Pushteti shtetëror

Sipas Luan Omari: libri “Shteti i së Drejtës”

Shteti i realizon funksionet e tij me anë të pushtetit. Pushteti i një shteti është një mjet për kryerjen e këtyre funksioneve. Pra, pushteti është një shfaqje ose një shprehje e shtetit. Ai përfshihet në vetë nocionin e shtetit si organizatë shtrëngimi.

Koncepti i pushtetit është një koncept shoqëror, që mund të kuptohet vetëm si një marrëdhënie ndërmjet dy subjekteve, ndërmjet dy vullneteve. Pushteti është aftësia për t’i imponuar një urdhërim, një rregull sjellje një tjetri, pavarësisht nëse ky i fundit këtë e zbaton me dashje apo me pahir.

Ka pushtete të ndryshme në shoqëri. Çdo pushtet ka një farë shtrëngimi për të siguruar arritjen e një qëllimi të caktuar. Kështu psh. Në komunitetin primitiv ekzistonte pushteti i pleqësisë, në familje ekziston pushteti prindëror mbi fëmijët e mitur, i cili, në rast nevoje, ushtrohet me një farë shtrëngimi. Madje, në familjen e lashtë romake prindi (pater familias) kishte një pushtet të madh, që shtrihej deri në jetën e fëmijve të tij. Por edhe ky pushtet kaq i madh i babait nuk ushtrohej nëpërmjet ndonjë aparati të posaçëm shtrëngimi.

Përkundrazi, pushteti shtetëror ka monopolin e shtrëngimit fizik dhe ka në dispozicion një aparat të posaçëm për këtë qëllim.

Kur flitet për pushtetin shtetëror kuptohet pushteti i shtetit në tërësi, ndërsa pushteti i organeve të larta osë të ulëta konsiderohet si pjesë përbërse e pushtetit të vetëm shtetëror.

Nga fakti që pushteti shtetëror është një pushtet me fuqinë më të madhe fizike rrjedhin një sërë pasojash të rëndësishme për vetë pushtetin shtetëror dhe për dallimin e tij nga fenomenet e tjera shoqërore të ngjashme. Pushteti shtetëror është pushteti më i lartë, i pavarur, i pandarë, i pakufizuar, që përfshin gjithçka. Të gjitha këto karakteristika përfshihen në një koncept të vetëm, në konceptin e sovranitetit shtetëror.

 

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan