“Dumpingu Social dhe procesi i integrimit europian”

Working Paper, ETUI, 2014

Screen Shot 2014-10-11 at 09.06.46Ky punim bazohet në hyrjen e librit “Dumpingu Social dhe zgjerimi i tregut në Evropë”, redaktuar nga Magdalena Bernaciak. Ai paraqet gjithashtu disa nga përfundimet e këtij libri, i cili është realizuar ne kuadrin e projektit hulumtues ETUI: “Dumpingu social në BE të zgjeruar: konceptet, sfidat dhe opsionet e politikave”. Magdalena Bernaciak është një studiuese në Institutin Evropian të Sindikatave (ETUI) në Bruksel. Kontakt: mbernaciak@etui.org

Studimi shtjellon fenomenin e dumpingut social në kontekstin e proceseve të integrimit evropian. Duke u bazuar në analizat e fundit në teorinë ekonomike, sociologjinë ekonomike, dhe në degën e ekonomisë politike institucionale, dokumenti përcakton dumpingun social si një praktikë të zbatuar nga individët, të vetëm ose të organizuar, që ndjekin interesat e tyre të ngushta, me pasojë dëmtimin ose anashkalimin e rregullave sociale egzistuese me qëllim fitimin e një avantazhi krahasimor.

Ky studim argumenton që praktikimi i dumpingut social në tregun e punës inkurajohet nga politikat e liberalizimit dhe të de-rregullimit. Për ta ilustruar këtë tezë janë përdorur dy projekte madhore të integrimit evropian: krijimi i Tregut të Brendshëm; dhe zgjerimi i Bashkimit Evropian në lindje dhe drejt Ballkanit.  Këto dy fenomene e kanë bërë fenomenin e dumpingut social më të rëndësishëm duke u vënë në dispozicion të interesuarve mundësi strategjike për të kontestuar normat sociale egzistuese.

Klikoni këtu për të shkarkuar këtë studim interesant

Social dumping and the EU integration process

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi