Liberalët, konservatorët dhe vendet e punës

Nga Paul Krugman, publikuar në New York Times, 25 mars 2015

Nobel Prize winning economist Paul Krugman smiles during the World Business Forum in New YorkThuajse gjithçka që shkruaj shkakton reagime përçmuese nga mosbesuesit e zakonshëm, por nuk ka pasur asnjëherë kaq shumë reagime sa kur shpalosa disa fakte të pakëndshme. Kështu që pati shumë përbaltje kur theksova verën e kaluar se ekonomia e Kalifornisë – e cila konservatorët thoshin se qe ndëshkuar nga rritja e taksave dhe përgjithësisht nga politikat liberale –në fakt po e rimerrte veten në mënyrë mbresëlënëse.

Nëse krijimi i “miliona” vendeve të punës do të thotë të shtosh 2 milionë ose më shumë vende në një vit të caktuar, atëherë ne e kemi bërë këtë në tre prej katër viteve të Xhimi Karterit në detyrë, dhe 13 herë që kur Regani u largua nga Shtëpia e Bardhë – 8 herë me Bill Klintonin, dy me Xhorxh W. Bushin, dhe tre herë deri tani me Barak Obamën. Në të vërtetë, në të vetmet raste që nuk kemi krijuar miliona vende pune me demokratët kjo ka ndodhur si pasojë e disa krizave – kriza e naftës më 1979 dhe kriza financiare më 2008.

A po pretendoj se presidentët demokratë kanë qenë përgjegjës për krijimin e të gjitha këtyre vendeve të punës? Jo, jo plotësisht, nuk kam përse e them këtë. Puna është se politikat e tyre nuk e kanë penguar edhe aq rritjen e punësimit. Ajo që mësojmë si nga përvoja kombëtare ashtu edhe nga rasti i Kalifornisë është se mund t’i rrisim taksat për të pasurit dhe ta zgjerojmë aksesin në sistemin shëndetësor pa e dëmtuar ekonominë.

Republikanët, përkundrazi, orvaten të marrin përsipër se Reganomics e prodhoi të gjithë rritjen e punësimit në vitet ’80, ashtu sikurse kanë pretenduar se “shoqëria aksionere” e Bushit qe përgjegjëse për të gjitha lajmet e mira në vitet 2000. Ndaj po përpiqen dëshpërimisht ta paraqesin rimëkëmbjen aktuale ekonomike si një iluzion.

Nuk e përballojnë dot të vërtetën.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi