Draft Strategjia Ndërsektoriale e Reformës në Administratën Publike 2015 – 2020

Download (PDF, 877KB)

Strategjia Ndërsektoriale e Reformës ne Administratën Publike (SNRAP) 2015-2020 dhe Plani i Veprimit.

“Strategjia Ndërsektoriale e Reformës ne Administratën Publike (SNRAP) 2015-2020” është një dokument strategjik i cili është përgatitur përmes angazhimit dhe kontributit të institucioneve të ndryshme publike si dhe institucioneve ndërkombëtare.

Reforma në administratën publike është ndër prioritetet e qeverise shqiptare si një instrument kyç për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve dhe biznesit dhe si kusht për proceset integruese të vendit.

Ky draft do te konsultohet nëpërmjet komunikimit aktiv zyrtar me institucionet publike, organizata te shoqërise civile e donatore ne periudhën 9 – 20 Mars, si dhe do te kulmoje me një takim publik me grupet e interesit me dt. 18 Mars 2015.

Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike dhe Departamenti i Administratës Publike, ftojnë dhe inkurajojnë çdo qytetar, organizate te shoqërisë civile dhe aktorë te interesuar, të dërgojë në rrugë elektronike çdo koment dhe sugjerim mbi këtë dokument. Më poshtë mund të shkarkohet draft Strategjia SNRAP 2015-2020 dhe Plani i saj i Veprimit.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi