Shteti Autoritar

Me Shtet autoritar (ose përgjithësisht, autoritarizëm) nënkuptohet një entitet shtetëror dhe/ose një formë e qeverisjes, në të cilën sovraniteti ushtrohet nga një parti dominuese ose nga një drejtues i shtetit. Kjo është një rikthim në kohët moderne i monarkisë absolute. Edhe pse përfaqësimi politik ekziston, ai është shumë i kufizuar nga fuqia e qeverisë.

Termi autoritarizëm mund ti referohet një sjellje apo një mënyrë të funksionimit të një strukture politike. Në të dy rastet, autoritarizmi konsiston si një përparësi, një hipertrofi e autoritetit, të ngritur në vlerën më të lartë.

Ndërsa disa studiues dhe profesorë në shkencat politike përcaktojnë autoritarizmin si një nga tre lloje kryesore të sistemeve politike me demokracinë dhe totalitarizmit, shumë të tjerë e konsiderojnë këtë klasifikim si shumë formal, që nuk i korrespondon realitetit. Një regjim autoritar politik është një regjim politik që me anë të mjeteve të ndryshme (propaganda, inkuadrimi popullsisë, represioni) kërkon nënshtrimin dhe bindjen e shoqërisë.

Shtylla themelore e një Shteti autoritar është figura e shefit të shtetit, apo e diktatorit. Ky njeri i fortë përqendron mbi vehte të gjitha kompetencat e Shtetit, duke arritur deri në njësimin me të. Ai merr funksionin e liderit suprem të vendit.

Shteti autoritar ndryshon nga Shteti totalitar, sepse fuqitë e qeverisë nuk depërtojnë plotësisht strukturën shoqërore të vendit. Termi autoritarizëm ka marrë një kuptim shumë negativ, duke treguar një keqpërdorim të autoritetit; në veçanti, ai përdoret për të treguar “autoritetin e keq”. Ky abuzim i pushtetit dominues, që synon kontrollin e popullit, në mënyrë të pashmangshme cënon liritë individuale. Për këtë arsye, sot fjala autoritarizëm ka një kuptim që mund të konsiderohet si e kundërta e lirisë.

Rregjimet autoritare shumë rrallë paraqesin karakteristika demokratike. Ato kundërshtojnë thellësisht parlamentarizmin dhe përgjithësisht shfrytëzojnë humbjen e besueshmërisë së këtij sistemi politik. Karakteristikat kryesore të shtetit autoritar janë:

– Moszbatimi i parimeve të ligjshmërisë. Veprimtaria e pushtetit publik ushtrohet mbi ligjin dhe pa garanci për qytetarët. Kryetari dhe udhëheqësit e Shtetit, nuk i nënshtrohen ndonjë organi të kontrollit, për pasojë nuk mund të pranohet asnjë përcaktim i përgjegjësisë së drejtuesve të regjimit.

– Kufizimi i të drejtave themelore të individit, të tilla si: liria personale, e fjalës, e shprehjes, të lirisë së shtypit.

– Kufizimi i pluralizmit politik. Ushtrohet shtypje ndaj çdo forme të mospajtimit, me ndalimin e formimit të shoqatave ose organizatave private, të ndryshme prej atyre të lejuara shprehimisht, dhe krijimin e një partie të vetme.

– Shtypja e lirisë sindikaliste.

– Zëvendësimi i organeve të zgjedhura me organe të emëruar nga qeveria.

– Centralizimi i Shtetit, duke strukturuar një aparat burokratik, të bazuar në parimet e ngurta hierarkike.

Një nga përkufizimet më të famshme të autoritarizmit është ai i Juan José Linz, i cili thotë se janë autoritarë të gjithë ato rregjime politikë “me pluralizëm politik të kufizuar; që nuk drejtohen nga një ideologji e përpunuar, por me mentalitet karakteristik; pa një mobilizim politik të gjerë dhe intensive, përveç në momentet e zhvillimit të tyre; me një udhëheqës, apo nganjëherë një grup të vogël drejtuesish, i cili formalisht e ushtron pushtetin brenda kufijve të keqpërcaktuara, por në fakt mjaft të parashikueshëm”. Nga ky përkufizim, dalin qartë katër karakteristikat kryesore të regjimeve autoritare:. pluralizmi politik i kufizuar (ndryshe nga ‘”antipluralizmi” total i regjimeve totalitare), karakteri ideologjik i lidhur më shumë me një mentalitet se sa një ideologji të vërtetë; mungesa e mobilizimit politik; ushtrimi i pushtetit të lidhur me një udhëheqje të fortë personale ose të elitës. Këtyre katër karakteristikave, më në fund, duhet t’u shtohet një e pestë, e lidhur me karakteristikat specifike strukturore të sistemit: për shëmbull, është e nevojshme të kuptohet si roli i partive (nëse ka), ose i partisë së vetme, dhe roli i ushtarakëve, që ndikojnë në jetën politike të një regjimi autoritar të dhënë.

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan