Evazioni fiskal

Kuptimi i shprehjes evazion fiskal, sipas shkencës së financave, lidhet me të gjitha ato veprime që kanë për qëllim të zvogëlojnë ose të eliminojnë kontributin fiskal në arkën e shtetit prej qytetarëve ose subjekteve, duke shkelur dispozita dhe norma fiskale specifike. Evazioni fiskal eshte mospagim i detyrimeve tatimore që rrjedhin nga ligji. Evazioni fiskal ka një efekt shkatërues ndaj politikës fiskale të qeverisë duke i shkaktuar Shtetit një humbje jo të vogël nga të ardhurat fiskale të tij. Në total evasioni fiskal në nivel botëror kap një shifër midis 21000 dhe 32000 miliardë dollarë, e barabartë kjo me PBB e ShBA, Japonisë dhe Gjermanisë të marra së bashku.

Evazioni fiskal është i mundshëm përmes disa veprimeve që kryhen në situata shumë të ndryshme:

– në kryerjen e operacioneve të shitjes ose të shërbimeve pa lëshuar faturën e rregullt për veprimin e kryer ndaj qytetarit/konsumatorit (e ashtuquajtura shitje në “të zezë”);

– hartimi i deklarimeve fallso të të ardhurave me pasojë deklarimin fiskal të mangët ose të gabuar që sjell derdhjen e munguar të detyrimeve reale;

– kryerja e një aktiviteti ekonomik jashtë çdo rregulle: për shëmbull, “pas pune në të zezë” nga nëpunësit (publik ose privat);

– megjithëse në raporte të rregulla pune, marrja e një pjesë të shpërblimit në formë të padokumentuar, për pasojë të pataksueshme, përmes parave në dorë (forma tipike e integracionit ose rikompensimit të përdorur në ndërmarrjet e mikro apo të vogla);

– pasi t’i nënshtrohet marrëveshjes midis punëdhënësit dhe punëmarrësit, ndryshimi I natyrës së zërave që shoqërojnë dëftesën e pagës, për shëmbull, duke dhënë transferta fallso (që nuk janë të taksueshme) me qëllim që të eliminojnë zërat ë taksueshëm (për shëmbull, pagesat suplementare);

– marrëveshje të fshehta me klientin e ndërmarjes ose punëtorin autonom për të zvogëluar ose evituar krejtësisht paraqitjen e faturave ose ndryshimin e natyrës së zërave;

– xhirimi i dokumenteve fiskale subjekteve që nuk janë reale në mënyrë që këto të kontabilizohen në kosto ( në mënyrë për të zvogëluar në mënyrë fiktive shumën e taksueshme);

– mospagimi i taksave ose detyrimeve për përfitimin e shërbimeve ose moskryerja e kërkesave të detyrueshme, për shëmbull mos pagesa e taksës së TV, të taksave lokale të shërbimeve, etj.

Për të dhënë një masë kuantitative mbi përmasat e fenomenit të evazionit fiskal, si në nivel individual ashtu dhe në nivel kolektiv, përveçse dhënies së shumës totale të fondeve evasive mund të përkufizohet dhe të llogaritet indeksi I evazionit të përcaktuar si raporti midis fondeve evazive dhe totalit të fondeve që Shteti duhet të marri nga taksat dhe tatimet. Indeks tjetër, indeksi makroekonomik është raporti midis fondeve totale evazive dhe PBB.

Ekziston edhe një variant shumë më i rëndë I evasionit, mashtrimi fiskal, që kryhet me mekanizma të sofistikuar që krijojnë një aparencë të rregulltë, nën të cilën mbahet I fshehtë evazioni, duke e bërë kështu më të vështirë punën e kontrollit të administrimit financiar. Instrument tipik I mashtrimit fiskal është futja në kontabilitet të faturave fallso të blerjeve për të zvogëluar shumën e taksueshme. Të ardhurat e evazionit e të mashtrimeve fiskale futen në të ashtuquajturën “ekonomi nën ujë”.

Evazioni fiskal dënohet me sanksione në para dhe mbi një kufi të caktuar të uljes së shumës së taksueshme, edhe penalisht. Mashtrimi fiskal dënohet shumë më ashpër nga evazioni i thjeshtë, kjo në mvartësi të shkallës së demit ekonomik dhe të rrezikshmërisë.

Një rast të veçantë të evazionit fiskal përbëjnë parajsat fiskale.  ( Shih: Lufta kundra parajsave fiskale: A është e humbur që pa filluar?) Parajsë fiskale zakonisht quhet një Shtet që garanton një taksë të ulët ose edhe zero mbi depozitat bankare. Arsyet e një zgjedhje të tillë janë të ndryshme: tërhiqen kapitale të shumta nga vendet e huaja, duke i dhënë në shkëmbim një taksim mjaft të ulët. Por nuk është vetëm kjo arësyeja pse në këto vende vendosen selitë e shoqërive të ndryshme, të quajtura shoqëri offshore. Duhet theksuar edhe statusi i veçantë tepër rigoroz për ruajtjen e sekretit bankar. Nga pikpamja e kontribuentit, parajsat fiskale përbëjnë një rifuxhio për të fshehur taksimin mbi të ardhurat, e thënë ndryshe një teknikë e shmangies fiskale.

Repository


Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
English

Thënie për Shtetin

  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi
  • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
    - Harry S. Truman
  • Paul Valery
    - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
  • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
    - Harold MacMillan