Kuvendi miraton reformën territoriale me 88 vota pro

Kuvend, 31 korrik 2014

Pas mbi 6 orë debatesh, Kuvendi miratoi me 88 vota pro, 1 votë kundër dhe 1 abstenim ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të Republikës së Shqipërisë, që përfshin 61 njësi vendore. Deputeti i PBDNJ-së Vangjel Dule votoi kundër projektit ndërsa abstenoi deputeti i LSI-së Vangjel Tavo. Prezent në sallë 90 deputetë, mungoi PD.

Një debat maratonë përfshiu seancën e sotme në Parlament që ishte dhe e fundit për këtë sesion parlamentar. Reforma Territoriale solli fjalime të zjarrta mbi krahinat në vend ku në fokus ishte Himara dhe kundërshtitë që kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ka mbi bashkimin e kësaj bashkie me Vranishtin. Përkundër Dules flet kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi që dhe pse në koalicion me PD ka thyer bojkotin që opozita i bën punimeve në Kuvend. Pasi dorëzoi dy amendamentet e PDIU për Reformë, Idrizi garantoi 5 votat pro Reformës Territoriale që ka hartuar qeveria. Por Dule thekson se Himara do zgjidhet me referendum, kurse kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me studimin e Eqrem Cabej në vitin 1936 qe vlerësonte se Himara dhe banorët e atjeshëm janë kryekëput shqiptarë. Rama në fjalën e tij theksoi se respekton minoritetet dhe se kjo ndarje e re territoriale nuk cënon askënd nga minoritetet qofshin dhe ata greke ne Himarë.

Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita nuk është e pranishme në seancë. Deputetet e maxhorancës shprehën keqardhje për mungesën e opozitës në seancën e fundit. I vetmi nga radhët e PD, Nard Ndoka thyen bojkotin, hyn ne parlament dhe në fjalimin e tij kërkon që të mos votohet drafti i përgatitur nga qeveria për reformën territoriale.

Partia Bashkimi i të Drejtave të Njeriut e drejtuar nga Vangjel Dule, pjesë e koalicionit qeverisës, është shprehur kundër ndarjes së re administrative të Shqipërisë, pasi sipas tyre cënon të drejtat e minoritetit grek në vendin tonë. Pavarësisht disa përplasjeve brenda Partisë Socialiste, maxhoranca konfirmojë sot shumicën e cilësuar në Kuvend.

Kreu i qeverise, Edi Rama e ka quajtur reformen themelore te Rilindjes. Reformë historike, kjo është fjala e duhur për të caktuar peshën e ndikimit që kjo do të ketë në rrjedhën e historisë së zhvillimit të Shqipërisë si e tërë, reformë themelore e projektit tonë të rilindjes, e imponuar nga 1 milionë shqiptarë që na dhanë mundësinë e madhe që me konsensusin kushtetues të garantojmë transformimin e shumëpritur e të munguar për vite të tëra. Kjo reformë e demokratizon më tej qeverisjen vendore, krijon energji të mëdha transformuese për ekonominë vendore, kushtin e munguar të zhvillimit të integruar urban e sociale, godet tribalizimin e politikës vendore”- tha Rama, gjate fjales se tij ne Kuvend.

Fjala e plotë e Kryeministrit Edi Rama

Ndarja e Re Administrative Territoriale, miratuar nga Kuvendi

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi