Pensionet e pleqërisë 2013

Pensioni i pleqërisë në Republikën e Shqipërisë është një e ardhur e përfitueshme nga ata persona që kanë plotësuar periudhën e sigurimit dhe janë përkatësisht në moshën 65 vjeç për burrat dhe 60 vjeç për gratë. Gjatë vitit 2013 kanë përfituar pensione pleqërie 160 980 meshkuj dhe 150 402 femra. Pra gjithsej 311 382 përfitues.

Në periudhën 1998-2013 numri i përfituesve të pensioneve të pleqërisë ka ardhur duke u rritur gradualisht, përveç viteve 2005-2006 ku ka pësuar një rënie prej 7 869 personash. Gjithsej në këto pesëmbëdhjetë vite numri i përfituesve të këtyre pensioneve është rritur me 21% ose thënë ndryshe me 53 607 persona.

Gjatë viteve 1998-2013 janë meshkujt ata që janë më të shumtë në numër sa i takon përfitimit të pensionit të pleqërisë. Megjithatë në vitet e fundit vërehet një zvogëlim i këtij hendeku, kjo ndoshta dhe për shkak të rritjes numrit të femrave në poste të rëndësishme pune. Hendeku më i madh meshkuj/femra përfituese paraqitet në vitin 2002 në të cilin numri i meshkujve është rritur ndjeshëm duke shënuar dhe numrin më të lartë të përfituesve meshkuj në gjithë harkun kohor në shqyrtim. E kundërta ka ndodhur me femrat, ato janë ulur ndjeshëm në numër. Kujtojmë që në këtë vit ka ndodhur një ulje graduale e moshës së daljes në pension.

    Thënie për Shtetin

    • Një burrë shteti është një politikan që e vë vehten në shërbim të kombit. Një politikan është një burrë shteti që vë kombin e tij në shërbim të tij.
      - Georges Pompidou
    • Në politikë duhet të ndjekësh gjithmonë rrugën e drejtë, sepse je i sigurt që nuk takon kurrë asnjëri
      - Otto von Bismarck
    • Politika e vërtetë është si dashuria e vërtetë. Ajo fshihet.
      - Jean Cocteau
    • Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, një shtetar mendon për gjeneratën e ardhshme
      - Alcide de Gasperi
    • Europa është një Shtet i përbërë prej shumë provincash
      - Montesquieu
    • Duhet të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak për të berë mirë qeverisjen e Shtetit
      - Cardinal de Richelieu
    • Një shtet qeveriset më mirë nga një njëri i shkëlqyer se sa nga një ligj i shkëlqyer.
      - Aristotele
    • Historia e lirisë, është historia e kufijve të pushtetit të Shtetit
      - Woodrow Wilson
    • Shteti. cilido që të jetë, është funksionari i shoqërisë.
      - Charles Maurras
    • Një burrë shteti i talentuar duhet të ketë dy cilësi të nevojshme: kujdesin dhe pakujdesinë.
      - Ruggiero Bonghi