Reforma e administratës publike – thelbësore në procesin e integrimit

Një administratë publike funksionale është parakusht për qeverisje demokratike transparente dhe efektive. Si themel i funksionimit të shtetit, ajo përcakton aftësinë e qeverisë për të ofruar shërbime publike dhe për të kultivuar konkurrencën dhe zhvillimin e vendit. Ajo po ashtu luan rol thelbësor në procesin e integrimit evropian duke e bërë të mundur zbatimin e reformave thelbësore dhe duke organizuar dialogun efikas të anëtarësimit me Bashkimin Evropian (BE). Prandaj, kriteret e zgjerimit të BE-së e pranojnë dhe theksojnë nevojën që vendi të krijojë një administratë publike shtetërore që ka kapacitetin të ndjek parimet e qeverisjes së mirë dhe që e bën transpozimin dhe zbatimin efektiv të acquis.

Komisioni Evropian (KE) ka forcuar fokusimin e tij në reformën e administratës publike (RAP) duke theksuar gjashtë çështjet kryesore të reformës dhe duke integruar më mirë reformën në procesin e zgjerimit përmes Grupeve të Veçanta për RAP dhe lidhjeve më të forta me negociatat për anëtarësim.

Parimet përkufizojnë se çfarë përfshin qeverisja e mirë në praktikë dhe përcaktojnë kushtet kryesore që duhet të respektohen nga vendet gjatë procesit të integrimit në BE. Parimet po ashtu përmbajnë një kornizë të monitorimit e cila mundëson analizën e rregullt të progresit të arritur në zbatimin e Parimeve dhe caktimin e standardeve që duhet të përmbush vendi.

Koncepti i “qeverisjes së mirë” është përkufizuar vazhdimisht nga vendet e BE-së dhe është përfshirë në Kartën e BE-së për të Drejtat Themelore . Nocioni “Hapësirë Administrative Evropiane” është krijuar nga SIGMA në vitin 1999 . Ai përfshin komponente si besueshmërinë, parashikueshmërinë, llogaridhënien dhe transparencën, si dhe kompetencat teknike dhe menaxheriale, kapacitetin organizativ, qëndrueshmërinë financiare dhe pjesëmarrjen e qytetarëve.

Ndonëse kriteret e përgjithshme të qeverisjes së mirë janë universale, këto Parime janë të hartuara për vendet që duan të anëtarësohen në BE dhe që marrin ndihmë nga BE-ja përmes Instrumentit të Para-Anëtarësimit (IPA). Kushtet e acquis, si dhe direktivat dhe udhëzimet e tjera të BE-së, janë thelbi i Parimeve në fushat ku ekzistojnë acquis. Në fushat e tjera, Parimet rrjedhin nga standardet dhe kërkesat ndërkombëtare, si dhe nga praktikat e mira në shtetet anëtare të BE-së dhe në vendet e OECD-së. Si standard minimal për një administratë të mirë, vendet duhet të sigurojnë respektimin e këtyre Parimeve themelore.

Në secilin vend, vëmendja e Qeverisë ndaj një Parimi të caktuar mund të ndryshojë varësisht nga struktura qeverisëse, kultura administrative, sfidave kyçe specifike për vendin, dhe historia me reformat e mëparshme. Kështu, korniza mundëson krijimin e një grumbulli koherent të kushteve në të gjitha vendet, duke i lejuar në të njëjtën kohë një vendi të caktuar fleksibilitet në përcaktimin e sfidave dhe objektivave të tij në RAP.

Parimet mbulojnë një fushë të sektorit publik të cilit i referohemi si “administratë shtetërore”. Ky emërtim përdoret gjerësisht në vendet e Ballkanit Perëndimor. Ai i paraqet dy elementet kryesore të kësaj sfere: “administratën publike” në “nivel (kombëtar ose qendror) shtetëror”. Parimet po ashtu mbulojnë edhe organet e pavarura kushtetuese, si dhe Parlamentin dhe gjyqësorin në kuadër të sferës së trajtimit të tyre dhe kompetencave për mbikëqyrjen e administratës shtetërore.

Parimet plotësohen me kornizën e monitorimit, e cila mundëson përcjelljen e progresit të arritur përgjatë kohës në zhvillimin e administratës publike. Korniza e monitorimit përmban tregues sasiorë dhe cilësorë; ajo fokusohet në zbatimin e reformave dhe rezultatet për sistemin, d.m.th, se si administrata e bën punën e vet në praktikë. Treguesit cilësorë e masin pjekurinë e komponentëve përkatës të administratës publike në shkallën nga 1 (rezultati më i ulët) deri në 5 (rezultati më i lartë). Dëshmitë dhe të dhënat e nevojshme për monitorim mblidhen gjatë procesit vjetor të vlerësimit të RAP-së nga OECD/SIGMA. Përveç treguesve të zhvilluar nga SIGMA, korniza e monitorimit përdor, aty ku duhet, edhe treguesit e njohur ndërkombëtarisht (p.sh., nga Forumi Ekonomik Botëror dhe Banka Botërore).

Niveli në të cilin një vend i caktuar kandidat ose kandidat potencial zbaton këto Parime në praktikë është tregues i kapacitetit të administratës publike të atij vendi për zbatimin efektiv të acquis, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga Këshilli Evropian në Kopenhagë (1993) dhe në Madrid (1995).

Më shumë shih…..

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan