Plani Kombëtar për integrimin, Rama: Sfida jonë, kalimi në një fazë të re të institucioneve

Konferenca ndërkombëtare për përafrimin e legjislacionit shqiptar më atë të Bashkimit Evropian

Kreu i qeverise Edi Rama ka perseritur sot se Evropa ka nevojë për Ballkanin dhe Shqipërinë po aq sa ka nevojë Ballkani dhe Shqiperia për BE-ne.

Duke folur ne konferencen per perafrimin e legjislacionit me BE-ne, Rama theksoi se kjo nuk do të thotë marrja përkthimi dhe adoptim i ligjeve të BE por zbatimi i tyre.

“Për qeverinë e shkuar procesi i integrimit ishte ligj shkrimi për ne është ligj zbatimi. Nëse ata ndërtojnë një Shqipëri evropiane në letër por një Shqipëri ndryshe për ata që jetojnë jashtë dyerve të kuvendit. Kur e kemi përcaktuar integrimin evropian si provces ribashkimi me Evropën kemi pasur parasysh.
Ne jemi të orientuar nga rezultatet që ky proces sjell për qytetarët në rrugën e integrimit evropian dhe jo nga sasia e ligjeve që duhet të prodhojmë për të qenë në rregull. Pa qenë pjese be sot kodi doganor ka marrë rrugën e kuvendit pavarësisht se nuk na e ka kërkuar kush. E bëjmë se e shikojmë këtë aspekt që ka të bëjë me regjimin doganor si një aspekt të modernizimit të vendit. Është një kod shumë demokratik dhe i jep sipërmarrjes një epërsi shumë të madhe në raport me administratën”- tha Rama.

Sipas Rames, procesi i përafrimit të jetë procesi i një transformimi kulturor. “S’ka dyshim se qëndrueshmëria në zbatim lidhet me vetë qëndrueshmërinë e institucioneve të shtetit. Arsyeja pse kombet dështojnë apo vonohen është e lidhur me sa kanë apo nuk kanë institucione. Sa institucionet janë në gjendje të përballojnë sfidën e bashkëjetesës. Në këtë kuptim sfida jonë është kalimi në një fazës të re të jetës së institucioneve dhe ndryshimi i rolit të institucioneve në funksion të qëndrueshmërisë së shtetit.”- u shpreh Rama.
Para tij foli edhe kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili konfirmoi rolin jetik të Kuvendit në procesin e përafrimit të legjislacioneve.
“Kuvendi ka angazhuar struktura të posacme për përafrimin e legjislacionit. Roli i Kuvendit në këtë proces është shumë i rëndësishëm dhe ky institucion ka forcuar kapacitetet e tij për t’u përballur me sfidat e integrimit”, deklaroi Meta.
Kryetari i LSI-së përfitoi nga rasti për të ftuar opozitën që të bashkëpunojë për të përshpejtuar rrugëtimin evropian.Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka bere me dije sot se Qeveria shqiptare ka përfunduar draftin e parë për hartimin e Planit Kombëtar për Integrimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Plani Kombëtar për integrim është afatgjatë. Kjo pjesë e planit, 2014-2016, do të përditësohet çdo vit. Ky plan nuk është dokument statik, por dinamik, dhe do evoluoje. Nga viti 2014 do nisim rishikimin e planit. Është një proces shumë faqesh, si mbrojta e konsumatorit, mbrojtja e sistemin bankar.”- tha Gjosha. 

Sipas saj krijimi i këtij drafti është vetëm fillimi i procesit, pasi ka hapa të tjerë që do të pasojnë. “Përafrimi i legjislacionit të brendshem luan rol për negociatat për statusin dhe BE-në. Bëhet fjalë për qindra akte normative dhe vendime të gjykatave.”- tha ministrja

 Ndërsa ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirian Celibashi u shpreh se, përafrimi i legjislacionit tonë me atë të BE-së është më tepër një çështje e vullnetit politik.

“Qeveria synon të përmirësojë sistemin e ligjvënies përmes transparencës. Gjithashtu duhet të ekzistojë një bashkëpunim i ngushtë mes qeverisë dhe Parlamentit”, tha Celibashi.
Në të njëjtën linjë u shpreh edhe ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i cili vlerësoi si të rëndësishëm përfundimin e reformës territoriale dhe të asaj në drejtësi.
“Duhet të hapim një fazë të re për sundimin e ligjit. Lufta kundër korrupsioni është një nga pikat më të rëndësishme në rrugëtimin evropian”, deklaroi Naço.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi