INSTAT: Ekonomia në 3-mujorin e parë të 2014 u rrit me 1,65 %

INSTAT, 7 korrik 2014

Ekonomia në tremujorin e parë të vitit 2014 vlerësohet me rritje prej 1,65 % kundrejt tremujorit të parë të vitit 2013. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave, INSTAT, ndikim në këtë rritje kanë dhënë degët e ekonomisë si industri, posta dhe komunikacioni, tregti hotele dhe restorante.
Aktiviteti bujqësor në tremujorin e parë të vitit 2014 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë pati rritje prej 3,06 %. Grupi i industrive u rrit me 8,24 % në tremujorin e parë të vitit 2014 krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2013, e ndikuar kryesishtë nga industria nxjerrëse, e cila pati një rritje me 41,62 % dhe industria përpunuese e cila pati një rënie me 9,87 %.
Aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e parë të vitit 2014 pati rënie prej 5,3 % krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2013.
Grupi i degëve tregti, hotele dhe restorante pati një rritje prej 2,66 % në tremujorin e parë të vitit 2014 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë. Në këtë grup, tregtia pati një rritje prej 5,52 % ndërsa hotele dhe restorante patën rënie me rreth 14,64 %.
Aktiviteti i transportit në tremujorin e parë të vitit 2014 u ul me 24,98 % krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë.
Grupi posta dhe komunikacioni u shfaq me një rritje prej 3,64 % në tremujorin e parë të vitit 2014 përkundrejt tremujorit të parë të vitit 2013. Grupimi shërbimet të tjera në tremujorin e parë të vitit 2014 pati rritje me 1,97 % kundrejt tremujorit të parë të vitit 2013. Në këtë grup, administrata publike, arsimi, shëndetësia ndikuan pozitivisht dhe aktivitetet e tjera të shërbimit kolektiv, social, kulturor etj. Ndërsa rënia ndikohet nga ecuria negative e sektori financiar, sektorit të pasurive të patundshme, rentës dhe aktiviteteve ndihmëse të biznesit ( aktivitete ligjore, të arkitekturës, inxhinierike si dhe konsulenca financiare, komerciale etj ) Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës të vitit 2013, treguesi i Vlerës së Shtuar Bruto vlerësohet me një rritje prej 0,16 %.

Aktiviteti bujqësor në tremujorin e parë të vitit 2014 krahasuar me tremujorin paraardhës u ul me 0,36 %. Grupi i industrive pësoi rënie me 7,7 % në tremujorin e parë të vitit 2014 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2013.

Aktiviteti i ndërtimit në tremujorin e parë të vitit 2014 shënoi rënie me 4,52 % krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2013.

Grupimi tregti, hotele dhe restorante pati një rënie prej 0,09 % në tremujorin e parë të vitit 2014 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2013.

Aktiviteti i transportit në tremujorin e parë të vitit 2014 u rrit me 0,9 % krahasuar me tremujorin paraardhës.

Dega posta dhe komunikacioni u shfaq me një rritje prej 0,36 % në tremujorin e parë të vitit 2014 në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2013

Thënie për Shtetin

  • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
    - Georges Pompidou
  • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
    - Otto von Bismarck
  • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
    - Jean Cocteau
  • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
    - Alcide de Gasperi
  • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
    - Montesquieu
  • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
    - Cardinal de Richelieu
  • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
    - Aristotele
  • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
    - Woodrow Wilson
  • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
    - Charles Maurras
  • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
    - Ruggiero Bonghi