Takimi i shtatë i Këshillit të Stabilizim-Asocimit, Shqipëri-BE

Bruksel, 18 maj 2015

Gjoshaj1-620x456

Është mbajtur sot në Bruksel takimi i shtatë i Këshillit të Stabilizim-Asocimit, Shqipëri-BE. Delegacioni shqiptar përfaqësohej nga ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, dhe kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu. Nga ana tjetër, delegacioni i Bashkimit Europian kryesohej nga komisioneri Johannes Hahn dhe ministri i Jashtëm i Letonisë, pasi Letonia ka presidencën e radhës së BE.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të mbajtur nga Ministri Ditmir Bushati, komisionari Johanes Hahn dhe Ministri i jashtëm i Letonisë, Edgars Rinkevics u theksua nevoja e vijimit të reformave për përmbushjen e kritereve për integrimin në BE.

Komisioneri Hahn tha se zgjedhjet e 21 qershorit janë përgjegjësi për qytetarët shqiptarë dhe politikën. Për sa i përket procesit të monitorimit të zgjedhjeve nga OSBE, Hahn tha se shpreson që raporti përfundimtar të përmbushë pritjet e BE-së.

“Mendoj se është përgjegjësi për qytetarët shqiptarë. Do ketë një grup vëzhguesish nga OSBE-ja dhe jam i kënaqur, shpresoj që raporti do të përmbushë pritjet tona”, tha Hahn.

Ndërsa ministri i jashtëm i Letonisë, Rinkevics tha se zgjedhjet në Shqipëri janë një test dhe një hap i rëndësishëm për integrimin në BE. Për sa i përket fushatës ai tha se politikanët duhet të qetësojnë pak deklaratat dhe të vijohet me procesin politik.

“Po absolutisht i kemi konsideruar këto zgjedhje si një hap të rëndësishëm. Politikanët janë mësuar me retorika shumë të forta, ndoshta duhet të qetësohen pak deklaratat dhe të vijohet me procesin politik”, u shpreh Rinkevics.

Gjithashtu ministri letonez tha se BE është e impresionuar nga procesi i reformave dhe se janë nxjerrë në pah disa nga fushat ku duhet më shumë. “Jemi impresionuar nga procesi i reformave. Mendoj se janë nxjerrë në pah disa nga fushat ku duhet bërë më shumë”, tha ai.

Vetë Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati tha se qeveria është e angazhuar për të vijuar me reformat. Ai foli edhe për situatën në rajon dhe angazhimin e Shqipërisë për fqinjësi të mirë. I pyetur nga gazetarët për marrëdhëniet me Greqinë dhe anulimin e vizitës së ministrit të jashtëm grek, Bushati tha se nuk ka dijeni.

“Qeveria jonë është e angazhuar që të vijojë me hapa të mëtejshme, me shumë reforma, natyrisht me kompromis. Ngjarjet e fundit në rajon, kanë treguar rreziqet e pengimit të integrimit për Ballkanin. Ne kemi shkëmbyer pikëpamje për zhvillimin në rajon dhe kemi ndarë mendimin se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë jetike për integrimit. Më lejoni të jem i qartë, Greqia është partneri ynë strategjik në rajon, jemi të angazhuar për marrëdhënie fqinjësore të mira. Ajo që na është kërkuar në nivele zyrtare, për kërkimin e naftës në det, është shumë mirë e parashikuar në ligje ndërkombëtare. Nuk kam dijeni për anulimin e vizitës së ministrit të jashtëm grek në Tiranë”, theksoi ministri Bushati.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan