“Politikat Publike në Ballkanin perëndimor”

Një libër i publikuar nga Research on South Eastern Europe European Institute, London

Public-Policy-Making-in-the-Western-Balkans-case-studies-of-selected-economic-and-social-policy-reformsEkonomitë në zhvillim dhe në tranzicion përballen me sfida të panumërta në përpjekjet e tyre për arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit politik dhe ne nxitjen e rritjes ekonomike, kaq thelbësore për sigurinë kombëtare, mirëqenien sociale të qytetarëve dhe krijimin e mjediseve të qëndrueshme për brezat e ardhshëm. Qeveritë në Ballkanin Perëndimor kanë luftuar për të arritur gjithçka më sipër, dhe ky vëllim vlerëson natyrën e eksperiencave të tyre, si dhe nivelin e suksesit të tyre. Duke sjellë studimin e detajuar të rasteve të reformave të politikave publike në rajon, si dhe nj analizë krahasuese mbi një sërë treguesish, libri analizon rolin e lojtarëve kyç në përcaktimin e axhendës politike, si dhe zbatimin e reformave të politikave. Gjithashtu parashtron mësimet që mund të nxirren nga përvoja e Ballkanit Perëndimor, duke rekomanduar strategji për përmirësimin e proçesit të hartimit të politikave. Përveç kësaj, libri shqyrton rolin zhvillimor të luajtur nga spektri i plotë i aktorëve të politikës, duke përfshirë sektorin privat, OJQ, grupet e veçanta të interesit, institucionet financiare ndërkombëtare, donatorët dhe BE.

Çdo rast studimor është përgatitur nga akademikë me njohuri dhe përvojë të thellë të Ballkanit Perëndimor, dhe adreson një sërë pyetjesh: identifikimi i çështjes së politikave dhe konteksti i saj më i gjerë, përcaktimi i roleve të individëve të veçantë në formulimin e politikave dhe reformave, dhe vlerësimin e ndikimit të rrjeteve dhe koalicioneve në proçesin e bërjes së politikave. Me kaq pak literaturë të hollësishme për bërjen e politikave publike në një grup kombesh të pozicionuar në mënyrë strategjike në mes të Evropës, Rusisë dhe Lindjes së afërt, njohuritë e detajuara që ofrohen nga ky vëllim do të mirëpriten gjerësisht.

Ky libër ofron studime të rasteve të veçanta të reformave të politikave publike në vendet e zgjedhura të zgjedhura të Ballkanit Perëndimor pas konflikteve dhe gjatë tranzicionit. Fokusi i këtyre rasteve studimore shtrihet përtej aspekteve teknike dhe përfshin ekzaminimin thelbësor të aktorëve të politikave, elektoratet dhe politikat, të cilat në fund të fundit formësojnë politikën e veçantë që del nga proçesi i hartimit të politikave. Kjo analizë nxjerr mësime për forcimin e cilësisë së politikave, të transparencës, qëndrueshmërisë dhe qeverisjes së proçesit të hartimit të politikave, dhe së fundmi për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe social të rajoni

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan