Parlamenti Evropian miraton Komisionin e ri Evropian

Sipas DW, 22 tetor 2014

Presidentit të ri të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker i është dashur një kohë e gjatë deri në krijimin e ekipit të ri të Komisionit. Por cilat janë sfidat e presidentit dhe të komisionerëve të rinj europianë?

komJuckerTani duhet punë në ekip”, është shprehur Jean Claude-Juncker në prezantimin e Komisionit të ri Europian në mesin e shtatorit. Struktura e re e konceptuar nga Juncker dhe këshilltari i tij më i afërt, gjermani Martin Selmayr, është e komplikuar. Shtatë zëvendëspresidentë, që nën kontrollin e shefit Junkcer, do të duhet të vëzhgojnë punën e 20 eurokomisionerëve dhe 35.000 nëpunësve europianë. Sipas temave të caktuara këta zëvendëspresidentë punojnë së bashku.
E reja është se zëvendëspresidentët mund të bllokojnë projektligjet e inicuara nga eurokomisionerët. Presidenti i ri Jean Claude Juncker shpreson që kjo të sjellë më shumë struktrë dhe më pak burokraci. Reduktimi i saj dhe shkurtimet brenda Komisionit do të jenë tema qendrore të mandatit të tij. “Të mëdhenjë tek temat e mëdha, të vegjlit me temat e vogla”. Kjo është deviza e re e Junckerit.

Komisarë të dorës së parë dhe të dytë
“Manfred Weber, kreu i fraksionit të kristiandemokratëvë ne Parlamentin Europian, kërkon “një reforme të komisionit, e cila iu futet punëve, që na presin me ambicie”, këtë kërkesë Juncker do t’ia plotësojë kolegut të partisë së tij. “Me një komision të ri kemi shansin e jashtëzakonshëm, por edhe përgjegjësinë për të startuar si duhet dhe për të punuar. Ne duhet t’u dalim ballë sfidave gjeopolitkke dhe të vëmë në kontroll problemet ekonomike. Duhet të ngremë një Europë të bashkuar dhe të krijojmë vende pune për qytetarët tanë”, këto janë planet e Junckerit.
I vetmi eurokomisioner, që nuk mund të vendosë i vetëm për shumë çështje, është Pierre Moscovici, i cili është përgjegjës për buxhetet kombëtare të vendeve anëtare. Ish ministri francez i Financave duhet të koordinojë punën gjithmonë me shefin e tij, zëvendëspresidentin finlandez, Jyrki Katainen. Këtë e parashikon rregullorja e komisionit të ri të Junckerit. Për këtë “izolim” të Moscovicit duket se kanë pro eurodeputetët gjermanë, nga frika e Berlinit, mos Moskovoci nuk është shumë i rreptë në politikën fiskale.
Presidenti i Komisioni Europian, gati për dy dekada kryeministër i Luksemburgut, pranoi se nuk e kishte pasur të lehtë të krijonte ekipin e tij. “Nuk kam qenë mjeshtri i vendimeve të mia. Si kryeministër i kam zgjedhur ministrat vetë nga partia ime. Si president i Komisionit Europian më duhet të merrja në konsideratë dëshira, pritshmëri, shpesh edhe ëndërrime, apo kompensime gjeopolitike dhe ekuilibra politikë, si edhe dimensione të tjera.”

Kritika dhe kërkesa për komisonin e ri
Vetmë një kandidate nga Sllovenia nuk e kaloi provën para Parlamentit Europian e duhej të ndërrohej. Kryetarja e franksionit të partisë e “E Majta” në Parlament Gaby Zimmer kritikon faktin që Juncker u ka dhënë komisionerëve detyra, që nuk përputhen me kompetencat e tyre dhe zhvillimin e jetës së punës. Jean-Claude Juncker pranoi se nuk e kishte pasur të lehtë të krijonte ekipin.
Komisioni i ri do të merret së pari me një premtim elektoral të Junckerit. Ai synon të ngrejë një paketë investimesh preh 300 miliardë eurosh për të çuar përpara rritjen ekonomike në Europë. Nga Franca dhe Italia Juncker merr për këtë duartrokitje, ndërkohë që konservatorët janë skeptikë, se nga do të merren këto para.
Nga paraardhësi tij, Barroso, Juncker trashëgon shumë probleme e kriza. Marrëdhënia me Rusinë, lufta civile në Ukrainë, marrëveshja e tregtisë së lirë me SHBA, objektivat e reja të mbrojtjes së klimës. Por një gjë Jean-Claude Junkcer e ka bërë që tani të qartë: Në pesë vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjerim të BE-së.

    Repository


    Dokumente të politikave publike dhe reformave të shtetit
    English

    Thënie për Shtetin

    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi
    • Detyra e shteteve të mëdha është të shërbejnë dhe jo të dominojnë botën.
      - Harry S. Truman
    • Paul Valery
      - Nëse Shteti është i fortë, ai na shtyp. Nëse ai është i dobët, na zhduk.
    • Kur je jashtë vendit, je burrë shteti; kur je në atdhe, je vetëm një politikan.
      - Harold MacMillan