore “Doing Business” etj. Sa më të qarta t’i kemi specifikat, aq më reale do të jetë reforma kundër informalitetit. Koha e nisjes së çdo reforme ka rëndësi në suksesin e saj, mbaj parasysh edhe faktin që deri tani është deklaruar vetëm aspekti penalizues për të reduktuar informalitetin.

Ky grafik nga “The Economist” argumenton se gjatë krizës aktuale globale ekonomia informale është rritur edhe në vendet më të zhvilluara. Koha e rritjeve të ulëta ekonomike të shoqëruara me nivel në rritje të papunësisë dhe varfërisë nuk është në favor të aksioneve kundër informalitetit. Por kjo periudhë mund të përdoret me efikasitet për elemente thelbësore të reformës, siç është aplikimi i politikave dhe masave konkrete që lehtësojnë formalizimin.

Lehtësim apo penalizim, cili duhet të jetë prioriteti i reformës? Penalizimi përfshihet në tërësinë e reformave për formalizimin e ekonomisë, por nuk përbën thelbin e tij. Studimet tregojnë se vendet që janë bazuar te lehtësimi i formalizimit të ekonomisë informale kanë arritur suksese të konsoliduara. Lehtësim për kë?

Eksperienca e vendeve që kanë pasur sukses rekomandon se (i) për bizneset që nuk kanë dijeni të qarta për ligjet, (ii) për ata që sapo e kanë nisur një biznes dhe janë të pasigurt për suksesin e tij, (iii) për ata që kanë qenë të rregullt, por gjenden në vështirësi të përkohshme, duhet të ketë bashkëpunim më të ngushtë, duhen asistuar dhe duhen ndihmuar për ta formalizuar biznesin e tyre. Politikat dhe masat konkrete lehtësuese për formalizimin janë të shumta. Dënim penal/burgosje për kë? Për këdo që me vetëdije, edhe pse e njeh ligjin, edhe pse nuk ka asnjë vështirësi konkrete, fsheh një pjesë të biznesit të tij për të mos paguar taksat për punonjësit dhe fitimet. Për këto biznese penalizimi merr prioritet.

MËSIME NGA REFORMAT DHE EKSPERIENCAT E SUKSESSHME
Lehtësimi i formalizimit duhet të jetë faza e parë e reformës për reduktimin e informalitetit. Barrierat të çfarëdoshme duhet të eliminohen, duke filluar me vështirësitë në njohjen e legjislacionit fiskal, i cili duhet të thjeshtëzohet dhe të harmonizohet.

Reformat për reduktimin maksimal të kohës dhe kostove direkte e indirekte duhet të vazhdojnë të thellohen për të eliminuar barrierat kryesore në hapjen, zhvillimin dhe mbylljen e çdo biznesi. Heqje të çdo kërkese për dokumente të noterizuara dhe kalimi te vetëdeklarimi “online”. Ulje kostoje të kontabilitetit deri te mbajtja “online” e tij në uebsajtin e tatimeve për bizneset e vogla.

Heqje kushtëzimi për makina elektronike specifike për dokumentimin “online” të aktivitetit të tyre. Heqje të çdo kushtëzimi për ekspertë të fushave të ndryshme për të garantuar cilësinë e kontabilitetit, biznesi ta vendosë vetë. Reduktim të kohës dhe të kostove në çdo fazë të biznesit e në çdo marrëdhënie me administratën publike.

Vendosja e garancive jo në kesh për detyrimet e prapambetura dhe jo në proces gjyqësor. Skema mbështetëse mikrofinance dhe kredie të buta për bizneset e reja. Qendra asistence falas deri te shërbimi “online” për çdo taksapagues, një shërbim si “call center”, ku çdo tatimpagues kërkon asistencë për ta kuptuar dhe zbatuar sa më mirë legjislacionin tatimor. Përmirësim të administratës fiskale, dhënie autoritet për ristrukturim të detyrimeve dhe penaliteteve sipas shkallës së riskut etj.

Disa prej tyre mund të jenë bërë në hapin e parë, atë ligjor, por implementimi korrekt mbetet një sfidë. Reduktimi i ekonomisë informale duhet mbështetur te lehtësimi i formalizimit, objektivat duhet t’i kemi sa më të qarta, reale dhe të matshme. Ato duhet t’i shtrijmë në kohë, duke u bazuar në specifikat e vendit tonë dhe në eksperiencat më të suksesshme të vendeve të tjera.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi