Makroekonomia

Makroekonomia është pjesë e shkencës ekonomike, që studjon fenomenet ekonomike globale, agregimin e sjelljeve individuale, në nivel kombëtar ose ndërkombëtar, ose të një sektori të ekonomisë. Ajo kërkon të shpjegoj marrëdhëniet midis treguesve të ndryshëm makroekonomik, të tillë si, e ardhura kombëtare bruto, balanca e pagesave, rritja, investimet, konsumi, norma e papunësisë, inflacioni, etj. Makroekonomia është zhvilluar duke u nisur nga konceptet e elaboruara nga John Maynard Keynes (1883-1946) në “Teoria e përgjithshme e punësimit, e interesit dhe e monedhës”. Duke u mbështetur mbi një modelim kompleks dhe shumë të elaboruar, makroekonomia në ditët e sotme është shumë e përdorur prej shteteve, institucionet ndërkombëtare dhe organizmat private, për të parashikuar evoluimet e variableve të ndryshme në funksion të transformimeve të mjedisit ekonomiko-politik. Në të kundërtën, mikroekonomia përqëndrohet mbi faktorët që ndikojnë vendimet e agjentëve eknomik në nivel individual (bizneset, familjet).

Makroekonomia është qasja teorike që studjon ekonominë nëpërmjet raporteve që ekzistojnë midis agregatëve të mëdhenj ekonomik, si e ardhura, investimet, konsumi, norma e papunësisë, inflacioni. si e tillë ajo përbën mjetin kryesor të analizës të politikave ekonomike të shteteve ose të organizatave ndërkombëtare. Makroekonomia është parasëgjithash një paraqitje e hierarkizuar e ekonomisë, e artikuluar midis agjentëve përmes flukseve. Duke konsideruar njëherësh raportet midis agregateve të mëdhenj të ekonomisë, makroekonomia kërkon të spjegoj këto raporte dhe të parashikojë evolucionet e tyre përkundrejt ndryshimeve të kushteve, si në rastin e një choc-u (për shëmbull, rritja e çmimit të naftës) ose të zbatimit të një politike të re ekonomike. Në kundërshtim me mikroekonominë, që favorizon arësyetimet  në një ekuilibër të pjeshëm, makroekonomia vendoset gjithmonë në një perspektivë të ekuilibrit të përgjithshëm.

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan