Shtetiweb prezanton Analizën Socio-Ekonomike të Bashkisë së Re Durrës

Shtetiweb, 9 mars 2015

20150309_103241 copy

Per here te pare ne kuadrin e Reformes Administrative & Territoriale, ne kuadrin e programit dldp dhe mbeshtetur nga Qeveria Zvicerane, Shtetiweb.org prezantoi rezultatet e analizes socio-ekonomike te te gjashte njesive vendore qe do te perbejne Bashkine e Re Durres (Durres, Manez, Ishem, Katund i Ri, Sukth dhe Rrashbull). Midis me teper se 50 pjesemarresve ishin drejtore drejtorish nga te gjashte njesite, kryetare njesish vendore, perfaqesues te biznesit, perfaqesues te shoqerise civile dhe pedagoge dhe studente te Universitetit Aleksander Moisiu. Mori pjese dhe drejtori i sapo-emeruar i Agjencise se Reformes Territoriale, Z. Artan Shkembi.
Diskutimet u perqendruan ne rolin strategjik te Bashkise se Re te Durresit, tek nevoja per informim te strukturuar mbi bashkite e reja, strukturen prodhuese & te sherbimeve te bashkise se re dhe sektoret prioritare, rendesine e koordinimit me pushtetin qendror ne investimet stategjike, dhe ne hapesirat dhe mundesite qe ofron reforma per qytetaret. Ne fund u paraqiten nje liste 27 me projekte te identifikuara nga ekipi i Shtetiweb.org me synim forcimin e lidhjeve infrastruturore, socio-ekonomike dhe kulturoro-artistike mes gjashte njesive. Lista e projekteve te kohezionit mund te konsultohet ketu.
Kuadri socio-ekonomik u plotesua me nje prezantim nga prof. Afrim Krasniqi nga Instituti Shqiptar i Studimeve Politike (ishsp.net) ne koordinim me Shtetiweb.org, mbi rezultatet paraprake te nje ankete mbi perceptimet e qytetareve te Qarkut te Durresit.
Se shpejti te dy studimet do te botohen ne formatin e-book.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi