Kapitalizmi dhe shteti i mirëqenies

Nga Forcim Kola, botuar në Shqiptarja.com, 2 nëntor 2014

143257Nëse do të rilindnit edhe njëherë, diku në botë, si një person me aftësi, talent dhe nivel mesatar të ardhurash, ju me siguri që do të dëshironit të ishit një “Viking”. Vendet Nordike qëndrojnë në majë të çdo klasifikimi, nga konkurrueshmëria ekonomike deri tek çështjet sociale apo indeksi që mat nivelin e lumturisë. Këto vende kanë shmangur si “sklerozën” ekonomike të Europes Jugore, ashtu edhe pabarazinë ekstreme Amerikane (polarizimin social). Kështu do e fillonte “The economist” një analizë rreth supermodelit ekonomik që po aplikojnë vendet skandinave, duke ju bërë apel politikanëve të majtë dhe të djathtë të Europës të mësojnë nga vendet Nordike.
Sikurse dihet, nga eksperienca e vendeve më të zhvilluara në botë, sistemet politike dhe ekonomike janë në thelb të ndërlidhura ndërmjet tyre. Në një shoqëri kapitaliste, tregjet politike influencojnë tregjet ekonomike, dhe nga ana tjetër, tregjet ekonomike ndikojnë ndjeshëm tregjet politike. Produktet e gjeneruara nga tregjet politike përcaktojnë drejtpërdrejt ligjet që qeverisin apo drejtojnë tregjet ekonomike të një vendi, dhe kështu në mënyrë indirekte ndikojnë në rezultatet e pritshme tëtyre.
Çdo sistem politik mund të përballet me njëkonkurrencë mes atyre që ushtrojnë pushtetin e tyre në tregjet politike dhe atyre që bëjnë këtë gjë në tregjet ekonomike. Fuqia relative e aktorëve do të ndikojë duke anuar nga korniza e tregut; direkt nga fuqizimi i aktorëve politikë dhe tërthorazi nga aktorë të fuqishëm ekonomik që ndikojnë të mëparëshmit.
DikurKarl Marks mendonte se tregjet liberale do të dominoheshin nga kapitalistët (d.m.th., aktorë të fuqishëm ekonomik) dhe kjo do të çonte gjithashtu në dominimin e sistemit politik.Ka pasur një vërtetësi për këtë gjë në kohën që ai shkroi, gjë e cila me siguri që mund të ndodhë ende sot, por kjo nuk është një rezultati nevojshëm siç edhe supozohet.
Tendenca e sotme e kapitalizmit për të prodhuar rritje gjithnjë e më të madhe të pabarazisë (siç u cilësua më lart pabarazia ekstreme Amerikane, ose polarizimi social) dhe eventualisht me kalimin e kohës një oligarki është gjithnjë e pranishme, por kjo është një tendencë, e cila mund të mbahet nën kontroll, sigurisht nëse këto kontrolle janë vazhdimisht subjekt i prirjes për të sfiduar të ashtuquajturën oligarki.
Kur vjen puna për të mbajtur nën kontroll këtë tendencë drejt pabarazisë ekonomike gjithnjë në rritje, duke ruajtur gjithashtu një sistem legjitim politik, patjetër që demokracia ka avantazhet e veta, duke qenë se bazohet në qeverisjen e popullit nga populli.
Megjithatë, edhe legjislaturat e zgjedhura në mënyrë demokratike janë të papërsosura, për shembull, një shumicë prej 51% mund të jetë e mjaftueshme për t’i imponuar vullnetin e saj pakicës, pa shumë kompromis. Për më tepër, legjislaturat, megjithëse demokratike nga natyra, ende mund të jenë të ndjeshme ndaj ndikimeve të interesave private materialiste (si në rastin e SHBA, si historikisht, ashtu edhe sot), një legjislaturë që është e dominuar nga shqetësimet për interesat financiare të ligjvënësve mund të pritet që të nxjerrë ligje për interesa të veçanta dhe jo për interesat e popullit në përgjithësi.
Ashtu sikurse predikonte Abraham Lincoln duke nënkuptuar në Gettysburg, një qeveri nga populli nuk ka garanci se është një qeveri për popullin. Për kornizat e tregut të një shoqërie kapitaliste, për të balancuar sa më mirë kostot dhe përfitimet sociale, tregjet legjislative duhet të arrijnë rezultate që janë njëkohësisht nga njerëzit dhe për njerëzit. Kështu kemi të bëjmë me një lidhje vendimtare midis sistemeve ekonomike dhe politike, apo midis kapitalizmit dhe demokracisë. Udhëheqësit politikë që punojnë nëpër institucione politike të legjislativit janë përgjegjës për formimin e institucionevet ë kapitalizmit, të tilla që tregjet të funksionojnë për popullin dhe vetëm për popullin.
Është qeveria dhe institucionet e saj, dhe jo aktorët ekonomik privatë, që krijojnë, dhe në fund të fundit zbatojnë ligjet dhe rregulloret që janë udhëzues të prodhimit dhe tregtisë. Duke qenë se të drejtat e pronësisë janë konstrukte shoqërore dhe jo dhurata të natyrës, këto të drejta duhet të marrin në konsideratë kostot dhe përfitimet sociale, nëse ata themelohen përmes një procesi politik që është gjerësisht përfaqësues i vetë shoqërisë, p.sh., një demokraci me një klasë të mesme të fortë, gjë e cila do të ishte ideale për Shqipërinë.

Kapitalizmi përgjithësisht ka tri mekanizma të mëdha koordinuese. Dy prej tyre varen nga manovrime të njeriut, ndërsa dora e padukshme e mekanizmit të përcaktimit të çmimit funksionon vetë automatikisht. Një prej duarve të dukshme i takon qeverisë, e cila udhëzon sistemin, qoftë shprehimisht apo jo. Dora tjetër e dukshme i takon menaxhimit të bizneseve, dhe veçanërisht kompanive të mëdha. Ndryshe nga qeveria, dora e dukshme e menaxhimit të kompanive mund të koordinojë rrjedhën e produkteve dhe transaksioneve financiare mbi një bazë të gjerë nevojash.
Si një “dorë e dukshme”, qeveria ka dy mënyra për të ndërhyrë në një ekonomi, direkte dhe indirekte. Mënyra indirekte e ndërhyrjes ka të bëjë me mirëmbajtjen dhe operimin e kornizave institucionale që menaxhojnë të gjitha tregjet. Kjo është thelbësore dhe jo opsionale për funksionimin e një sistemi kapitalist. Roli i drejtpërdrejtë është më shumë opsional, për shembull në zotërimin, menaxhimin dhe kontrollin e ndërmarrjeve publike.
Qeveria gjithashtu ka dy role mjaft të ndryshme për të luajtur në një ekonomi kapitaliste: (a) si një administrator dhe, (b) si një novator. Administrata shtetërore merr pjesën më të madhe të përgjegjësisë për rolin administrativ, ndërsa liderët politik duhet të marrin përsipër përgjegjësinë jo vetëm për zgjedhjen e personelit kyç administrativ, duke bërë funksionale administratën, por edhe për njohjen e nevojave për risi sipërmarrëse në institucione, dhe për arritjen e këtyre të fundit në kohën e duhur.
Nëse veprimtaria individuale fokusohet në shtimin e asaj që është e mirë për shoqërinë, atëherë funksionet rregullatore dhe funksionet e tjera institucionale të qeverisë (që ajo ndërmerr në rolin e saj si sipërmarrëse), duhet të garantojnë një kornizë të drejtë tregu, si dhe sigurimin e të drejtave të pronësisësë aktorëve ekonomikë. Ndërsa konkretisht,vështirë se gjendet një formë “e drejtë” e qeverisjes, në shoqëritë demokratike, të paktën, është e arsyeshme të përcaktohet termi qeverisje “e drejtë” si masa në të cilën tregjet ekonomike konsiderojnë kostot dhe përfitimet sociale. Arritja e kësaj varet në masë të madhe nga ajo sesa mirë tregjet politike të sistemit të qeverisjes reflektojnë interesat shoqërore.
Forcat e tregut, të vetme nuk mund të arrijnë këto qëllime. Një prej parimeve të kapitalizmit është se tregjet kanë tendencë të jenë të vetë-korrigjueshme; Oferta e tepërt çon në një rënie të çmimit dhe në një reduktim të furnizimit. Megjithatë, kornizat e tregut nuk janë të vetë-korrigjueshme. Kornizat e tregut nuk kanë asnjë mënyrë për të korrigjuar mos-perfeksionimine tyre, siç është p.sh, për-çmimi i ndotjes. Vetëm ndërhyrja e shtetit mund të sigurojë masat e nevojshme korrigjuese për të parandaluar kapitalistët ose grupet e tjera të organizuara nga abuzimi i përbashkët për avantazhin e tyre, dhe kështu të promovojnë interesin publik.
Kapitalizmi varet nga qeveria, për të ndërhyrë në mënyrë aktive me kalimin e kohës, duke menaxhuar dhe modernizuar periodikisht kornizate tregut, ndërkohë që mjedisi evoluon çdo ditë e më shumë, duke përfshirë prioritetet shoqërore, ndërkohë që të ardhurat e individëve rriten. Modernizimi i duhur i strukturave të tregut, duke përfshirë taksat, tatimet, dhe politikat e tjera të nevojshme për të shmangur pabarazitë e panevojshme të pasurisë dhe fuqisë, kërkon dorën e dukshme të qeverisë për të bërë zgjedhje të përshtatshme të politikave dhe një mobilizim të fuqisë për miratimin dhe administrimin e tyre.
Një shoqëri pa qeverisje efektive ka pak ose aspak shanse për të ecur prej barbarizmit të keq-ndarjes së pasurisë drejt një demokracie funksionale me bazë tregun e lirë, dhe ka të ngjarë të mbetet në recension dhe të përkeqësohet akoma më shumë. Një shoqëri e tillë kërkon dorën e dukshme të shtetit për të ndërhyrë për modernizimin e kuadrit të tregut në kohën e duhur, si dhe në të njëjtën kohë për administrimin dhe zbatimin e të drejtave dhe përgjegjësive ekzistuese, si një plotësues të dorës së padukshme të mekanizmit të përcaktimit të çmimeve, në koordinim me prodhimin, shpërndarjen, dhe tregtinë e produkteve dhe shërbimeve brenda ekonomisë së saj.
Në afat të gjatë, nuk mund të ketë zhvillim të kapitalizmit efektiv pa ndërhyrjen efikase të qeverisë për modernizimin e kornizave të saj të tregut në kohën e duhur dhe sipas një mënyre të përshtatshme. Zhvillimi i kapitalizmit efektiv mund të sigurohet më mirë nga një qeveri, e cila është për popullin, dhe e cila nga ana tjetër konsolidon institucione politike që të jenë funksionale për të arritur këtë qëllim.
Përgjegjësitë e plota të qeverisë nuk janë të njohura në mënyrë adekuate në pamjen e mirë-krijuar, neoklasike të kapitalizmit. Kjo pikëpamje ka qenë e prirur të përqëndrohet në paradigmën tregtare dhe atë të tregjeve të produkteve të kapitalizmit.
Kapitalizmi më shumë se sa tregje, kërkon kompani dhe aktorë ekonomikë individualë. Ai kërkon strukturë, siguri, dhe përshtatshmëri, që vetëm qeveria, në formën e vendimeve njerëzore, mund t’i sigurojë në vazhdimësi dhe në mënyrëtë përgjegjshme në kushtet kur me kalimin e kohës, rrethanat dhe faktorët e mjedisit ndryshojnë vazhdimisht.
Kështu, qeveria mund të zhvillojë kapitalizmin duke e ndërthurur atë edhe me parimet themelore të shtetit të mirëqenies sociale, edhe me anë të elementëve të tjerë të rëndësishëm, siç janë transparenca dhe teknologjia, të cilët vendet Nordike i aplikojnë në mënyrë perfekte. Ata matin performancën e të gjitha shkollave dhe spitaleve. Qeveritë janë të detyruara të operojnë në “dritë të diellit”, me një transparencë të plotë. Qeveria e Suedisë i ofron akses në dokumentacionin zyrtar çdo qytetari. Në disa prej këtyre vendeve, taksat mund të paguhen me një SMS, etj.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi