Shqipëria i bashkohet COSME, programit të BE për financimin e SME

Firmoset Marrëveshja në Bruksel për SME-të, 4 mars 2015

P027669000802-352374

Firmoset Marrëveshja COSME, Shqipëria ka akses në fondin prej 2.3 miliardë eurosh për konkurrueshmërinë e SME-ve.

Sot Elżbieta Bieńkowska, Komisioneri Europian për Tregun e Brendshëm, Industrisë, Sipërmarrjen dhe SME-ve, dhe Arben Ahmetaj, Ministri Shqiptar i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nënshkruan një marrëveshje që zyrtarizon hyrjen e Shqipërisë në konkurrencën e ndërmarrjeve dhe në Programin (COSME) të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme.

Pas firmosjes së Marrëveshjes,Komisionerja Bienkowska i uroi mirëseardhjen Shqipërisë në grupin e vendeve që mund të përfitojnë nga fondet e Programit COSME. Sa i përket programit dhe politikave të SME-ve, Bienkowska shtoi se “Aksesi në financë mbetet një nga problemet kryesore me të cilat përballen SME-të. Unë dëshiroj që të përdorim mundësitë për financim që ky program ofron, në mënyrë sa mëeficente për të mbështetur SME-të dhe në të njëjtën kohë, të marrim ide prej vetë bizneseve lidhur me mënyrën më të mirë për t’i promovuar ato”.

Ministri Ahmetaj e vlerësoi këtë si një mundësi shumë të mirë për sipërmarrjet shqiptare që të aplikojnë për rritjen e konkurrueshmërisë, inovacionit dhe zhvillimin e tyre. “Sot firmosëm një marrëveshje shumë të rëndësishme për Shqipërinë që quhet COSME. Është një instrument financiar që Bashkimi Europian dhe Komisioni Europian e kanë krijuar për të mbështetur sipërmarrjet e vogla dhe të mesme brenda Bashkimit Europian dhe jashtë tij në vendet kandidate. Rëndësia për ne është që nga fondi i cili në total arrin në 2.3 miliardë euro, sigurisht që Shqipëria ka pjesën e vet proporcionale dhe është një sfidë e drejtpërdrejtë për autoritetet shqiptare, për administratën shqiptare dhe për sipërmarrjen shqiptare që të përfitojë nga këto fonde, nga ky financim qoftëpërsa i përket inovacionit, qoftëpërsa i përket strukturimit të ndërmarrjeve për të përballuar një konkurrencë akoma dhe më intensive në të ardhmen dhe për të thithur atë që e quajmë “ekonomia e dijes”, në mënyrë që të kalojnë në nivelin tjetër të zhvillimit ekonomik. Është sfidë e drejtpërdrejtë për ne që të arrijmë të thithim sa më shumë fonde në ndihmë të sipërmarrjes shqiptare dhe të përgatisim sipërmarrjen shqiptare që të aplikojë suksesshëm për fondet nga ky program” – u shpreh Ministri

COSME është programi i BE-së synon forcimin e konkurrencës dhe qëndrueshmërisë së SME-ve që funksion nga 2014-2020 me një buxhet prej 2.3mld euro.

Shqipëria është vendi i pestë jashtë BE-së për t’u bashkuar dhe për të kontribuar në program, pas Malit të Zi, ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Moldavisë dhe Turqisë.

Klikoni këtu për të mësuar ç’është Programi COSME?

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi