Vizita e Papës: Vlerësim i lartë i bashkëjetesës fetare në Shqipëri

Sipas DW, 21 shtator 2014

ByCmCN5IUAA_BssMe një avion ku ishte vendosur flamuri kombëtar i Shqipërisë, Papa Francesku ka mbërritur sot në orët e para të paraditës në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës ”Nënë Tereza”. Ati i Shenjtë është pritur atje nga Kryeministri Edi Rama, i cili ka shkruar në rrjetet sociale për momentin e takimit me Atin e Shenjtë: “Çfarë emocioni flamuri shqiptar mbi avionin e Papës dhe zbritja e Atit të Shenjtë mbi tokën e shqiptarëve. Mirënjohje”. Kryemimistri Rama i ka dhuruar Atit të shenjtë në aeroport një kupë me dheun e tokës së shqiptarëve, ku shkruhet : “Shenjtërisë së Tij, Papës Françesku, me lutjen e zjarrtë që duke bekuar këtë grusht dhè nga trualli që shkeli në këtë ditë, të shtrijë mirësinë e Zotit mbi të gjithë vendin e shqiptarëve”. Mijëra e mijëra qytetarë e kanë përshëndetur Atin e Shenjtë në rrugën e tij nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” drejt Tiranës.

Pas pritjes ceremoniale në sheshin para Presidencës, Ati i Shenjtë ka vijuar vizitën e tij apostolike me një takim me Presidentin , autoritetet e Tiranës dhe trupin diplomatik. “Jam shumë i gëzuar që gjendem mes jush, në tokën e fisme të Shqipërisë, tokë heronjsh , që kanë flijuar jetën për pavarësinë e vendit, tokë martirësh, të cilët e kane dëshmuar fenë në kohët e vështira të përndjekjes”.

Askush te mos e përdorë fenë si pretekst për veprime në kundërshtim me të drejtën e jetës

Ati i Shenjtë ka përgëzuar Shqipërinë për “bashkëjetesën paqësore dhe bashkëpunimin mes anëtarëve të feve të ndryshme” duke e cilësuar këtë “karakteristkë fatlume të Shqipërisë”

Papa përshëndetet nga mijëra vetë 21.9.2014

Papa përshëndetet nga mijëra vetë

“Klima e respektit dhe besimit të ndërsjelltë ndërmjet katolikëve, ortodoksëve, myslimanëve është një pasuri e çmueshme për vendin dhe fiton rëndësi të veçantë në kohën tonë, në të cilën grupet ekstremiste e shtrembërojnë kuptimin e vërtetë fetar dhe i përçudnojnë e instrumentalizojnë dallimet mes besimeve të ndryshme fetare, duke i kthyer në faktorë të rrezikshëm përplasjeje dhe dhune dhe jo në mundësi për dialog të hapur dhe të respektshëm, për përsiatje të përbashkët rreth domethënies që ka besimi në Hyjun dhe zbatimi i ligjit të tij”.

Ne fjalën e tij Papa ka theksuar se “askush të mos e përdorë fenë si pretekst për veprime që bien në kundërshtim me dinjitetin e njeriut, me të drejtat e tij themelore në radhë të parë me të drejtën e jetës dhe të lirisë fetare të të gjithëve”.

Nga Presidenca Ati i Shenjtë, me automjetin e tij ka përshkuar Bulevardin e Dëshmorëve dhe ka përshëndetur rreth 120 mijë besimtarë dhe qytetarë nga gjithë Shqipëria, që kanë mbushur bulevardin dhe e kanë pritur me duartrokitje të zjarrta. Automjeti i Atit të Shenjtë është tërësisht i zbuluar dhe pa xhama të blinduar. Vizita e Papës vazhdon me zhvillimin e Meshës së Shenjtë në Sheshin “Nënë Tereza”.

Rreth 300 mijë vetë pritën të dielën ( 21 shtator 2014) në Bulevardin e Dëshmorëve në Tiranë, Papa Franceskun dhe ndoqën Meshën e Shenjtë, në sheshin “Nënë Tereza. Për disa orë ky shesh u bë i krahasueshëm me sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për nga numri i njerëzve, entuziazmi dhe duartrokitjet e zjarrta. Katolikë dhe ortodoksë, myslimanë dhe bektashi nga Tirana dhe gjithë Shqipëria, vendet fqinjë, por edhe nga Austria dhe Zvicra e shndërruan këtë shesh në një dëshmi elokuente të bashkejesës paqësore mes feve në Shqipëri, e çmuar lart dhe e promovuar nga Ati i Shenjtë Papa, gjatë vizitës së tij apostolike në Tiranë si “ shembull frymëzimi” per shumë vende të botës.

Jemi myslimanë, duam bekimin e Papës

Mes flamujve të Vatikanit, me të cilët pjesëmarrësit përshëndetën Papa Franceskun, syri të zinte edhe pllakatin, ku shkruhej “Respektoj Biblën dhe Kuranin se jam shqiptar”, thënie që përmbledh thelbin e tolerances dhe bashkejetesës paqësore mes besimeve fetare në Shqipëri. Në fjalën e mbajtur ne takimin me autoritetet e larta të Tiranës Ati i Shenjtë e lavdëroi bashkëjetesën paqësore fetare në Shqipëri si një ”karakteristikë fatlume” dhe “pasuri të çmueshme për vendin dhe kohën tonë”. Ati i Shenjtë e vlerësoi realitetin e marrëdhënieve mes besimeve fetare në Shqipëri si një provë, që “bashkejetesa paqësore dhe e frytshme mes komuniteteve dhe besimtarëve të feve të ndryshme nuk është vetëm e dëshirueshme, por edhe e mundshme dhe realiste.”

Papst Franziskus in Albanien 21.9.2014

Një grup djemsh dhe vajzash të reja, me flamujt e Vatikanit në dorë thanë për DW se janë anëtarë të organizatës së Rinisë në Komunitetin Mysliman të Tiranës. “Jemi këtu, se duam ta shohim, ta prekim dhe të marrim bekimin e Papës. Duam të lutemi edhe ne për punë të mbara”, thanë ata për DW.

Në konferencën e shtypit të zëdhënësit te Vatikanit At Frederico Lombardi, ai bëri me dije se për Papa Franceskun vizita në Tiranë është “një bekim për të gjithë shqiptarët”.

Të vrasësh në emër të Zotit – sakrilegj i rëndë

Papa Francesku nuk përmendi me emër militantët e Shtetit Islamik, që në territoret e mëdha të Sirisë dhe Irakut, të pushtuara prej tyre, persekutojnë grupe të ndryshme fetare. Por ai la të kuptohet qartë se e kishte fjalën për ata, kur kritikoi rëndë dhe denoncoi ashpër nga Tirana “grupet ekstremiste, që kanë shtrembëruar shpirtin fetar autentik dhe dallimet fetare” dhe që në emër të fesë “ushtrojnë akte dhune, që pengojnë harmoninë mes njerëzve me besime të ndryshme fetare”.

“Askush të mos mendojë se mund të përdorë Zotin si mburojë, kur kryen akte dhune dhe shtypjeje. Askush të mos e përdorë fenë si pretekst, kur kryen veprime në kundërshtim me te drejtat themelore të njeriut, në rradhë të parë me të drejtën e jetës dhe lirisë fetare të të gjithëve”, tha Ati i Shenjtë në fjalën para autotiteteve të larta të Tiranës dhe trupit diplomatik..

Duke vijuar denoncimin pa ekuivok ndaj kësaj dukurie të rrezikshme të kohës sonë Papa Francesku tha në takimin me krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri se “të vrasësh në emër të Zotit është një sakrilegj i rëndë. Të diskriminosh në emër të Zotit është çnjerëzore”. Ai la të kuptohet rrezikshmërinë e shfaqjeve diskriminuese në emër të fesë kur u tha krerëve të komuniteteve fetare në Shqipëri se “të gjitha format, që paraqesin një përdorim të shtrembëruar të fesë duhen refuzuar me forcë si false”

Kujtesë e gjallë për martirët e besimit fetar.

Në meshën me besimtarët katolikë në Katedralen e Shën Palit, Ati i Shenjtë u mallëngjue shumë dhe nuk e mbajti dot lotin, kur dëgjoi dëshminë e priftit të moshuar Ernest Simoni (Troshani). Në moshën 84 vjeçare ai përshkroi para Papa Franceskut martirizimin e tij 30 vjeçar nga regjimi komunist: arrestimin në vitin 1963, burgimin, dënimin me vdekje, mbijetesën, punën e detyruar në miniera, vetëm sepse ishte prift dhe si i tillë armik i shtetit. “Pas shembjes së regjimit komunist dhe lejimit të fesë shërbej si prift në 110 duke larguar urrejtjen dhe djallin nga zemrat e njerëzve” tha at Ernest Simoni Troshani. Kjo dëshmi e rrallë nga një prift, që përjetoi persekutimin në Shqipërinë komuniste, të shpallur ne ate kohë“vendi i vetëm ateist në botë”e emocionoi shumë Atin e Shenjtë. Ai i rezervoi priftit te mbijetuat katolik nje përqafim të ngrohtë, të gjatë, mbështeti ballin e vet mbi ballin e tij dhe nuk i mbajti dot lotët. “Preka sot, këtu, martirët”, tha Papa Francesku.

Sinjal që shkon përtej Shqipërisë

Burime nga Kisha Katolike në Tiranë thanë sot për DW se me t’ u kthyer mbrëmë në Rome Ati i Shenjtë ka deklaruar se filloi me Shqipërinë udhëtimet e tij në Europë për të dhënë një mesazh”.

“Mesazhi shkon përtej Shqipërisë, që ka filluar një rrugë bashkëpunimi mes besimeve fetare dhe kulturave të ndryshme, që shkon përtej kufinjve të saj pikërisht në vendet e tjera, që kanë të njëjtat rrënjë. Edhe pse në Shqipëri shumica janë myslimanë, Shqipëria nuk është një vend mysliman, por një vend europian për nga kultura e tij,”

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi