Ja shtyllat e reformës në administratë

Sipas Shekulli Online, 4 shkurt 2015

Për 2015-2020-n është hartuar draft-strategjia e cila do të ofrojë kornizën e përgjithshme në katër shtylla, në politikbërje, në shërbimin civil dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, dhe në procedurat administrative

haritoMinistrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Milena Harito prezantoi sot një strategji të re për ngritjen e një grupi të posaçëm Shqipëri-Be, për reformën në administratën publike.

Në konferencën e organizuar ditën e sotme në Hotel Tirana, Harito nënvizoi rritjen e besueshmërisë së administratës për qytetarët. Sipas Haritos, për 2015-2020-n është hartuar draft-strategjia e cila do të ofrojë kornizën e përgjithshme në katër shtylla, në politikbërje, në shërbimin civil dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, dhe në procedurat administrative.

“Është një strategji e hartuar në kuadër të reformës në administratë dhe në kuadër të standardeve evropiane që të sigurojmë funksionimin efikas nëpërmjet përdorimit të teknologjive të reja”, nënvizoi ministrja.

Ministrja u ndal në reformën në administratë e cila nisi fillimisht me aplikimet online, deri në rekrutimet e bëra në muajin mars e shtator të 2014-s, që janë vetëm aplikime online.

“Suksesi ynë u duk që në konkurset e para, ku kishte një pjesëmarrje prej rreth 5200 kandidatë. Në muajin gusht të 2014-s u shpallën 113 vende të reja pune të kategorisë ekzekutive (specialistë). Një risi që vlen të theksohet, me synimin e zbatimit më korrektësi të ligjit dhe transparencës në procedurat e rekrutimit, është aplikimi on line i kandidatëve. Si rezultat në këtë periudhë aplikuan 5,300kandidatë dhe në përfundim të procedurave të konkurrimit rezultuan 38 fitues. Në muajin tetor 2014, u shpallën 148 vende vakante në nivel ekzekutiv (specialistë), ku aplikuan rreth 7,000 kandidatë, (afërsisht 2,000 aplikime me shume se fazën e parë), fakt ky që evidenton rritje të besueshmërisë në procedurat e reja dhe transparente të rekrutimit. Në përfundim të procedurave të rekrutrimit, rezultuan 114 fitues”, u shpreh Harito.

Ministrja Harito përmendi gjithashtu rëndësinë e Shkollës së Administratës Publike (ASPA) në intensifikimin e trajnimeve si dhe angazhimin e Departamentit të Administratës Publike në hartimin e strategjisë së administratës. Harto theksoi se do të marrë zgjidhje edhe çështja e vendimeve të gjykatave për pushimin pa të drejtë nga puna të punonjësve të administratës. Administrata synon të kthehet në një vend ku mbizotëron profesionalizmi dhe meritokracia.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan