Ç’janë taksat vendore ?

Taksa vendore quhen ato lloj taksa, të cilat përmbushin dy kushte:

– Pushteti vendor ka disa shkalle lirie për të vendosur mbi nivelin e tyre, si detyrim ligjor.

– Pushteti vendor merr 100 për qind të shumës që mblidhet prej tyre.

Në taksat vendore përfshihen:

– Taksa vendore mbi biznesin e vogël;

– Taksa mbi pasurinë e paluajtshme, në të cilën përfshihen taksa mbi ndërtesat dhe taksa mbi tokën bujqësore;

– Taksa e fjetjes në hotel;

– Taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja;

– Taksa mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për pasuritë e paluajtshme;

– Taksa për zënien e hapësirave publike;

– Taksa e tabelës;

– Taksa të përkohshme;

– Taksat e ndara: taksa vjetore e mjeteve të përdorura, taksa e rentës minerare

Të ardhurat e veta, të bashkive/komunave, krijohen kryesisht nga taksat dhe tarifat vendore, për të cilat njësitë vendore kanë autoritet të plotë ligjor, për të vendosur nivelin e taksës mbi atë orientues, ose tregues i cili përcaktohet me ligj.

Taksa te ndara (share tax) – ato taksa kombëtare, një pjesë e të ardhurave të të cilave i kalojnë pushtetit vendor, me ligj. Administratori i kësaj takse, derdh për llogari të pushtetit vendor përqindjen e përcaktuar sipas ligjit, por vetëm pasi kjo, të jetë paguar nga taksapaguesi. Pushteti vendor, është i lirë ta përdore ketë shume për nevojat e veta.

Raporti i të ardhurave të veta të qeverisjes vendore ndaj të ardhurave totale (që përfshin edhe të ardhurat e transferuara nga qeverisja qëndrore) është një tregues i rëndësishëm i shkallës së decentralizimit. Në diagramën këtu jepet ky tregues në vitet 2008 – 2012:

Screen Shot 2015-04-07 at 12.42.11

Duket e ky tregues është relativisht I lartë. Në fakt kjo nuk lidhet me mbledhjen e lartë të taksave vendore, por me vlerën e ulët të transfertave të qeverisë qëndrore. Ne vitin 2014 ka qënë planifikuar që shpenzimet e pushtetit vendore të ishin 33 miliard lekë, që referuar vlerës së PPP (1395100 mln lekë) zënë 2,37%. Mesatarja e vendeve të BE është rreth 13%.

 

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan