Indeksi i kapitalit njerëzor 2015, Shqipëria e fundit në Ballkan

Forumi Ekonomik Botëror, 9 qershor 2015

Screen Shot 2015-06-09 at 08.58.17

“World Economic Forum” e rendit Shqipërinë në vendin e fundit në Ballkan për treguesin e kapitalit njerëzor.

Shqipëria zë vendin e 66-të ndërmjet 124 shteteve në indeksin e publikuar, por ka një rritje me 10 vende krahasuar me një vit më parë, për të njëjtin studim. Megjithatë, pavarësisht kësaj rritjeje, duke u bazuar në këtë studim, pikët në rang botëror të vendit tonë janë 67.2 pikë, e fundit në rajon ku kryeson Kroacia me 75.37 pikë, Serbia me 70.97 pikë dhe Maqedonia me 69.31 pikë. Si pozicione rankimi, Kroacia është e 36 në botë, Serbia e 50, Maqedonia e 55-a, e vendi ynë i 66. Ka surprizuar Greqia e cila renditet e 40 në mesin e 124 ekonomive botërore. Lista kryesohet nga Finlanda, ndjekur nga Norvegjia, Zvicra, Kanadaja dhe e 5-sta Japonia. Të fundit në listë janë shtetet Mauritania, Çadi dhe Jemeni.

Indeksi i kapitalit njerëzor mat aftësinë e vendeve për të maksimizuar dhe përzier kapitalin e tyre njerëzor. Indeksi i vlerëson rezultatet e mësimit dhe të punësimit në të 5 grupmoshat e ndryshme, në një shkallë nga 0 (më e keqja) për 100 (më të mirë) dhe në këtë mënyrë vlerëson 124 ekonomitë.

Indeksi mbështetet në katër themele studimore për përcaktimin e treguesit të kapitalit njerëzor:
– Arsimi, shëndeti dhe mirëqenia, forca e punës dhe punësimi si dhe mundësitë. Te themeli i parë përfshihen treguesit arsimorë në sasi dhe cilësi në çdo nivel, parashkollor, parauniversitar dhe universitar me forcën e punës sot dhe për të ardhmen.
– Shëndeti dhe mirëqenia theksojnë gjendjen psiko-fizike të popullatës që nga vegjëlia deri në moshën madhore.
– Treguesi i tretë mbështetet te mjaftueshmëria e përvojës në punë dhe aftësimi i popullatës në moshën për punësim të një vendi.
– Së fundi, mundësitë për gjendjen ligjore, punët publike dhe infrastrukturën për ta shndërruar në tregues të kapitalit njerëzor.

“Forumi Ekonomik Botëror” e hartoi raportin e këtij viti për 124 shtete, përfshi 4 vendet ballkanikë, që në mesin e tyre gjendet Kroacia, e 36-a në botë.

Ja të dhënat për Shqipërinë:

Download (PDF, 53KB)

 

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi