Dallimi midis Shtetit dhe Qeverisë

Shpesh kur flitet për sistemin e qeverisjes, nënkuptohet Shteti. Sistemi politik i qeverisjes ka tre komponentë themelorë, secili me funksione të veçanta, por të lidhur me njëri tjetrin me ndërveprime midis tyre:

a) strukturat formale, që përbëhen nga tërësia e institucioneve shtetërore dhe i agjensive qeveritare, si dhe tërësia e ligjeve kushtetuese e të procedurave të qeverisjes;

b) komuniteti politik, i cili nënkupton bashkësinë e njërzve të lidhur së bashku në të ashtuquajturën “ndarje politike të punës”, ku përfshihen autoritet politike, ose zyrtarët në postet qeverisëse, si dhe shtetasit në përgjithësi;

c) kultura politike është tërësia e vlerave të traditës dhe e ndjenjave, bindjeve dijeve apo pikëpamjeve që mbartin shtetasit në lidhje me sistemin politik.

Pra, shteti përfshin tërësinë e komponentëve të përmëndur më sipër, si dhe “koleksionin e institucioneve, ku qeveria konsiderohet vetëm një prej tyre. Këto institucione të tjera janë: ushtria, policia, drejtësia, sistemi i sigurimeve sociale, partitë politike, grupet sociale të interesit, organizmat joqeveritare dhe organizatat fetare. Përveç një përmbajtje të tillë, shteti ka dhe karakteristikën gjeografike, territorin ku ai shtrihet. Shteti është një njësi historiko-kulturore.

Ndërkaq, dallimet e Shtetit me qeverinë janë më të mëdha:

a) qeveria është pjesë e shtetit;

b) shteti është një entitet i vazhdueshëm, kurse qeveritë janë të përkohshme, “venë e vijnë”;

c) qeveritë përgjigjen për bërjen dhe zbatimin e politikave brënda shtetit;

d) shteti presupozon të pasqyrojë interesat e përhershme të shoqërisë, si sigurimin kombëtar, ndërsa qeveritë ndikohen nga përkrahësit, simpatizantët dhe parapëlqimet e ndërsjellta. Kështu, ndërsa ka vende që janë me ndryshime shumë të shpeshta të qeverive, në to shteti është i paprekshëm dhe funksionon rregullisht përmes karakteristikave gjeografike, të popullsisë dhe të institucioneve me karakter të veçantë shtetëror, si dhe me sovranitetin e brëndshëm dhe të jashtëm.

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan