Teoria e Përgjithshme e Shtetit

Shprehja “Teoria e Përgjithshme e Shtetit” (General Theory of the State, anglisht; Allgemeine Staatslehre, gjermanisht; Theorie generale de l’Etat, frëngjisht) është disa kuptime, kjo sepse si fjala Teori ashtu dhe fjala Shtet, mund të përdoren me shumë kuptime të ndryshme.

Nocioni i Shtetit ka një kuptim të trefishtë:

  • Sociologjik,
  • Organizativ,
  • Juridik.

Në planin sociologjik Shteti është një tërësi personash që jetojnë në një territor të caktuar dhe që i nënshtrohen një qeverisje të dhënë. Në planin organizativ, Shteti është një formë organizimit që shoqëria përdor për të qënë e orjentuar dhe e administruar. Shteti cakton gjithashtu një bashkësi personash që pranojnë të imponojnë një rend. Në planin juridik, Shteti mund të konsiderohet si tërësia e pushteteve të autoritetit dhe detyrimeve kolektive që kombi ka mbi qytetarët dhe individët, në mënyrë që të mbahet parasysh ajo që quhet interesi i përgjithshëm, dhe me një nuancë etike, pasuria publike ose pasuria e përbashkët.

Gjithashtu Teoria e Përgjithshme e Shtetit mund të përcaktojë një disiplinë, ose të nënkuptojë një teori politike.

Si disiplinë mund të përkufizohet si studimi i Shtetit, i lindjes dhe zhdukjes së tij, i strukturave të tij, i mënyrave të organizimit dhe veprimit të tij si dhe i bashkëpunimit ndërshtetëror. Teoria e Përgjithshme e Shtetit nuk i referohet një Shteti në veçanti, por, si tregon fjala “e përgjithshme”, ka një prirje universale, ajo i referohet tërësisë së Shteteve të planetit.

Teoria e Përgjithshme e Shtetit është një teori e së drejtës publike, që kërkon t’u përgjigjet disa pyetjeve mbi nocionin e Shtetit, si për shëmbull: Cili është thelbi i Shtetit? Ç’është Shteti? Cilat janë funksionet e Shtetit? Teoria e Përgjithshme e Shtetit përpiqet të spjegojë disa parime të përgjithshme të së drejtës publike si Sovraniteti, dallimi midis Popullit dhe Kombit, elementët përbërës të Shtetit, si realizohet veprimi shtetëror në brëndësi të tij, etj. Përgjigjet e këtyre pyetjeve do të jenë objekt i skedave të kategorisë Shteti këtu në Shtetiweb.

Ndryshe nga sa mund të besohet, Teoria e Përgjithshme e Shtetit nuk është pika e nisjes së një kursi të së Drejtës Publike. Ajo fillon të trajtohet pas një studimi të thelluar të së Drejtës Publike. Teoria e Përgjithshme e Shtetit studjohet duke u nisur nga faktet dhe sidomos nga tekstet historike, që lejojnë të kuptohen dhe të përkufizohen konceptet e mësipërme.

Autorët që kanë kontribuar në Teorinë e Përgjithshme të Shtetit, sipas rendit kronologjik, janë: Jean Bodin (shekulli XVl), Thomas Hobbes (shekulli XVll), Montesquieu (shekulli XVll dhe XVlll), Jean-Jacques Rousseau (shekulli XVlll), Raymond Carré de Malberg (shekulli XlX), Hans Kelsen (shekulli XlX), Herbert Hart (shekulli XX), Olivier Beaud (shekulli XlX).

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan