Mbi reformën në sistemin energjetik

Nga Bardhi Sejdarasi, botuar në Dita, 16 nëntor 2014

bsejdarasiReforma në sistemin energjitik, për vetë kolapsin ku është futur, duket se përbën një nga sfidat e qeverisë “Rama”. Jo thjesht për të ndrequr çfarë shkon keq në skemën e këtij sistemi, por dhe si një nga rrugëzgjidhjet për të rregulluar bilancet ekonomike në funksion të reformave dhe planeve afatgjata të zhvillimit ekonomik. Vetë deklarimet së fundi të Kryeministrit Rama, pavarësisht se në media fokusohet kryesisht çështja nëse do të ndryshohet apo jo çmimi i energjisë elektrike për konsumatorin, ngrenë së pari si objektiv ndryshimin e skemës difektoze që prodhon humbje qindra milion eurosh për ekonominë dhe krijimin e një sistemi funksional që të gjenerojë të ardhura. Kjo nismë, e lançuar së pari nga Ministri I Energjisë dhe Industrisë, z. Damian Gjiknuri, shndërrohet në një domosdoshmëri për të dalë nga kolapsi i shkaktuar. Madje ajo është i vonuar, kur alarmi i dhënë nga analistët e ekonomisë dhe ata të tregut të energjisë dhe I papërfillur nga qeveria e mëparshme, është i kahershëm, çka i ka shkaktuar ekonomisë një dëm prej 1 miliardë eurosh dhe buxhetit të shtetit një dëm prej 200 milion eurosh.
Ekspertët e tregut të energjisë, por edhe ekonomistët dhe analistët e ekonomisë, kanë pranuar tashmë se qoftë arritja 100 për qind e arkëtimeve nga shitja e energjisë elektrike, qoftë zerimi i humbjeve joteknike (vjedhjeve) të energjisë, nuk mund të jetë zgjidhja që shpëton sistemin nga kolapsi. Kjo pasi, të ardhurat që sigurohen nga kjo mënyrë të operuari janë më të vogla se shpenzimet që kryejnë operatorët publikë për të siguruar energjinë. Ndaj, vetëm me këto dy masa, nuk mund t’i japin qeverisë në dorë çelësin e artë për të vënë nën kontroll sistemin e kolapsuar të sotëm të energjisë elektrike.

Tarifat e rregulluara dhe ristrukturimi i çmimeve

Sektori energjetik operon si një i tërë dhe me tarifa të rregulluara e të vendosura nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike (ERE). Sipas detyrimit ligjor, kompanitë publike apo private, i drejtohen ERE, duke propozuar tarifat e reja të energjisë. Dhe është ky i fundit, që vendos, pas një konsultimi të gjerë, përfshirë edhe publikun. Ajo që është bërë e njohur deri në këto moment është se vetëm njëri nga operatorët në treg, Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) dhe KESH sha kanë paraqitur propozimet e tij, të cilat edhe janë duke u marrë në shqyrtim nga ERE. Kompania tjetër, në pronësi shtetërore, OSHEE sha, është duke shfrytëzuar në maksimum afatet ligjore për të dërguar propozimin pranë këtij enti. Nuk ka ende ndonjë informacion të plotë lidhur me këto propozime dhe se cilat janë termat teknike dhe financiare që ato përfshijnë.

Ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë ERE dhe për të dhënë një shpjegim se çfarë duhet të presim nga kjo reformë në sektorin energjetik, sidoqoftë do të ishte e udhës së pari të bëhej një analizë paraprake, ku të gjykohej mbi kostot e sotme të prodhimit, tregtimit dhe importit të energjisë elektrike dhe së dyti, mbi nevojën që ka shprehur tashmë Qeveria Shqiptare për të mos ndryshuar çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët tariforë.

Çfarë ka ndodhur me tregun e energjisë në vitet 2010-2014?

Pa u marrë me historikun se si u bë dhe çfarë efektesh solli ndarja e KESH në tre operatorë publikë, le të gjykojmë nëpërmjet shifrave të viteve të fundit vetëm për KESH sha si njëra nga ndërmarrjet publike. Nga informacione jozyrtare, duke njohur humbjet financiare të KESH sha të shkaktuara si rrjedhojë e mosreflektimit të prodhimit të HEC-eve në çmimin e rregulluar prej 2,2 lekë/kWh, vihet re se për vitet 2012-2013, KESH sha ka blerë afro 1.050,000,000 kWh energji elektrike të prodhuar nga HEC-et, ndërkohë që tarifa prej 2,2 Lekë/kWh përfshinte vetëm sasinë prej 498,000,000 kWh. Si rrjedhojë, KESH ka blerë rreth 555,000,000 kWh me çmim të parregulluar duke realizuar një humbje financiare prej rreth 4.5 miliardë Lekë apo 32 milionë Euro. E njëjta situatë vijon në 2014: prodhimi i parashikuar i HEC-eve për t’u blerë nga KESH është afro 1 miliardë kWh, ndërkohë që tarifa e rregulluar përfshinte vetëm 280,000,000 kWh. Si rrjedhojë në vitin 2014, KESH pritet të ketë një humbje financiare prej 5.5 miliardë Lekë apo afro 40 milionë Euro.

Reforma në sistemin energjitik, për vetë kolapsin ku është futur, duket se përbën një nga sfidat e qeverisë “Rama”. Jo thjesht për të ndrequr çfarë shkon keq në skemën e këtij sistemi, por dhe si një nga rrugëzgjidhjet për të rregulluar bilancet ekonomike në funksion të reformave dhe planeve afatgjata të zhvillimit ekonomik.

Vetë deklarimet së fundi të Kryeministrit Rama, pavarësisht se në media fokusohet kryesisht çështja nëse do të ndryshohet apo jo çmimi i energjisë elektrike për konsumatorin, ngrenë së pari si objektiv ndryshimin e skemës difektoze që prodhon humbje qindra milion eurosh për ekonominë dhe krijimin e një sistemi funksional që të gjenerojë të ardhura. Kjo nismë, e lançuar së pari nga Ministri I Energjisë dhe Industrisë, z. Damian Gjiknuri, shndërrohet në një domosdoshmëri për të dalë nga kolapsi i shkaktuar. Madje ajo është i vonuar, kur alarmi i dhënë nga analistët e ekonomisë dhe ata të tregut të energjisë dhe I papërfillur nga qeveria e mëparshme, është i kahershëm, çka i ka shkaktuar ekonomisë një dëm prej 1 miliardë eurosh dhe buxhetit të shtetit një dëm prej 200 milion eurosh.
Ekspertët e tregut të energjisë, por edhe ekonomistët dhe analistët e ekonomisë, kanë pranuar tashmë se qoftë arritja 100 për qind e arkëtimeve nga shitja e energjisë elektrike, qoftë zerimi i humbjeve joteknike (vjedhjeve) të energjisë, nuk mund të jetë zgjidhja që shpëton sistemin nga kolapsi. Kjo pasi, të ardhurat që sigurohen nga kjo mënyrë të operuari janë më të vogla se shpenzimet që kryejnë operatorët publikë për të siguruar energjinë. Ndaj, vetëm me këto dy masa, nuk mund t’i japin qeverisë në dorë çelësin e artë për të vënë nën kontroll sistemin e kolapsuar të sotëm të energjisë elektrike.

Tarifat e rregulluara dhe ristrukturimi i çmimeve

Sektori energjetik operon si një i tërë dhe me tarifa të rregulluara e të vendosura nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike (ERE). Sipas detyrimit ligjor, kompanitë publike apo private, i drejtohen ERE, duke propozuar tarifat e reja të energjisë. Dhe është ky i fundit, që vendos, pas një konsultimi të gjerë, përfshirë edhe publikun. Ajo që është bërë e njohur deri në këto moment është se vetëm njëri nga operatorët në treg, Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) dhe KESH sha kanë paraqitur propozimet e tij, të cilat edhe janë duke u marrë në shqyrtim nga ERE. Kompania tjetër, në pronësi shtetërore, OSHEE sha, është duke shfrytëzuar në maksimum afatet ligjore për të dërguar propozimin pranë këtij enti. Nuk ka ende ndonjë informacion të plotë lidhur me këto propozime dhe se cilat janë termat teknike dhe financiare që ato përfshijnë.

Ndërsa mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë ERE dhe për të dhënë një shpjegim se çfarë duhet të presim nga kjo reformë në sektorin energjitik, sidoqoftë do të ishte e udhës së pari të bëhej një analizë paraprake, ku të gjykohej mbi kostot e sotme të prodhimit, tregtimit dhe importit të energjisë elektrike dhe së dyti, mbi nevojën që ka shprehur tashmë Qeveria Shqiptare për të mos ndryshuar çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët tariforë.

Çfarë ka ndodhur me tregun e energjisë në vitet 2010-2014?

Pa u marrë me historikun se si u bë dhe çfarë efektesh solli ndarja e KESH në tre operatorë publikë, le të gjykojmë nëpërmjet shifrave të viteve të fundit vetëm për KESH sha si njëra nga ndërmarrjet publike. Nga informacione jozyrtare, duke njohur humbjet financiare të KESH sha të shkaktuara si rrjedhojë e mosreflektimit të prodhimit të HEC-eve në çmimin e rregulluar prej 2,2 lekë/kWh, vihet re se për vitet 2012-2013, KESH sha ka blerë afro 1.050,000,000 kWh energji elektrike të prodhuar nga HEC-et, ndërkohë që tarifa prej 2,2 Lekë/kWh përfshinte vetëm sasinë prej 498,000,000 kWh. Si rrjedhojë, KESH ka blerë rreth 555,000,000 kWh me çmim të parregulluar duke realizuar një humbje financiare prej rreth 4.5 miliardë Lekë apo 32 milionë Euro. E njëjta situatë vijon në 2014: prodhimi i parashikuar i HEC-eve për t’u blerë nga KESH është afro 1 miliardë kWh, ndërkohë që tarifa e rregulluar përfshinte vetëm 280,000,000 kWh. Si rrjedhojë në vitin 2014, KESH pritet të ketë një humbje financiare prej 5.5 miliardë Lekë apo afro 40 milionë Euro.

Në një vëzhgim të shpejtë, referuar vetëm tarifave me të cilën KESH sha blen energjinë nga prodhuesit e vegjël të energjisë (PVE) dhe prodhuesit privatë të energjisë (PPE) rezulton se ky parametër (9,3 lekë/kWh) nuk ka ndryshuar që nga viti 2012, pra nuk është reflektuar në këtë tarifë çmimi i importit. Furnizuesi Publik me Shumicë (FPSH) ka një çmim të fiksuar të shitjes prej 2,2 lekë për kilovatorë, i cili lidhet edhe me sasinë e planifikuar të energjisë së blerë. Edhe pse në vitet që përmendëm, sasia e energjisë së prodhuar nga HEC, por edhe çmimi i importit të energjisë elektrike ka ndryshuar, asnjë institucion nuk ka ndërhyrë për të korrigjuar çmimin e blerjes së energjisë elektrike nga KESH sha. Efekti agregat i kësaj marrëdhënieje “tregtare” KESH sha-HEC private ka rezultuar me një humbje neto të KESH sha prej rreth 11 miliardë lekë. E thënë më qartë, nëse nga kjo skemë tarifash në sistemin energjitik buxheti i shtetit ka pësuar një dëm prej 200 milionë Eurosh, 10 milardë lek prej tyre janë vetëm për KESH sha.

Gjithashtu KESH sha, është detyruar nga Qeveria “Berisha” që për periudhën tetor-dhjetor 2012 të blejë mbi 600 mijë megavatorë energji elektrike me vlerë rreth 37 milionë lekë për mbulimin e humbjeve në sistemin e shpërndarjes (pra për llogari të ish-CEZ Shpërndarje), kosto e paplanifikuar, e cila është përsëritur, po me VKM të qeverisë së kaluar, edhe për periudhën janar-shkurt 2013, në sasinë prej 170 mijë kilovatorë, e barabartë me 9,3 milionë lekë. Këto të dhëna, të shoqëruara me mossaktësinë në planifikimin e prodhimit të energjisë elektrike në vitet 2010-2013 nga HEC me koncension si dhe azhornimi jo i saktë i sasisë së energjisë që parashikohet për t’u blerë nga HEC me koncension edhe për vitin 2014 kanë rënduar gjendjen ekonomike-financiare të KESH sha, me një humbje që rezulton jo më pak se 100 milionë euro (!).

Efektet negative të privatizimit ende rëndojnë korporatën

Hidrocentralet Ulëz, Shkopet, Bistrica 1 dhe 2 u shkëputën nga KESH sha në 1 Shtator 2011, si shoqëri më vete nën pronësinë e shtetit. Nëse për periudhën 4- mujore Shtator – Dhjetor 2011 këto HEC- e shitën energji elektrike tek KESH sha/FPSH me tarifë të rregulluar prej 0.63 lekë/kWh (tarifa e gjenerimit të KESH), në vijim tarifat e blerjes ka ndryshuar. Gjatë vitit 2012 dhe 5-mujorit të parë të vitit 2013 KESH sha ka blerë energjinë elektrike prej këtyre HEC-ve me një tarifë mesatare të ponderuar prej rreth 2.4 lekë/kWh. Vetëm nga këto shifra mund të shihet se çfarë humbjesh i janë shkaktuar KESH nga privatizimet, ndërsa mund të bënte agregim të energjisë me kosto të lirë.

Gjithashtu në vitin 2012, konsumatorët e mëdhenj, të lidhur në tensionin e lartë (TL) u shkëputën nga tregu i rregulluar dhe dolën në treg të hapur. Ky ndryshim në treg do të krijonte një fleksibilitet për veprimtarinë e KESH, pasi u ul detyrimi i tij për të dhënë energji FPP për furnizimin e klientëve tariforë dhe energjia e prodhuar nga HEC-et e mësipërme (e grumbulluar nga KESH) mund të tregtohej nga KESH me çmime tregu, duke gjeneruar më shumë të ardhura të arkëtueshme (kujtojmë se të ardhurat e gjeneruara nga shitja e energjisë ish CEZ Shpërndarje (dhe sot OSHEE) nuk arkëtohen 100% nga ana e KESH).
Mirëpo kjo situatë nuk zgjati, sepse këto HEC-e u privatizuan dhe sot operojnë në treg të lirë.

KESH dhe kërkesa për energji

Duke u kthyer tek KESH dhe detyrimi i tij për përmbushjen e kërkesës për energji të klientëve tariforë, në kushtet kur prodhimi vendas nuk e mbulon kërkesën për energji në vend, duket me KESH sha është e detyruar ta blejë këtë energji të munguar tashmë në treg me çmime mesatarisht 55 EUR/MWh (7,5 lekë/kWh) .
Prodhimi i energjisë (mesatare shumëvjecare) nga këto HEC-e është 340 GWh në vit (340 milionë kWh). Nëse kjo energji do të ishte brenda portofolit të prodhuesit publik, do të krijonte mundësinë për të bërë optimizim energjetik dhe financiar, ose nëpërmjet uljes së kostove për sigurimin e energjisë nga importi, ose nëpërmjet shitjes së energjisë në treg të lirë (aktualisht të ardhura të munguara për KESH sha). Efekti negativ i llogaritur (qoftë si e ardhur e munguar, apo dhe si kosto operative e tepërt për KESH) llogaritet rreth 1,7 miliardë lekë/vit (12 milionë EUR /vit). Ekspertët bëjnë këtë llogaritje: (340 milionë kWh x (7.5-2.4) pra nga çmimi i importit zbritet tarifa e miratuar nga ERE për këto HEC-e (në kohën kur ishin pronë shtetërore), e cila përfaqëson kostot e operimit OPEX të këtyre HEC-ve.
Vihet re lehtësisht se fatura financiare do të vijojë të rëndohet nëse nuk rishikohen tarifat në tërë veprimtarinë ekonomiko-financiare të KESH sha. Por nga ana tjetër, për të qënë afër të vërtetës, duhet pranuar se çdo ristrukturim i këtyre tarifave (i munguar në tërë këto vite që kaluan) nuk do të thotë aspak kosto shtesë për konsumatorët, pra nuk do të thotë në fund të fundit rritje e çmimit të energjisë elektrike për të gjithë ata që konsumojnë këtë mall.

ERE dhe urgjenca e ristrukturimit të çmimeve

Ajo që mbetet të bëhet me urgjencë, pavarësisht detyrimit ligjor që kanë kompanitë e energjisë që prodhojnë, transmetojnë, importojnë e shesin energjinë elektrike për të propozuar tarifat e reja të energjisë elektrike për vitin 2015, është që ERE të shikojë me urgjencë ristrukturimin e tarifave mes operatorëve të mësipërm, për të eleminuar atë efekt agregat në tërë këtë marrëdhënie tregtare, që vetëm për KESH sha sjell afro 11 miliardë lekë të humbura neto. Sipas burimeve nga ERE, mësohet se “tarifa aktuale e shitjes me shumice te KESH prej 2.2 Lek/kwh parashikonte realizimin e shpenzimeve operative dhe investimeve të planifikuara për veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike sidhe per blerjen e energjinë se prodhuar nga prodhuesit e vegjël konçesionarë dhe prodhuesit e pavarur.

Sasia e energjisë për t’u prodhuar nga këta prodhues ka qenë llogaritur në 778 GWh për të tre vitet e periudhës rregullatore (2012-2014). Mirëpo sasia reale e energjisë së prodhuar nga këta prodhues, dhe që përfaqëson detyrim për blerje nga KESH/FPSH, pritet të jetë 1,569 GWh pa përfshirë prodhimin e ASHTA Energy, i cili pritet të arrijë sasinë prej 415 GWh, prodhim që nuk është parashikuar në tarifën 2.2 Lek/kWh për të tre vitet e periudhës rregullatore (2012-2014).

Ky detyrim i KESH/FPSH për blerjen e sasisë së energjisë të prodhuar përtej planifikimit dhe të pareflektuar në tarifat e miratuara prej ERE për periudhën 2012 – 2014, i ka shtuar KESH-it/FPSH kosto shtesë prej rreth 11 miliardë lekë. Kjo kosto shtesë, si dhe blerja e energjisë nga importi (ne zbatim te nje VKM) për llogari të OSHEE për mbulimin e humbjeve në shpërndarje (rreth 8.5 miliardë lekë) është financuar me OD të marra nga bankat e nivelit të dytë, përdorimi i të cilëve ka prodhuar detyrime shtesë për interesa prej rreth 2.6 miliardë lekë.

*Drejtor Ekzekutiv
Instituti për Studimin dhe Aplikimin e Energjisë (ISAE)

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi