4. A është në krizë demokracia përfaqësuese?

Intervistën e plotë mund ta lexoni në: Fillimi 1 2 3 4 5 6

HL: Bernard Manin, sipas Nadia Urbinati, ju mohoni se ka një krizë të përfaqësimit. Nga ana tjetër, ju flisni për krizat e ndryshme të përfaqësimit si faza në metamorfozën e përfaqësimit. Pra, është aktuale “kriza e përfaqësimit ” për të cilën flasin mediat, apo kjo është vetëm një iluzion i perspektivës? Apo vetëm një metamorfozë e re? 

Bernard Manin: Që nocioni i krizës të jetë i dobishëm për analizën, ai duhet të përdoret vetëm në kushte të caktuara. Duhet, në veçanti, që ngjarje apo zhvillime të provuara të duken për disa arsye të papajtueshme me tiparet konstituitive të objektit të konsideruar, duke kërcënuar potencialisht mbijetesën e tij. Në mungesë të një kërkese të tillë, diagnozat e krizës bëhen diçka të zakonshme me vlerë të ulët informative. Çdo ndryshim në një zonë të dhënë, dhe në veçanti çdo ndryshim ende pak i studiuar dhe, ndoshta i keqkuptuar, krijon lëndë për një deklarim të krizës. Dy faktorë ushqejnë, përveç kësaj, shtimin e diagnozave të krizës: së pari, prirja e përhapur për të idealizuar të kaluarën, dhe së dyti, fakti se shpallja e një krize në ndonjë aktivitet tërheq më shumë vëmendjen e botuesve dhe lexuesve, madje akademikëve, se sa analiza e këtij aktiviteti.

Kushtet e nevojshme për të justifikuar diagnozën e një krize të sistemit përfaqësues nuk më duken se plotësohen. Këtu, të dy treguesit më serioz të një krize eventuale janë në radhë të parë ulja e numrit të votuesve, dhe së dyti diskreditimi relativ që i ndodh stafit politik. Nuk është këtu vendi për të hyrë në një diskutim teknik për këta tregues. Mund të theksohet, megjithatë, se analiza e tyre është gjithmonë subjekt i diskutimeve mes ekspertëve. Mbi të gjitha, nuk duken të qarta arësyet për të cilat zhvillimet e reflektuara në këta tregues do të ishin të papajtueshme me kushtetutën e qeverisjes përfaqësuese.

Në studimin e tij kryesor mbi gjitha demokracitë e vendosura, Mark Franklin tregon, për shembull, se pjesëmarrja e votuesve ka rënë që prej 1945. Ai vë në dukje, megjithatë, se kjo rënie është e kufizuar dhe ne mund të pyesim pse pjesëmarrja ka ndryshuar gjithashtu shumë pak. Teoria e tij përpiqet për t’iu përgjigjur këtyre dy pyetjeve. Franklin kryesisht tregon se kjo rënie është vetëm një mesatare e të gjitha zgjedhjeve të kryera në çdo vend. Fenomeni qendror është se pjesëmarrja luhatet në varësi të karakterit të veçantë të çdo zgjedhjeje. Numri i votuesve rritet, nganjëherë masivisht, kur zgjedhjet shihen si të rëndësishme dhe shumë të nxehta. Zgjedhjet e kohëve të fundi në Francë janë një ilustrim spektakolar, por fenomeni i luhatjeve gjendet në të gjitha demokracitë. Nuk shoh arësye pse rastet kur zgjedhësit mobilizohen sidomos kur sfida e një zgjedhjeje duket shumë e rëndësishme dhe që rezultatet janë të shtrënguara, të jenë të papajtueshëm me funksionimin e sistemit përfaqësues.

Disa studime tregojnë më tej se qytetarët që deklarojnë besimin e tyre të ulët ndaj personelit politik, nuk tërhiqen në apati politike dhe indiferencë. Ata janë, përkundrazi, më shumë se mesatarja, të prirur për t’u angazhuar në format e ndryshme të pjesëmarrjes politike, jo elektorale apo élektorale.

Qëndrueshmëria e sistemit përfaqësues do të ishte padyshim e kërcënuar nëse qytetarët do të pushonin sistematikisht interesin për të dhe të mos merrnin pjesë në forma të ndryshme të veprimit politik. Ky nuk është rasti. Tablloja që vizatohet është më shumë ajo e një ndryshimi në ritmin dhe mënyrat e angazhimit politik. Nuk duket se sistemi nuk është në gjendje për t’iu përshtatur ndryshimeve të tilla. Institucionet përfaqësuese kanë kaluar tashmë provën e përshtatshmërisë së tyre. Rregullimet e vendosura në shekullin e XVIII mbijetuan ndaj zhvendosjeve sociale të shkaktuara nga revolucioni industrial, madje ato shërbyen për të paqtuar konfliktin klasor dhe për të integruar klasën punëtore në sistemin politik, duke dhënë provën më mbresëlënës. Ky kapacitet i përshtatshmërisë nuk është vetëm një fakt i përvojës, ai ka arsyet e veta. Nga njëra anë, si ne kemi shënuar, sistemi është i përbërë, është i formuar nga disa elemente midis të cilëve marrëdhëniet nuk janë të fiksuara në mënyrë rigoroze. Kështu, dispozitivi i jep autoritetin për të vendosur vetëm të të zgjedhurve. Por ai vendos gjithashtu lirinë për të shprehur opinionet dhe kërkesat në çdo kohë. Pesha që të zgjedhurit duhet tu japin këtyre ngjarjeve nuk është rigorozisht e përcaktuar. Ky marzh papërcaktueshmërie i bën rregullimet të mundshme. Në anën tjetër, sistemi bën të dukshme pakënaqësitë që ai gjeneron vetë. Ai gjithashtu ofron stimuj për ti ndrequr ato përmes konkurrencës zgjedhore.

Kështu, liria e informacionit dhe shprehja e opinioneve bën që ne kemi njohuri të diskreditimit relativ, objekti i së cilit janë politikanët. Edhe këta kanë gjithashtu njohurite e tyre. Dhe perspektiva e shfaqjes së konkurrentët e rinj, që nuk duhet të jenë viktima të këtij diskreditimi, mund të çoj në kërkimin e antidotave. Qeverisja përfaqësuese kështu përmban mekanizma të vetë-rregullimit dhe madje edhe të vetë-transformimit. Duke patur parasysh kapacitetet e transformimit të qeverisjes përfaqsuese, ne duhet të jemi mjaft kërkues mbi kriteret që lejojnë të deklarohet një krizë.

HL: A nuk paraqiten trazirat në periferi një kriter i mjaftueshëm i një krize të përfaqësimit?

Bernard Manin: Trazirat në periferi janë padyshim shenjë e dështimit. Por pse konsiderohet ky dështim si shenjë e një krize të përfaqësimit? Së pari, këto trazira janë specifike për në Francë dhe nuk ndodhin në të gjitha demokracitë përfaqësuese. Gjithashtu duhet të dallohet një sistem i qeverisjes prej politikave specifike që ajo prodhon në një fushë të caktuar. Franca me siguri ka dështuar deri tani për të integruar popullsinë e periferive të saj në tërësinë e jetës sociale, ekonomike dhe politike të vendit. Që këtej nuk mund të konkludohet se sistemi francez i qeverisjes është i çalë. Konkluzioni më shumë është se politikat e ndjekura në këtë fushë nuk kanë qënë të mira. Më gjerësisht, megjithatë, shpërthimi i çrregullimeve publike nuk është domosdoshmërisht më e keqja e të këqijave. Çdo gjë varet nga përgjigja dhe zgjidhjet që u jepen atyre. Brenda kufijve të caktuar, çrregullimet mundet kthehen në një stimul të fuqishëm për të zgjidhur problemet ose padrejtësitë veçanërisht ato janë të rënda. Machiavelli argumentonte se nuk ishin grindjet ndërmjet plebejve dhe fisnikëve dhe trazirat e rezultuara prej tyre, ato që kishin shkaktuar shkatërrimin e Romës, ato kishin kontribuar më tepër në jetëgjatësinë dhe ekuilibrin e Republikës duke i detyruar patricët të lehtësonin ankesat e plebejve.

Nadia Urbinati: Mund të flitet për një lidhje të shkurtër në sistem. Distanca midis vendit ‘ligjor’ dhe vendit “real”- që ne e perceptojmë si një mungesë e pjesmarrjes miqësore ndërmjet institucioneve përfaqësuese dhe qytetarëve – mund të jetë një mënyrë për sistemin për të operuar në formë vetë-rregullimi, si një lloj vetë-mjekimi. Sipas Machiavelli, rastet e dhunës apo, më shumë kryengritjet popullore, duhet të interpretohen si një impuls ose një stimul për të nxitur rivitalizimin dhe ndryshimin politik. Në demokracitë përfaqësuese mungesa e imagjinatës për kryerjen e reformave, në vend që të merren me problemet urgjente, mund të jetë e dëmshme. Ajo që sipas meje është një problem i ngutshëm është “demokracia e publikut”, që është një formë e modernizuar e populizmit. B. Manin ka arësye në një pikëpamje përshkruese për të diagnostikuar kalimin nga demokracia e partive në demokracinë e publikut. Por a është e mundur që të jetë thjesht përshkrues kur diagnostikohet ky fenomen? Nuk është demokracia e publikut më shumë një shkelje e qeverisjes përfaqësuese? Sipas meje kjo formë e re e cesarisme ose populizmit është një shkelje e demokracisë përfaqësuese. Identifikimi jokritik prej masave për një udhëheqës të zgjedhur me një fushatë që ai ka manipuluar me pjesëmarrjen aktive të sistemit të mediave është gjithmonë një shkelje e parimeve të demokracisë përfaqësuese. Vendosja e demokracisë publike, sipas meje, është një problem më i madh se trazirat. Ky është një mohim i karakterit indirekt të politikës demokratike dhe pluralizmit politik.

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi