Shteti krijues

Nga Mariana Mazzucato, sipas Reporter.al, 1 maj 2015

Introducing-Innovation

A duhen përfshirë qeveritë në shpikjet e reja apo duhet të mbajnë rolin tradicional jo-përfshirës? Mariana Mazzucato, profesoreshë e ekonomiksit të inovacionit në Njësinë e Kërkimit të Shkencave Politike argumenton.

Pikëpamja tradicionale në ekonomiksin e rrymës së përgjithshme sot është se qeveritë kanë pak kapacitet për të nxitur inovacion. Shteti duhet të luajë një rol sa më të kufizuar të jetë e mundur në ekonomik, vazhdon mendimi, duke ndërhyrë vetëm në rastet e ‘dështimit të tregut’. Kjo është larg së vërtetës.

Në fakt, qeveritë mund dhe luajnë një rol kritik në nxitjen e inovacionit – duke krijuar aktivisht tregje të reja, në vend që thjesht t’i rregullojnë ato. Mbrojtësit e rolit të kufizuar ekonomik për qeverinë besojnë se dështimi i tregut justifikon disa financime në infrastrukturë dhe shkencë bazë.

Por një ndërhyrje kaq e kufizuar vështirë se mund të shpjegojë miliarda dollarët e sektorit publik që kanë rrjedhur drejt kërkimit të aplikuar, madje edhe për dhënien e financimit të hershëm për kompanitë. Në fakt, në disa prej qendrave më të njohura të inovacionit në botë, shteti ka luajtur një rol kuç ‘sipërmarrjeje’, duke parashikuar dhe financuar krijimin e fushave komplet të reja, nga teknologjia e informacionit te bioteknologjia, nanoteknologjia dhe teknologjia e gjelbër.

Në Silikon Valley, për shembull, qeveria ka vepruar si një investues strategjik përmes një rrjeti të decentralizuar të institucioneve publike: Agjencisë së Projekteve të Kërkimit të Përparuar të Mbrojtjes, NASA, programit të Kërkimit të Inovacionit për Bizneset e Vogla (SBIR) dhe Fondacioni Kombëtar i Shkencës.

Shumat e përfshira mund të jenë tronditëse dhe jo vetëm në IT; sasi të mëdha financimesh janë kanalizuar edhe për energjinë dhe shkencat e jetës. Në 2011, për shembull, Institutet Amerikane të Shëndetit NIH investuan 31 miliard dollarë në kërkimin biomjekësor. Marcia Angell, një profesoreshë në Shkollën e Mjekësisë në Harvard, ka treguar se financimi luajti një rol kyç në zhvillimin e disa prej ilaçeve të reja më revolucionare në dekadat e fundit. Ngjashmërisht, për disa prej kompanive amerikane më inovative, financimi nga SBIR është vërtetuar të jenë më i rëndësishëm se kapitali i sipërmarrjes private.

Shembuj jashtë SHBA-së përfshijnë Izraelin, ku kapitali i sipërmarrjes publike Yozma ka ofruar financim në shkallë të hershme për disa nga kompanitë më dinamike të vendit dhe Finlanda, ku Sitra, fondi publik i inovacionit ofroi financim të hershëm për Nokian. Në Kinë, banka shtetërore e zhvillimit po ofron miliarda dollarë kredi për disa prej kompanive më inovative, përfshirë Hauwei dhe Yingli Solar.

Këto lloje investimesh publike janë thelbësore në krijimin dhe formësimin e tregjeve të reja. Në fakt, investimi qeveritar luajti një rol qendror në zhvillimin e pothuajse të gjitha teknologjive që e bëjnë iPhone një celular inteligjent: internetin, GPS, ekranin me prekje dhe përparimet në njohjen e zërit që çuan te Siri. Ngjashmërisht, në shumë shtete, është sektori publik që hap rrugën për teknologjinë më të gjelbër të mundshme.

Kuptimi i rëndësisë së investimit qeveritar në promovimin e inovacionit dhe zhvillimit nënkupton nevojën për rimendim të dijes tradicionale rreth ndërhyrjes së shtetit. Në vend të përqendrimit në teknologjinë individuale përzgjedhëse ose firma, organizatat publike duhet të sillen si investitorë dhe të ofrojnë te një ‘portofol’ i larmishëm zgjedhjesh.

Si çdo investitor tjetër, shteti nuk ia del gjithnjë. Në fakt, dështimi ka më tepër gjasa, për shkak se agjencitë shtetërore shpesh investojnë në zona të pasigurisë së lartë, ku kapitali privat ngurron të hyjë. Kjo do të thotë se organizatat publike duhet të jenë në gjendje të ndërmarrin rreziqe dhe të mësojnë nga eksperimenti dhe gabimi.

Nëse dështimi është një pjesë e pashmangshme e lojës inovative dhe nëse qeveria është thelbësore për inovacionin, shoqëria duhet të jetë më tolerante për ‘dështimin qeveritar’. Por realiteti është se kur një qeveri dështon, kë zemërim publik dhe heshtje kur qeveria ia del.

Për shembull, falimenti i firmës amerikane të energjisë diellore Solyndra, që mori një kredi 500 milionë dollarë me garanci nga qeveria, nxiti protesta partizane. Ende disa kanë ndalur për të konsideruar se qeveria ofroi të njëjtën sasi parash te Tesla për të ndihmuar në zhvillimin e makinës Tesla S, një produkt që konsiderohet si prototip i inovacionit të Silikon Valley.

Çfarë, atëherë, mund ta bëjë publikun të pranojë dështimin e qeverisë?

Kapitalistët e sipërmarrjes private i mbulojnë humbet e tyre nga investimet e dështuara me përfitimet e atyre që ia kanë dalë; por programet qeveritare rrallë ndërtohen për të gjeneruar fitime mbrapsht. Ndërsa disa argumentojnë se fitimi i qeverisë vjen përmes taksave, sistemi aktual i tatimit nuk po funksionon, jo vetëm prej vakumit, por edhe prej reduktimeve të normës. Kur NASA u themelua, norma kryesore marxhinale e taksimit ishte mbi 90 për qind. Dhe taksa e fitimeve të kapitalit ka rënë më shumë se 50 për qind që nga vitet 1980.

Në mënyrë që të ndërtohet mbështetje për investimin publik në inovacionin e rrezikut të lartë, ndoshta taksapaguesit duhet të marrin një shlyerje më direkte, duke kanalizuar përfitimet në një fond publik inovacioni për të financuar valën e re të teknologjive. Kur investimet janë në kërkim bazë, efekti i përhapjes në industritë dhe sektorët është ndonjëherë i mjaftueshëm si shpërblim social. Por rastet e tjera mund të kërkojnë krijimin e stimujve alternativë.

Për shembull, disa prej përfitimeve nga investimi qeveritar te Tesla mund të përmirësoheshin përmes aksioneve ose (honorarëve) dhe të përdoreshin për të mbuluar humbjet nga investimet në Solyndra. Riparimi i kredive publike te bizneset mund të bëhet kontingjent në të ardhura, siç janë shpesh kreditë e studentëve. Dhe çmimet e ilaçeve që krijohen kryesisht me financim të NIH mund të mbulohen, që taksapaguesit të mos paguajnë dyfish.

Një gjë është e qartë: qasja aktuale vuan nga mangësi serioze, kryesisht për shkak se socializon rreziqet dhe privatizon shpërblimet. Kjo po dëmton jo vetëm mundësitë e ardhshme të inovacionit, por edhe aftësinë e qeverisë për të komunikuar rolin e saj në publik. Njohja e rolit që shteti ka luajtur – dhe duhet të vazhdojë të luajë – në formësimin e inovacionit na jep mundësi të fillojmë të debatojmë pyetjen më të rëndësishme: Cilat janë investimet e reja vizionare publike që duhet të nxisin rritjen ekonomike në të ardhmen?

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi