Reforma territoriale miratohet përfundimisht në Francë

Sipas Le Monde, 31 korrik 2015

7773379826_carte-du-redecoupage-des-regions-de-france-votee-par-le-parlement

Pas një procedure parlamentare dy vjeçare, Parlamenti francez përfundimisht ka miratuar, më në fund, më 16 korrik, projekt-ligjin mbi ndarjen e kompetencave në mes komuniteteve. Senati, në fakt, ka miratuar në orët e pasdites tekstin e miratuar në të njëjtat kushte gjatë mëngjesit në Asamblenë Kombëtare.

Pjesa e tretë e reformës territoriale, projektligji NOTRe (për “Organizimin e ri territorial të Republikës”) u miratua nga 259 senatorë, 49 votuan kundër.

Ç’farë ndryshon ligji NOTRe?

Teksti konfirmon fuqinë në rritje të rajoneve dhe ndërkomunave, por pa qenë kjo në dëm të departamenteve, siç ishte parashikuar në fillim. Ai u beson rajoneve ekonominë dhe orjentimet e mëdha strategjike, departamenteve solidaritetin dhe komunave shërbimet e afërsisë.

Lidhur me rajonet dhe departamentet:

– Klauzola e kompetencës së përgjithshme, e cila e lejon një autoritet lokal për të trajtuar çdo çështje që nuk mbulohet nga shteti, është e shfuqizuar për departamentet dhe rajonet. Ajo tashmë ishte shfuqizuar për këto komunitete në periudhën e mandatit të Nicolas Sarkozy, por ishte rivendosur në fillim të mandatit të Francois Hollande.

– Trembëdhjetë rajonet e mëdha të krijuara si metropole me ligjin e miratuar në dhjetor të vitit 2014 do të kenëkompetencën mbi zhvillimin ekonomik, planifikimin e territorit, formimin profesional, menaxhimin e shkollave ​ dhe transportit, duke përfshirë edhe transportin shkollor. Ata mund të luajnë një rol koordinues në lidhje me punësimin, por jo duke prekur prerogativat e Qëndrave për punësim, dhe do të ketë një rol drejtues në çështjet mjedisore.

– Departamentet, që projektligji fillestar parashikonte suprimimin e tyre, janë ruajtur dhe kryejnë menaxhimin e kolegjeve, të rrugëve dhe veprimin social.

– Kultura, sportet, turizmi, arsimi popullor dhe gjuhët rajonale do të mbulohen njëherësh nga rajonet dhe departamentet. Portet do të mbulohen, sipas rastit, prej një lloji autoritet lokal.

– Dy departamentet dhe rajoni i Korsikës shkrihen nga data 1 janar 2018 në një komunitet të vetëm.

Sa i përket komunave, njësive ndërkomunale dhe metropoleve:

– Njësitë ndërkomunale duhet të kenë një madhësi minimale, të fiksuar në 15 000 banorë, me përjashtime (veçanërisht në zonat malore).

– Ato duhet të jenë përgjegjës për grumbullimin dhe trajtimin e mbeturinave, promovimin e turizmit, zonat e pritjes për udhëtarët, dhe, nga 2020, edhe për ujin dhe kanalizimet. Kompetencat e tjera do të ndahen me komunat.

– Metropoli i Parisit të Madh (MGP), i krijuar si qytetet e tjera me ligjin e miratuar në vitin 2014, do të nisë zyrtarisht siç ishte planifikuar më 1 janar 2016, por do të marrë pjesën më të madhe të kompetencave të saj një vit më vonë në fillim të vitit 2017.

– Përfaqësuesit e Parisit në këshillin e MGP nuk do të emërohen nga Këshilli i Parisit, siç ishte planifikuar fillimisht, por nga çdo këshill i njësisë bashkiake.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan