Paradokset e Turqisë

Didier Billion

Z/drejtor i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike, Francë, shqiperoi bota.al

ergo-istaDuket sikur aleancat tradicionale të Turqisë janë gati për t’u zgjidhur. Disa komentatorë perëndimorë kanë kritikuar fuqishëm Turqinë, duke akuzuar atë se po bën një lojë dyfishe madje trefishe dhe duke u bërë vetë ajo një faktor plotësues i paqëndrueshmërisë rajonale. Në realitet Turqia nuk bën as një lojë dyfishe as dhe një lojë trefishe, por ajo gjindet e kapur në kurthin e politikës që ajo ka filluar me fuqitë perëndimore përsa i përket menaxhimit të krizës evropiane. Përtej kritikave që mund të jenë formuluar në drejtim të saj, mundet ende të themi se Turqia më shumë është një faktor stabiliteti rajonal, se sa jo stabiliteti

Si të kuptojmë valën e arrestimeve të gazetarëve nga pushteti turk fund javën e kaluar?

Në mënyrë konjukturale arrestimi i 23 gazetarëve organizuar fundjavën e kaluar i bën jehonë betejës politike të nisur pothuaj një vit më parë, që zbuloi veprime korrupsioni që preknin rrethet e drejtuesve të pushtetit, ministra, si dhe djalin e presidentit Recep Tayyip Erdogan (asokohe kryeministër).

Këto zbulime shpërthyen një betejë të ashpër politike duke kundërvënë Partinë e Drejtësisë dhe e Zhvillimit (AKP), në pushtet, me lëvizjen e klerikut Fethullah Gülen.

Qysh asokohe kjo përballje nuk është ndërprerë, Erdogani në mënyrë të dukshme ka vendosur që t’i lajë hesapet njëherë e mirë me këtë lëvizje. Qysh prej një viti, një pjesë e aparatit të magjistraturës u pushuan nga puna sepse një numër i drejtuesve të saj u dyshuan se ishin militantë të lëvizjes të Fethullah Gülenit. Ndryshime të shumta dhe largime u bënë në gjirin e ministrisë së punëve të brendshme, gjithmonë me të njëjtin pretekst.

As shtypi nuk u kursye në këtë luftë pa mëshirë midis pushtetit të mishëruar nga Erdogani dhe lëvizjes güleniste, që u dëshmua me ngjarjet e fundit të javës së kaluar në Turqi. Përtej trazirave shumë të rënda, mund të themi se qeveria turke ka bërë një kthesë autoritare qysh me referendumin kushtetues të shtatorit të vitit 2010: kjo rrëshqitje e heqjeve të lirisë manifestohet sidomos me një kufizim të lirive publike që prekin të gjithë shoqërinë dhe me përpjekjen e zbatimit të një rregulli moral që nuk pranohet nga një pjesë e popullsisë. Shteti i së drejtës sot po rrëshqet dhe po bëhet gjithnjë e më pak i sigurt. Kur ekzekutivi gëzon të drejtën të largojë apo të ndryshojë emërimin e gjykatësve apo të policëve, kjo flet shumë mbi praktikat autoritare të qeverisë.

A gjindet Erdogani në vështirësi në skenën e brendshme, ndërkohë që ai fitoi me rezultat të lartë zgjedhjet lokale në mars dhe ato presidenciale në muajin gusht?

Ne gjindemi përballë një paradoksi: aq sa kjo rrëshqitje e shkeljeve të lirisë është e manifestuar dhe shqetësuese për shtetin e së drejtës në Turqi, po aq bazat sociale dhe elektorale të AKP nuk duken të shpërbëhen. Të dyja fitoret elektorale të vitit 2014 e konfirmojnë atë: gjatë zgjedhjeve lokale AKP fitoi dhe u konfirmua në shumicën e qyteteve të mëdha të vendit – me përjashtim në qytetin e Izmirit – ndërsa lideri i saj karizmatik, Recep Tayyip Erdogan, u zgjodh qysh në turin e parë të zgjedhjeve presidenciale me më shumë se 50% të votave. Mund të identifikojmë shumë shpjegime për këtë situatë. Së pari, një numër i turqve i janë mirënjohës se ai ka qenë vektor i rezultateve ekononomike impresionuese qysh me ardhjen në pushtet të AKP: e ardhura mesatare është rritur 2.5 herë brenda dhjetë viteve. Klasa mesatare e lindur përbën një nga bazat elektorale të partisë.

Krahas kësaj, Erdogani ka kuptuar shumë mirë se shoqëria turke, nga fakti i historisë së saj dhe karakteristikave të saj sociologjike, është mjaft konservatore. Disa masa të marra nga pushteti mjaft larg vizionit tonë perëndimor, korrespondojnë në realitet me aspiratat dhe zakonet e një pjese të shoqërisë turke. Duhet pra të ruhemi nga një lexim shumë semplist që të themi se prekja e lirive do të shkaktonte me siguri një shpartallim të bazës elektorale të AKP-së.

Në fakt absolutisht nuk kemi të bëjmë me këtë : AKP-ja dhe lideri i saj janë në fazë me një shumicë të popullsisë turke. Një numër i mirë janë gjithashtu mjaft të pakënaqur nga evolucioni i jetës politike turke, por kjo opozitë nuk arrin të strukturohet politikisht dhe që të përfaqësohet. Partitë opozitare parlamentare nuk janë në lartësinë e detyrës së tyre dhe nuk arrijnë të paraqiten në një front të bashkuar dhe një alternativë të besueshme ndaj AKP-së. Partia në pushtet ka pra ende ditë të bukura para saj!

Kjo valë arrestimesh u gjykua në mënyrë të ashpër nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. A nuk është duke u vetëizoluar Turqia në skenën ndërkombëtare ndërkohë që konteksti i saj rajonal është gjithnjë e më tepër i paqëndrueshëm?

Gjatë fundjavës së kaluar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian lëshuan kritika mjaft të ashpra – dhe të justifikuara – kundrejt arrestimeve të gazetarëve. Gjithsesi nuk duhet të harrojmë që ka tashmë një vit që ata shqetësohen për kthesën e shkeljes së lirive nga ana e qeverisë turke: pra ky reagim nuk është i ri. Duke marrë marrë parasysh kritikat e bëra për shkeljen e lirive të shtypit nga Erdogani, mund të hamendësojmë që aleancat tradicionale të Turqisë janë gati për t’u zgjidhur. Rreziku është përkeqësuar nga kriza siriane dhe mungesa e ndërhyrjes së turqve në favor të luftëtarëve kurdë të Kobane-s dhe sepse disa komentatorë perëndimorë kanë kritikuar fuqishëm Turqinë, duke akuzuar atë se po bën një lojë dyfishe madje trefishe dhe duke u bërë vetë ajo një faktor plotësues i paqëndrueshmërisë rajonale. Në realitet Turqia nuk bën as një lojë dyfishe as dhe një lojë trefishe, por ajo gjindet e kapur në kurthin e politikës që ajo ka filluar me fuqitë perëndimore përsa i përket menaxhimit të krizës evropiane. Përtej kritikave që mund të jenë formuluar në drejtim të saj, mundet ende të themi se Turqia më shumë është një faktor stabiliteti rajonal, se sa jo stabiliteti.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi