E ardhmja s’ka më vlerë. Bota në kohërat e përqindjes së interesit zero

screen-shot-2016-12-21-at-09-23-58

Nga Hanes Graseger, sipas bota.al, 26 dhjetor 2016

Nëqoftëse përqindja e interesit nuk ekziston më, atëhere më mirë të shkohet me pushime, sesa në bankë. Toka rrotullohet me shpejtësinë e duhur nga përqindja e interesit. Sa më e lartë që të jetë, aq më shumë ia vlen barra qeranë të presësh të nesërmen. Përqindjet e interesit masin vlerën e së ardhmes. Janë syri me të cilin kapitali shikon nga e ardhmja. Të mos hash kokrrën e grurit sot dhe të ruash të korrat e nesërme: është ky fillimi i qytetërimit tonë.

Të kesh 24 dritare të hapura në browser, 3 chate, kufjet në vesh, diçka për të ngrënë. Të shkruash një email teksa botohen online fotot e pushimeve. Të kontrollosh Facebookun në ecje. Të punosh në mënyrë konstante dhe gjithësesi të mos ndryshosh asgjë. Është kjo përqindja zero. Nga Liechtensteini në Tokio, duke kaluar nëpër Bruksel. E kanë vendosur sovranët e parasë në kështjellat e tyre racionale, me shtetet e frikësuara, të sulmuara e të “kapura pas fundeve”. Bankat qendrore i kanë çuar përqindjet e interesit në zero dhe në disa raste kanë shkuar edhe pak poshtë zeros. Përqindja zero është një botë e re. Qysh kur ekziston kapitalizmi, paraja shtohet vetë. Përtej kapitalit, ekzistojnë interesat mbi kapitalin dhe interesat mbi interesat. Kapitali lëviz vetë. Interesi u jep forcë kreditorëve dhe bën të shkojnë përpara debitorët. Për këtë arsye, përqindja zero i ekzalton kundërshtarët e kapitalizmit. Është diçka më e rëndë sesa disa rafte bosh në një supermarket të Venezuelës, vetëm se jashtë botës së financës askush nuk e ka kuptuar.

Përqindja e interesit është e ngulitur në gjithçka që është kapitalizëm, duke parë se cikli ekonomik bazohet mbi paranë. Sot, çdo kompani e re, çdo produkt i ri duhet të garantojë një rendiment më të lartë të përqindjes së interesit. Përndryshe, në vend që të investojë, një kreditor mund ta depozitojë paranë e tij në bankë dhe të kufizohet me marrjen e interesave. Nëqoftëse përqindja e interesit nuk ekziston më, atëhere më mirë të shkohet me pushime, sesa në bankë. Toka rrotullohet me shpejtësinë e duhur nga përqindja e interesit. Sa më e lartë që të jetë, aq më shumë ia vlen barra qeranë të presësh të nesërmen. Përqindjet e interesit masin vlerën e së ardhmes. Janë syri me të cilin kapitali shikon nga e ardhmja. Të mos hash kokrrën e grurit sot dhe të ruash të korrat e nesërme: është ky fillimi i qytetërimit tonë.

Antropologu David Graeber ka shpjeguar se në çfarë mënyrë borxhet kanë krijuar qytetërimin tonë. Por pa përqindje interesi nuk do të ekzistonin borxhet, pasi paraja huazohet vetëm për të nxjerrë diçka në këmbim. Ndoshta ka qenë kjo që na ka frenuar për të bërë menjëherë gjithçka që na vinte në mendje, që na ka bërë të zhvillojmë ligje, shtete dhe marrëdhënie. Çfarëdo lloj sistemi të mbizotëronte dhe çfarëdo pushteti të qeveriste, problemi ka qenë gjithmonë administrimi i së ardhmes. Kështu ka lindur bota në të cilën jetojmë.

Por në bitin 2007, e ardhmja është hedhur në erë. Vlera e të gjithë titujve financiarë që në atë kohë qenë shitur dhe blerë kudo – dokumenta format pdf, plot me përqindje që premtonin të ardhme më të mira, kontrata të gjata që thithnin kapital si sfungjer – është bërë e pallogaritshme. Përmbajtja e këtyre dokumentave është bërë papritmas e errët. Gota ishte gjysmë plot, apo gjysmë bosh? Askush nuk e dinte më. Vlera reduktohej. Nga çdo anë që të shikohej, dyshimi bënte pluhur çdo të ardhme. Kështu ka ardhur kriza financiare, që është transformuar në një gjendje emergjence permanente.

Në një moment të caktuar ministrat e Ekonomisë nuk kanë ditur më se çfarë të bëjnë dhe u janë drejtuar institucioneve të fundit, që ende mund të bënin diçka: bankave qendrore. Organizmat që shtypin paranë dhe përcaktojnë përqindjet e interesit: gardianët e ekonomisë së tregut. Bankat qendrore kanë analizuar situatën dhe kanë zgjedhur përqindjen e interesit zero. Fillimisht në Shtetet e Bashkuara e më pas në Europë. Nëse sot një bankë depoziton para pranë Bankës Qendrore Europiane, në këmbim nuk merr asgjë. Në Japoni, Danimarkë, Suedi e Zvicër merr deri më pak se asgjë. Pjesa më e madhe e ekonomisë botërore, 60 përqind e PBB-së botërore, sot luhatet në hapësirën e përqindjes së interesit zero, përfshi midis -1 dhe 1 përqindëshit. Nga bankat nuk nxjerr më asgjë, nëse depoziton para. Për këtë arsye llogaria jon në bankë na jep 0.1 përqind. Paraja që një baba heq mënjanë për djalin e tij, duke i hequr bukën nga goja, nuk i sjell asgjë në fund të vitit. Është kjo përqindja e interesit zero. E ardhmja nuk ka më vlerë. Përqindja e interesit zero mbretëron në Bashkimin Europian, në Zvicër, në Japoni dhe pak a shumë, edhe në Shtetet e Bashkuara. Është një fenomen i lidhur me ato shoqëri që kanë parë mirë, për një kohëtë shumë gjatë me paranë e tyre, dhe që tani u evokohet e ardhmja dhe e kaluara në të njëjtën kohë: postmodern, postkomunizëm, postpunk, postkapitalizëm, postutopi. Gjithçka duket e mbaruar, e nesërmja është në pritje, por nuk vjen kurrë…

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi